VETËM TI JE DET

0
Hajdin Morina

Hajdin Morina

VETËM TI JE DET

rreth e rreth teje
tokës i del përpara
dhe njerëzve
të mos shkojnë më tej
sepse vetëm ti je Det

me të njëjtën fytyrë
me kripën e pasosur
për jetën tonë pa mbarim
deti im

tymnajës e baltës përmbi tokë
këmbët më lidhen shpesh
e ti qiell më bëhesh o det
mbi krahë varkash fluturoj
përtej përtej

sa herë erdha Det të gjeta,
deti im i mirë me një fytyrë

GJINJTË DHE LËKURA

në t’u paçin shterur
e shtjerrë deri në brinjë
të dy gjinjtë
ti ke edhe një lëkurë
që bën shtrenjtë

i paskan thënë asaj
më tha ajo në besë

një lëkurë
që nën diell
e zeshk
e thek
e rreshk

i paskan thënë asaj
më tha ajo në besë

METODOLOGJIA E LANGONJVE

dimrit të tyre të cafullimit
caf caf caf
ndjekin lepuj
lart në mal
e poshtë në qytet
njerëz
caf caf caf
dimrit të tyre të cafullimit

NËSE SHEH PËRTEJ FASADËS

nëse sheh përtej fasadës
t’i nxjerrin rrezet iks nga sytë

e ikin prej nesh të bukurit zogj ikin
posa ta ndezë bishtukun e zbehtë agimi

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.