REAGIMI I SBASHKUT, MOS E VET SE KALLËZON VETË

0
ASHAK - watermark

Gani I. Mehmeti

Pas reagimit të SBASHK-ut ndaj Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Kosovës (ASHAK), që doli me një reagim në lidhje me gjendjen në arsimin e Kosovës.

Sa i përket SBASHK-ut në mbajtjen e graves vitin e kaluar, gjatë gjithë muajit shtator 2022, nuk kam fare vërejtje, sepse kur është fjala për të drejtat e punëtorëve, sindikata e ka për detyrë të interesohet e të angazhohet, madje edhe në mirëqenien ekonomike, sociale e shëndetësore.

Mirëpo, kur SBASHK-u, bashkë me Këshillin e Prindërve të nxënësve, ndërhynin edhe në orarin dhe organizimine mësimit të nxënësve, kanë rënë ndesh me të drejtat dhe detyrat e SBASHK dhe shkonte në dëm të nxënësve në nxënien e mësimit gjatë vitit shkollor.

Për të vërtetuar këtë, ne po japim këtu më poshtë të drejtat dhe detyrat, marrë nga Statuti i SBASHK-ut:
“- Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë SBASHK), është organizatë e pavarur nga shteti dhe partitë politike, demokratike, jo-fitimprurëse, që përfaqëson interesat e të punësuarve në institucionet publike dhe private të arsimit, shkencës dhe kulturës me anëtarësim vullnetar. Përkrahë dhe mbron interesat e tyre ekonomike dhe statusin social, të drejtat e punëtorëve dhe anëtarëve të SBASHK-ut, shpreh qëndrimet e veta lidhur me ngjarjet karakteristike sociale në vendin tonë dhe në botë”.

Në asnjë nen nuk ceket për arsimimin dhe ndërhyrjen në orarin e nxënësve, sepse me këtë do të merret vetë Ministria e Arsimit, Drejtritë Komunale dhe vetë shkollat, të çfarëdo niveli e lloji qofshin. Dhe, me ndërhyrjen e SBASHK-ut dhe të prindërve vitin e kaluar në orarin e mbajtjes së mësimit për të plotësuar mësimin e orëve të humbura gjatë grevës, ishte një ndërhyrje e padrejtë, për çka, me apo pa të drejtë, dyshohet se kjo sindikatë ishte e politizuar.

Ky politizim del edhe sot, pikërisht me reagimin e kryetarit të SBASHK-ut ndaj Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Kosovës (ASHAK), që doli me një reagim në lidhje me gjendjen në arsimin e Kosovës më 15 dhjetor 2023.

Këtu i shtoihet politizimi kur merret me emrin e kryeministrit Albin Kurti, pse vetë Rrahman Jashari është një kundërshtar i kryeministrit, prandaj e sulmon secilin që kërkon depolitizim të sindikatës, siç është në rastin konkret ASHAK-u.

Dhe, vetë reagimi i kryetarit të SBASHK-ut në këtë mënyrë kptohet me atë thënien: Mos e vet se kallëzon vetë!

Është për keqardhje, kur në këtë valle pati hyrë edhe Këshilli i Prindërve të nxënësve, dhe po reagonte keq në orarin e përpiluar nga për plotësimin e orëve të humbura nga greva njëmuajshe.

Dhe, deri sa u japin vetes të drejtën e ndërhyrjes në orarin mësimor të nxënësve, përse nuk reaguan në rezultatin e shpallur nga PISA për nxënësit nga Kosova, që të ndërmarrin masa në përmirësimin e mësimit?

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.