Mos i vritni Nënat!

2
Liridona Ademaj

Mos i vritni Nënat!

Poezi për Liridona Ademaj

Zot i madh e i bekuar,
nëse Ti je dashuri,
kjo dhimbje e njerëzimit,
a mund të ketë kufi?

A mund të vritet Nëna,
˗ pyesin zemrat tona?
Siç bënë me dy të shtëna,
për motrën Liridona.

Të dashur vëllezër e motra,
le të dihet në tokën mbarë,
se kush guxon të vrasë Nënat,
ai s’është burrë shqiptar.

Si mundet, pra, njeriu,
me gjithë këtë begati,
të vrasë pa mëshirë i ziu
edhe gjakun e tij?

Kur Zoti krijoi rruzullin,
bashkë me Diell e Hënë,
aq shumë e lartësoi gruan,
saqë e bëri Nënë.

Mos i prekni Nënat,
se të shenjta ato janë!
Mos i vritni zemrat,
që botën në dorë e kanë!

Liridona, bijë e dashur,
për këtë botë plot ligësi.
Lutu ti, lart nga Parajsa,
që të ketë më shumë mirësi!

Shpirti yt n’paqe pushoftë,
ty të duam shumë Liridona.
Prindërit Zoti t’i ngushëlloftë,
rrofsh gjithmonë në zemrat tona!

Nikolin Sh. Lëmezhi
Shkodër, më 03.12.2023

2 KOMENTE

  1. Lridona kur lindi prinderit ja dashtën lirin dhe Liridon e emruan. Vjersha shumë prekse, respekt për poetin se më shumë emocione dhimbje e kishte shkruar poezin.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.