Veprimtaria letrare e Ismail Kadares në shërbim të kulturës kombëtare dhe diplomacisë

0
Ismail Kadare - për Serbinë

Sot në këtë tubim më 19 verdhor (tetor) 2024 të organizuar kulturor, nga organizatori, përkujtojm dhe nderojm bashkë me Ju të nderuar të pranishëm, dy figura që veprimtaria e tyre jetësore për bamirësi dhe kulturë ishin dhe janë margaritarët me vlera kombëtare dhe ndërkombëtare .Nënë Tereza Gonxhe Bojaxhiu 21 vjet më parë më 19 verdhor (tetor) 2003 u shpall e „Lumturuar“ nga Papa Gjon Pali i II. ndërsa sot 110 ditë më parë me 1 korrtor (korrik) 2024 ndërroi jetë shkrimtari Ismail Kadare i mirënjohur, jo vetem në hapësirat gjeografike shqiptare por edhe ndërkombëtare.

Trashëgimia kulturore kombëtare shqiptare ka qenë dhe është pasuri me vlerë dhe burim i pa shterrshëm frymzimi për hulumtues e studiues e krijues letrar në shumë drejtime, nëse, ky thesar shfrytzohet me kujdes në kohë dhe hapësirë.

Këtë pasuri me shumë mjeshtri e ka shfrytzuar, përpunuar, plotësuar e zgjëruar Ismail Kadare në krijimtarin e tij letrare në shumë drejtime dhe në shenjë mirënjohje dhe falënderimi ja kthen si dhuratë me shumë vlerë Trashëgimisë kulturore kombëtare me botimin e librave të tija të shkruara dhe të përkthyera në më shumë se 45 gjuhë të ndryshme botërore.

Nënë Tereza

Me që Ismail Kadare ka ndërruar jetë e shkuar në përjetësi, një thënie nga thesari popullor për lindjen dhe ndërrimin e jetës-vdekjen, mes tjerash thuhet: “…Njeriu kur lind, qanë vet, por prindërit, farefis e miqësi gëzohen dhe bëjnë urime të ndërsjellta dhe festojn. Në çfardo moshe që i linduri ndërron jetë, qoft edhe pas dy tri orëve apo disa ditëve pas lindjes, a në çfarë do moshe qoft edhe në moshën pas100 vitesh a më shumë jetesë, të tjerët e nderojnë e qajn për te, ndërsa i vdekuri hesht…“

Kohaka dëshmua se lindin njerzë me aftësi të veçanta nga të dy gjinit njerëzore, me zgjuarsi e shkathtësi mendore e fizike në drejtime të ndryshme dhe bashkë me lindjen dhe zhvilimin e njeriut në të gjitha kohët e moshës jetësore (si ate fëminore, rinore të pjekurisë dhe të moshës së vjetër apo pleqërisë) nëse s‘ua bënë shërbimin e duhur për t’u zvilluar krahas zhvillimeve fizike dhe mendore në drejtimet e përcaktuara në jetë. me punë e veprime konkrete në vazhdimsi, ato mund të mbesin të kufizuara, të pa zhvilluara, e me kohë edhe të zbehen apo edhe të shuhen tërsisht.

Për zgjuarsit dhe aftësit krijues të Ismail Kadares si dëshmi po nga Jetëshkrimi i tij po i paraqesim këto të dhëna në vijim:
*„Në moshën 12 vjeçare u arrestua nën akuzën “falsifikues monedhash”, meqë gjatë lojës me shokun e tij kishin krijuar me plumb të shkrirë monedha 5-lekëshe dhe ia kishin treguar gjithkujt me hare. Policia i arrestoi gjatë orës së mësimit në shkollë, dy ditë përpara ditës së votimeve dhe Ismaili bëri dy ditë burg derisa ndërhyri avokati i Kadarenjve dhe e liruan për shkak të moshës së mitur. Kur ishte 13 vjeç zbuloi Makbethin e Shekspirit, dhe kështu i lindi dashuria për letërsinë. Në këtë moshë shkroi tregimet e para të cilat i botoi te revista “Pionieri” në Tiranë.”
*Burimi Ismail Kadare Wikipedia

Nëse me kujdese analizohen nga të gjitha këndëvështrimet veprimtaria e shkrimtarit Ismail Kadare në gjinitë letrare si poet, prozator, dramaturg, skenarist ka arsye dhe dëshmi të mjaftueshme t’i shtohet edhe ndikimi i veprimtarisë së tij edhe në diplomaci, në rrjedhatë politke e diplomatike që kanë pasur dhe kanë të bëjnë me çështjen kombëtare shqiptare ende të pa zgjedhur mirë e drejtë ashtu siç duhet edhe sot e kësaj dite nga qarqet e ndryshme ndërkombltare Europiane e më gjërë.

