217 VJETORI I LUFTËS SË BEOGRADIT NGA SERBËT KUNDËR DEMË AHMETIT E GËRXHALINJVE

0
Vesel Jaha - Demë Ahmeti

Gani I. Mehmeti

Marrë nga libri “Demë Ahmeti” i prof. Vesel Jahës, Prishtinë, 2023, 255 faqe.

Prof. Vesel Jaha e trajton ndryshe ngjarjen e DEMË AHMETIT në Reçicë të Mavriqit, nga ajo si e njohim ne deri tani. Nuk i dimë shkaqet se përse është dhënë ndryshe, ndërsa ka ndodhur ndryshe. Për ngjarjen tragjike të familjes së Demë Ahmetit sipas variantit të dëgjur deri tani, nuk kemi nevojë të flasim, mbasi ajo është e njohur.

Unë vetë kam bërë dy libra për MAVRIQIN e LLAPIT, sipas asaj që e kemi njohur më përpara tragjedinë e familjes së Demë Ahmetit. Mbasi kisha botuar Librin e parë, Veseli më pati shpjeguar për krejt çka ai kishte hulumtuar nëpër arkiva e tekste të ndryshme të botuara rreth kësaj tragjedie, ndryshe nga siç e njhnim ne.

Thënë të drejtën, disi, edhe pse prof. Veseli fliste shkoqur për këto hulumtime të tij, isha i dymendjes se do të mund t’i besohej se ishte ashtu. Mirëpo, tani, pas daljes në dritë të librit dhe pas leximit të tij, sikur kam mund t’i besohet, nga që ai përmend në literaturë të tij një mori autorësh e veprash të tyre.

Si libër, ka të vetmën vërejtje, pse nuk na ka dhënë fusnotat për citimet që i përmend në vepër. Ai ka cekur vetëm autorët, librat e tyre dhe ndonjë dokument arkivor, por që mungojnë në libër.

Për librin në përgjithësi, ndoshta do të shkruajmë ndonjë herë tjetër, ndërsa për sot, ne do të parqesim vetëm njërin nga titujt e librit, ku bëhet fjalë për luftën për pushtimin e kalasë së Beogradit, që po mbrohej nga Demë Ahmeti me ushtrinë e tij.

Siç do të shihet, Perandoria  Osmane, që heret ishte kundër Demë Ahmetit, i cili ishte sunduesi i Beogradit, sepse Dema nuk po i shkonte përshtati Sulltanit. Ndërkaq, serbët po paraqiteshin si “PAQËSORË” e “lojalë” të Portës së Lartë dhe nuk “donin” të ndërhynin ndërmjet Rusisë e Portës së lartë e as ndërmjet Austrisë, Rusisë e Portës së Lartë, ani që, edhe Austria e edhe Rusia përpiqeshin t’i përfitonin serbët secili në anën e tyre.

Serbët kohë të gjatë kishin vendosur për ndërmarrjen e sulmit dhe kishin bërë të gjitha përgatitjet. Tani, me rastin e festës së Bajramit të madh, kishin vendosur të ndërmarrin sulmin, mbasi të gjitha kushtet i kishin, nisur edhe me tradhtinë e shqipatrit Kondo Bimbashit, i cili me njësitin e vet kishte ikur dhe iu ishte bashkangjitur serbëve. Ky dinte edhe planet e pikat më të dobëta të kalasë, portat ku ishte më lehtë të depërtonte dhe fjalët se si të përgjigjej që roja t’i hapte dyert.

Shihet qartë se që nga atëherë, serbëve u janë bërë lëshime vazhdimisht në pushtimin e trojeve shqiptare nga fuqitë e mëdha, ashtu sikur sot, që ende vazhdon e njëjta këngë nga Bashkimi Europian, në dëm të shqiptarëve.

Mirëpo, këtu do të bëjmë fjalë vetëm për versionin e prof. Vesel Jahaës.

Por, nuk do të bëhej një sulm i tillë e aq me sukses, sikur të mos gjendje tradhtari që e bënë për vete serbët KONDO BIMBASHI, për të cilin do të njiheni hollësisht në shkrimin vijues.

