U largua nga kjo jetë, Ali Lajçi, njëri ndër figurat më markante të kombit

1
Ali Lajçi - Skënder Mulliqi

Skënder MULLIQI

Me tronditi dhe më dërmoje thellë në shpirt lajmi së nga kjo botë ka ikur papritmas, e pa na thënë lamumirën e fundit, miku im i shtrejte dhe atdhetari i madh, Ali Lajçi. Janë këto momentet dhe përjetimet më të vështira për mua, famlijën tënde dhe për të gjithë ata që në zemer e kan Atdheun dhe Kombin. Në këto momente, i katandisur nga pikëllimi dhe dhëmbja e madhe, e kam shumë vështirë të thëm qfardo lloj fjalësh, sepse Ti ishe njeri i një formati shumë të madh, të veçantë dhe më vlera shumë dimensionale, të cilat vlera moti kanë dëpertuar anëkënd trojeve etnike.

Vëlla i dashur, në ishim miq dhe shokë pa hak as hile. Me thirrje në telefon pa rreshtur kur vishe në Pejë. Takoheshim si zakonisht në hotel Dukagjin, siq me thojshe, takohemi në Duke. Ike e na le mbrapa kujtimet dhe mallin kurrë të pashuar për Ty ikona e kombit. Kurrë nuk i harrojë kujtimet e ecejakeve tona të përbashkëta. Nuk i harrojë kurrë fjalët tua të brumosura më atdhedashuri, siq nuk harrohet vepra jote sublime për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nga Serbia.

ALI, ishe Ti që më shokët e tu të idealit lëkunde seriozisht themelet e Jugoslavisë më demostratët e vitit 1981. U burgose për shumë vite, më burg të rëndë në kazamatet serbe, por gjithmonë qendrove vertikalisht për kauzën e madhe kombëtare. Jeta është e shkurtër, por Ti kë siguruar miku im përjetësinë. Me beso mik, së zbrazëtira që kë lënë është shumë e madhe. Nuk i harrojë kurrë takimet tona, sidomos këto të fundit, ku së bashku kaluam çaste të bukura në Rugovën Kreshnike, si vendlindje e jote.

Vizituam shtëpinë tënde për të cilën kishe plane, që ajo të jetë muze. U ndalëm në shumë vende duke biseduar, e temë e pashmangshme ishte Kosova dhe fati i shqiptarëve në Ballkan. Gjithmonë ishe optimist së i tillë edhe ke lindur, dhe ke punuar gjithë jetën. Ndarja nga jeta nuk është fjala jote e fundit, se kë lënë pas gjurmë që do të kujtohen brez pas brezi. Sot, u ndalë së rrahuri zemra e madhe e Ali Lajçit… këtij patrioti dhe shqiptari të flakët, që deri në ditët e fundit të jetës së tij,ia kushtoi çështjës shqiptare. Zemra Jote heshti, për të lënë dhimbje të madhe të unë, tek të gjithë të afërmitë, tek shoqëria dhe tek shqiptarët që gëzove respekt të madh.

Ngushllime te sinqerta familjes, shokeve, meqve dhe mbare shqiptareve!

Lavdi jetes dhe vepres tende!

1 KOMENT

  1. Më dhembje të thellë në shpirt, mësova lajmin për ndarjen fizike nga populli, të Ali Lajçit, të cilit i fali ditët më të mira të jetës.
    Bashkë me ngushëllimin për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, urojë nga zemra – Qoftë i përhershëm kujtimi për këtë birë besnik të popullit që e lindi!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.