I lindur, rritur, arsimuar dhe formuar si akademik, politikan dhe kuvendar i Kuvendit Popullor i Republikës së Shqipërisë (1970-1982) zv.kryetar i Frontit Demokratik e mbi të gjitha një ndër shkrimtarët ma të mdhenjë bashkëkohor dhe përfaqësues kryesor i leterësisë shqipe në botë, veproi e krijoj në një sistem që pushteti ishte në shërbim të politikës që ka mbikëqyr e drejtuar çdo gjë përmes diktarurës në Shqipërin politike, është një dhunti e veçantë dhe një punë e vazhdueshme me përgjegjësi e përkushtim për atë që ka arritur dhe i ka lënë si pasuri kulturore kombit Isamil Kadare.

Një krahasim:Të bëjsh kurorë me lule të mbledhura nëpr livadhe plotë me lule nëpr bari, është e thjeshtë dhe e lehtë, por të bësh kurorë me lule të veçanta të mbledhura mes therrave (ferrave) dhe hithave pa u gërvishtur, therrur e djegur, është aftësi e veçantë dhe të thurësh kurorë të mrekullueshme që lëshon erë e shije dhe rrezaton edhe jashta kufijve të vendlindjes në hapësirat gjeografike botërore, është vërtetë aftësi e zgjuarsi e madhe dhe e veçantë e këtë e ka bërë Ismail kadare.

Këshillatë dhe udhëzimet diplomatike të shkrimtarit Ismail Kadare me renome botërore për Delegacionin e Kosovës në Rambuje, koha i ka dëshmuar që kanë qenë shumë me vlerë largpamse dhe ndihmës e madhe për delegacionin shqiptarë sepse ua ka bërë me dije qëllimet dhe dredhit e Serbisë që shqiptarët nëse nuk e nënshkruajn marrëveshjen të mbeten fajtor, serbet të dalin fitues e shqiptarët humbës.

Dëshmi pjesë nga letra e Ismail Kadaresë për delegacionin e Kosovës në Rambuje:
“…Në këtë rast doja të përsërisja se, të bësh lëshime atëherë kur duhet bërë, është po aq trimri e heroizëm, sa edhe kur je në luftë. Ju lutem mos i dëgjoni rrahagjoksat e pa përgjegjshëm, të cilët e kanë lehtë të bërtasin: o pavarësi menjëherë, o të bëhemi shkrumb. Askush s’ka të drejtë të propozoj shkrumbin dhe vdekjen për popullin e vet. Ju jeni aty për lirinë, pra për jetën e Kosovës dhe jo për vdekjen e saj.
Përshëndetjet e mia ma të përzemërta, bashkë me shpresën se do të më kuptoni drejt. Ismail Kadare“.

Si përfundim: Veprimtaria e shkrimtarit Ismail Kadare ka pasur dhe do të ketë në vazhdimsi ndikim në trashgimin kulturore por edhe ate diplomatke, sepse janë përkthyer veprat e tija në mëshumë se 45 gjuhë botërore që lexohen nga lexues të ndryshëm po edhe diplomatë me shërbime të ndryshme diplomatike që do ta kuptojn nëse janë të pavaraur e të ndërgjegjshëm e të pëgjegjëshëm lidhur me çështjen ende të pa zgjedhur të çështjes kombëtare shqiptare dhe mund të ndryshojn qëndrimet dhe marrin vendime të duhura politike në rastet dhe qastet e duhra e të mos bien pre e propagandës shpifse serbo-ruse sllave dhe përkrahësve të tyre.

Ismail Kadare për Shqiptarët: “Kombi shqiptqr duhet të bindet se është europian dhe s’ka të bëjë me këto. është europian, ka rrënjë europiane, ka histori, europiane, ka kulturë europiane, ka kujtesë europiane, ka gjuhë europiane. Kjo është. Asgjë tjetër.

Ismail Kadare për Serbët: “Serbia, nga një anë paguan radikalizmin Islam, nga ana tjetër i ankohet fuqive perëndimore duke i paditur ata.”.

Abas Fejzullahi
2024-10-19
Luzern -CH

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.