PRESIDENTËT KLINTON, BUSH, OBAMA… E PËRFUNDUAN MANDATIN, E UDHËHQËSIT SHTETËRORË SHQIPTARË ENDE NË PUSHTET

0
Politikanët shqiptarë

Në vend të lajmit

Sovrani i votës së lirë, në Kosovë, në hapësirën etnike në RVM-së dhe në Shqipëri e ka kuptuar mirë se udhëheqja shqiptare në institucionet e shtetit, tash e tridhjetë vjet nuk po e lëshon pushtetin!

Presidentët në Amerikë: Klinton, Bush, Obama e përfunduan mandatin kushtetues, ndërsa udhëheqja shtetërore shqiptare ende në pushtet dhe,të njejtit i shohim përditë në karrigën e ngrohtë të pushtetit dhe në krye të partisë politike!

Kështu flet sovrani i votës së lirë shqiptare…!

Do të ishte në të mirë të frymës demokratike, të ligjeve kushtetuese dhe të shtetit ligjor do të thosha, që, përmes ndryshimeve kushtetuese të bëhet rregull si modeli i shtetit mik të Amerikës, mandatët shtetërore shqiptare të zgjasin jo më shumë se dy mandate dhe, pushtetet të marrin rrafshe të reja udhëheqëse në të dyja shtetet tona.

Edhe politika është mall që hargjohet, thonë në kronikat e kohës njohësit ndërkombëtar të fushës së politikës.

Për fund vlen të përkrahet mendimi i sovranit, jo pa fund në udhën e politikës dhe për pushtetin shqiptar…!

Çikago, 31 mars të motit 2023


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.