Aëllimi  i Portës së Lartë ishte të eleminonte nga skena politike e ushtarake Demë Ahmetin, që ishte Gërxhali bashkl me Ali Gushanin që po sundonte Vidinin. Këta po quheshin edhe revoluionarë, në atë kuptimin e keq aso kohe!

Do të thërrisja, sidomos, historianët të lexojnë librin për të dhënë mendimet e tyre.

ARRITJA E TË DELEGUARTI TË SULLTANIT NË SMEDEREVË,

Marrë prej librit nga faqe 212 deri në faqe 216, që në realitet përshkruhet në mënyrë të detajuar lufta e Beogradit kundër shqiptarëve nga ana e serbëve në natën mes 12 e 13 dhjetorit 1806, pikërisht sonte 218 vite më parë.

Ditën e Bajrtamit jipet edhe në versionin e Reçicës në Mavriq, por më 28 qershor 1811. Kjo, le të mbetet të vërtetohet nga njohës të historisë.

Vesel Jaha: ARRITJA E TË DELEGUARIT TË SULLTANIT NË SMEDEREVË

Pas marrëveshjes së armëpushimit në mes të Portës dhe Kara Xhorxhit, Perandorinë Osmane e kaploi një krizë e thellë sepse në këtë kohë jeniçerët u ngritën kundër reformave të Sulltan Selimit. Kurse trupat ruse depërtuan në Vllashk dhe Moldavi, Porta e frikësuar nga ngatërresat nderkombëtare vendosi që ta gjente një modalitet pajtimi me serbët. Në bazë të kërkesave të tyre që nga viti 1805 –1806, kurse Rusisë i shpalli luftë ndërkohë serbët donte t’i përvetësonte.

Në bazë të koncesioneve që ju bënte atyre, filloi bisedimet me Petër Iqken, i cili ishte i dërguar nga kryengritësit serbë i cili i kishte filluar bisedimet me turqit me Portën sipas kërkesave të kuvendit të tyre i cili ishte mbajtur me 24 janar 1806. Me ndryshim nga herat tjera, kësaj radhe Porta ju kishte bërë lëshime të mëdha me qëllim që t’i largojë nga Rusia. Menjëherë pas marrëveshjes që patën serbët në Llomq, Kara Xhorxhi shkoi në Smederevë për ta pritur delegacionin për të cilin e kishin lajmëruar se do të arrijë.

Së bashku me këtë delegacion të cilin e kishte dërguar Porta, së shpejti në Smederevë mbërrijti Peter Iqku i cili kishte kontribuar shumë për arritjen e paqes në Llom. Ky e kishte informuar Kara Xhorxhin për gjendjen e re të krijuar në mes të serbëve dhe Perandorisë Turke dhe ju kishte treguar serbëve se Porta kishte dërguar fermanin Ibrahim Pashën në Nish. Në atë ferman, Porta ja kishte falur të gjitha gabimet dhe krejt atë se çka kishin vepruar serbët për tri vitet e kaluara si dhe që është e gatshme që atyre t’u jap autonominë, nëse ata shprehin besnikëri ndaj Portës.

Poashtu deklaruan se do të pranojë instuticionin e knezit kryesor dhe praninë që serbët së bashku me ushtrinë turke t’i ruanin instituiconet dhe qytetet e Perandorisë dhe të paguajnë një taksë vjetore prej 722500 grosh. Porta e caktoi të deleguarin e vet Hasan Agën i cili do të arrinte së shpejti në Smederevë për t’i rregulluar këto çështje me serbët. Ai së shpejti do të arrinte me një delegacion prej 150 personash. Ky delegacion në Smederevë, i cili i filloi bisedimet me kuvendin serb dhe Kara Xhorxhin, ua përsëriti atë çka kishte informuar Pjetër Iqku. Kurse fermanin nga Sulltani për të cilin e kishte informuar edhe Pjetër Iqku, do të arrinte diçka më vonë, kurse Hasan Aga me delegacionin e tij do të shkonte në Beograd për bisedime me Demë Ahmetin dhe Ali Gushanin që këta ta lëshonin Beogradin.

Kur këta arritën në Beograd, u ndalën në periferi të Beogradit dhe e dërguan një delegacion që të shkonte Dema. Këtij delegacioni ja kishin dhënë kopjen e fermanit e jo origjinalen sepse për të shkruar vet kishin frikë se do ta pësonin sikur Beqir Pasha. Kur Dema e mori fermanin e lexoi se çka shkruante në të, atëherë ky ja ktheu përgjigjen Hasan Agës duke i thënë se Beogradi sërish është i tij dhe nuk do t’ia jipte askujt deri në ushtarin e fundit. Pasi që Hasan Aga bëri përpjekje për ta bindur Demën për ta lëshuar Beogradin, mirëpo nuk arriti. Pastaj u kthye në Smederevë ku e informoi Kara Xhorxhin dhe kuvendin se bisedimet nuk patën sukses.

Në të njëjtën kohë, rusët bënin presion te kryengritësit serbë se bisedimet më të mira kishin me qenë sikur ata ta pushtonin Beogradin dhe ta merrnin në duart e veta. Pas urdhërave serbe, ata i filluan ngacmimet me gjuajtje artilerike gjatë së cilës ushtria shqiptare vazhdimisht i kthente sulmet. Gjendja në këtë kohë në Beograd ishte kështu: Demë Ahmeti kishte 3000 ushtarë me vete në Beograd dhe e mbante tërë qytetin në duart e veta. Kurse popullata ishte e tëra e konfesionit musliman; në të kishte pak serbë, cincarë, jahudi, romë etj.

Qyteti ishte i rrethuar me mure të larta dhe hendeqe në mes, kurse kalatë ishin të ndara në kala të epërt dhe të poshtme. Rreth mureve ishin të ndërtuara pozicionet për këmbësorë dhe altilerinë në hyrje të qytetit ishin 5 palë dyer dhe ato një palë të jashtme për të hyrë në qytet si dhe të brendshmet për të hyrë në kala edhe këto duke filluar nga Danubi e Smedereva, Vidini, Stambolli, Çarshia dhe  Sava Kapia (Porta). Sipas disa shënimeve, përveç shqiptarëve ishte edhe një njësi speciale nga Stambolli e cila ishte e specializuar për hedhjen e bombave. Gjatë përgatitjes që bënin serbët rrethana më lehtësuese për ta ishte se në radhët e shqiptarëve, serbët kishin arritur që ta përvetësonin një shqiptar (ortodoks) i cili iku me krejt njësitin e vet dhe kaloi në anën e serbëve.

Ky ishte Konda Bimbashi (kolonel me gradë). Konda ishte shqiptar nga Epiri, edhe pse në biografi kur shkruhet për të ka mendime të ndryshme se ai ka qenë nga Pollomi rrethi i Prokuples. Ai e njihte territorin si dhe i dinte shumë mirë pikat e dobëta, e kështu ai e mori rolin prijës për të sulmuar Beogradin. Gjatë përpjekjeve të serbëve për të përvetësuar Kondën, supozohet se ndikimin më të madh te ai e kishte bindja fetare,  sepse ai ishte i besimit ortodoks sepse serbët i kishin ofruar lloj-lloj shërbimesh dhe ishin munduar që ta bindnin se fitorja është në anën e serbëve; kjo nga fakti se e kanë Perandorinë Ruse si dhe ndikimin e Austrisë.

Gjatë këtyre bisedimeve asnjherë nuk ishte folur asnjë fjalë e keqe për komandantin e vet, as për shoqrinë e tij. Përkundrazi, ai thoshte se të gjitha i ka pasur, edhe shoqëri të mirë edhe autoritetet. Edhe pse ata i thonin se rrogën nuk e kishte marrë në kohën e fundit me rregull, mirëpo ai ju kishte thënë se rrogën e ka marrë me rregull dhe se në asgjë nuk mund të ankohet. Ata i thonin se nuk ishte kushdi çfarë rroge dhe i thoshin se tek ne do t’i kesh të gjitha edhe famën edhe paratë. Pas disa ditësh hamendje, ai një natë vendosi dhe i thirri shokët e ngushtë si dhe ju tregoi për planin të cilin e kishte bërë për të ikur dhe me kalua në anën e serbëve.

Pasi që përgatitën planin se kur do të ikte, ai një natë të shtatorit pasi që kishte rregulluar orarin e provave të veta, ju tregoi se atë natë e kishte ndërmend të dilte për t’i kontrolluar rojet dhe terrenin. Atë natë ikën të gjithë, kurse vet e kaloi murin e fundit; u bashkuan të gjithë në vendin e caktuar dhe shkuan te serbët. Ata i pritën me kënaqësinë më të madhe dhe prej këtij momenti, filloi hartimi i planeve për aksion. Kjo ishte rrethana më fatlume dhe e favorizuar për serbët. Me propozimin e Kondës, e përgatitën edhe befasinë e dytë. Ky ishte vendimi që Beogradi të sulmohet pikërisht në festën e bajramit.

Këtë kreu serb e ruajti në fshehtësinë më të madhe sepse friksohej se mos po depërton informata te shqiptarët dhe në atë mënyrë ju dështon plani. Serbët kishn grumbulluar një ushtri shumë të madhe. Pra sipas të gjitha burimeve, numri i ushtarëve serbë prej 12 mijë deri në 20 mijë. Ikja e Konda Bimbashit dhe kalimi i tij tek serbët ndikoi shumë në dobësimin e pozicioneve tek ushtria shqiptare sepse Konda i dinte të gjitha pikat e dobëta dhe ju kishte treguar serbëve se ku është më së miri që të sulmohet. Ai i kishte propozuar Kara Xhorxhit se pikat më të dobëta janë Porta e Sovës dhe Porta e Çarshisë sepse ai vet shumë herë me ushtarët e tij kishte siguruar këto dy vende.

Ky ju propozoi që vet i pari me disa vullnetarë ti kalojë bedemet e qytetit dhe te porta e Savës t’i hapë dyert e tjera. Befasia më e madhe ishte që për sulm e caktuan pikërisht natën e bajramit ndërmjet 12-13 dhjetorit 1806. Me marrëveshjen e udhëheqësve të kryengritjes u mor vendim që sulmi të bëhet në ora 2 pas mesnate me disa kolona. Kolona e parë e cila kishte 3000 ushtarë dhe të cilën e udhëhiqte Milloje Petroviqi, e kishte detyruar që ta sulmonte Portën e Savës, pasi që përpara ta kishte hapur Konda Bimbashi i quajtur (Novica) dhe Uzun Mirku. Vullnetarët që e kishin për detyrë që të shkonin para ushtarëve të tjerë dhe pasi që të hynte në qytet kjo kolonë, e kishte për detyrë që të marshonte kah Porta e Çarshisë.

Kurse kolona e dytë e përbërë prej 3000 ushtarëve, të cilën e udhëheqte Sima Markoviqi e kishte për detyrë që të sulmonte Portën e Çarshisë dhe kolona e tretë, prap e formuar prej 3000 ushtarëve të cilën e udhëhiqte Vasa Qerapiqi e kishte për detyrë ta sulmonte Stamboll Portën në sektorin e lindjes kah Kalaja. Kurse kolona e e katërt që ishte e përbërë prej 2000 ushtarëve, të cilën do ta udhëhiqte Stanoje Gllavashi dhe Vulle Iliqi e kishin për detyrë ta sulmonin Portën e Vidinit. Kara Xhorxhi si komandant kryesor në operacionet e fillimit, do të mbetet me ushtrinë rezervë kah pjesa e Tash Mejdanit, kurse altileria e serbëve ishte e pozicionuar në 3 pozicione për sulm nga Vrajqari Tash Majdani dhe vendi i ashtuquajtur Sava Malla.

Kurse në të gjitha kolonat ishte e caktuar që të kishte nga dy topa të lehtë që t’i thyenin dyert e qytetit. Në rast se nuk munden me sulmin e furishm në befasi nga ana e ushtarëve që janë caktuar për këtë sulm, atë ditë Kara Xhorxhi kishte urdhëruar që askush të mos afrohej afër qytetit si dhe mos të sulmojë me topa siç vepronin ditëve të tjera. Poashtu ishin marrë masa që asnjë lajm apo informatë mos të depërtonte tek ushtria shqiptare që mbante qytetin. Ushtarët serbë në atë ditë i kishin përgatitë tërë ditën armët dhe mjetet tjera, të cilat ishin të nevojshme për tejkalimin e barrierave për të hyrë në qytet, kurse në qytetet ishte atmosferë festive dhe bëheshin përgatitjet si nga ana e ushtarëve edhe e popullatës për festimin e ditës së bajramit.

Ndërkaq koha ishte e tillë që shkonte në favor të serbëve, frynte nje erë e jugut kurse bora e nëntorit ishte shkrirë si dhe mjegulla kishte mbuluar qytetinin. Kah gjysma e natës, sipas planeve të bëra më parë u radhitën me kolona dhe u nisën nga porta e qytetit dhe duke e shfrytëzuar mjegullën, pahetueshëm, ju afruan portave të qytetit. Shumë përpara kolonave ishte nisur me shokët e vet Konda Binbashi, i cili kishte kaluar pahetueshëm afër një dyqani turk. Ata nuk i vërejtën dhe këta ju ofruan Sava Kapisë dhe Bedemin që ishte pranë Portës. Ata e kaluan dhe ranë në hendek dhe duke ndihmuar njeri-tjetrit kaluan barrierat dhe hynë në qytet dhe u gjindën afër rojës e cila patrollonte si dhe i qortoi qe të ndalen.

Kurse Konda në gjuhë shqipe, turke u përgjigj se shkojnë djemtë tanë. Pasi që roja u hutua, këta në befasi i sulmuan me shpata pa mudur as të bëjnë zë. Pasi që e likuiduan këtë patrullë, ata ju ofruan vendit ku ishte i vendosur roja te porta e Savës edhe këta i sulmuan. Këtu filloi një luftë e rreptë. Një prej rojeve e shkrepi një pishtole dhe me të  dëgjuar këtë krismë, u krijua alarm dhe filloi një luftë prej të dyja anëve. Konda  mori disa plagë,  kurse prijësit tjerë që ishin me Kondën shumica u vranë. Edhe pse ndëgjoheshin të shtëna, askush nuk e dha alarmin e rrezikut as nuk ju shkoi mbrojtësve në ndihmë duke menduar që këto krisma janë për qejf.

Pra filloi të agoi dita e bajramit e muajt sheval 1221 dhe për këtë shkak, u mendua se këto janë krisma të gëzimit për ditën e bajramit. Mirëpo duke u shtuar krismat dhe duke arritur flaka e shtëpive që i kishin djegur, serbët u vetëdijesuan se diçka e madhe po ndodhë. Kurse tek ushtria dhe popullata qytetare (erlit) u krijua një panik i madh, e në vend që t’iu ndihmojnë ushtarëve, ata me fëmijë e gra shumica zhveshur pa mundur madje që të arrinin të visheshin, ia mësynë portave më të afërta. Kështu që këta u bënë pengesë që ushtarët mbrojtës të qytetit mos të kishin mundësi që të sulmonin serbët. Nëse ata sulmojnë, këta do t’i vrisnin popullatën.

Kjo ia mundësoi ushtrisë serbe që ata të mund të hynin në qytet. Kjo luftë edhe pse aty këtu kishte edhe ndonjë turk, kryesisht u bë në mes të ushtrisë së Demë Ahmetit dhe ushtrisë serbe që ishte e përbërë nga të gjitha vendet e Ballkanit, madje kishte ushtarë edhe nga Austria dhe Perandoria Ruse. Ende pa zbardhur dita, e tërë ushtria e kuptoi rastin se çka po ndodhë dhe u mobilizua duke filluar një luftë të tmerrshme. Ushtria shqiptare filloi ti ndriçonte vendet e errëta dhe në këtë moment një prej udhëheqësve, u gjend në vendin e ndriçuar me kolonën e Vasa Qerapiqit, i cili menjëherë u vra.

Sulmet e serbëve vërshuan nga të gjitha anët të cilat shikonin çdo gjë duke shkatërruar dhe djegur. Kurse në pjesën qendrore ushtria shqiptare dhe një pjesë të asaj turke, u përqëndruan rreth xhamisë dhe arritën të mobilizojnë dhe të koordinojnë radhët e veta dhe nga këtu serbët më nuk mundën më t’i shtynin mbrapa. Gjatë këtyre luftimeve u vra një numër i madh i ushtarëve; edhe shqiptarë edhe turq, të cilët gjindeshin në ruajtjen e portave. Luftimet vazhduan me intenzitet të furishëm deri në ora 10 të ditës.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.