Vaso Çubriloviq: DËBIMI I SHQIPTARËVE – MEMORANDUM, 1937

1
204
Vasa Cubrilovic

Përktheu nga [ versioni në anglisht i Robert Elsie ], Arben Çokaj

[ Shkarko versionin e plotë të Memorandumit “Dëbimi i shqiptarëve” në PDF, 19 faqe ]

“Dëbimi i shqiptarëve” është një memorandum i përgatitur dhe i shkruar nga dijetari i njohur serbo-boshnjak dhe figura politike Vasa Çubrilloviq (1897-1990). Si student në vitin 1914, Çubriloviq kishte marrë pjesë në vrasjen në Sarajevë të Arçidukës Ferdinand i AustroHungarisë, ngjarje që shkaktoi Luftën e Parë Botërore. Ndërmjet dy luftërave, ai ishte profesor në Fakultetin e Arteve në Beograd. Një anëtar kryesor i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, Çubriloviq ka mbajtur edhe disa portofole ministrore pas Luftës së Dytë Botërore. Ndër shkrimet e tij është monografia “Istorija politicke misle u Srbiji XIX VEKA,” Beograd 1958 (Historia e mendimit politik në Serbi në shekullin e 19-të).

DËBIMI I SHQIPTARËVE

roblemi i shqiptarëve në jetën e vendit dhe popullit tonë nuk u ngrit dje. Ai luajti një rol të madh në jetën tonë në mesjetë, por rëndësia e tij u bë vendimtare vetëm nga fundi i shekullit të shtatëmbëdhjetë, në një kohë kur masat e popullit serb u shpërngulën drejt veriut nga territori i tyre stërgjyshëror i Rashkës, zëvendësuar nga malësorët shqiptarë. Gradualisht, këta të fundit zbritën nga malet e tyre në fushat pjellore të Metohisë dhe Kosovës. Duke u përhapur në drejtim të veriut, ata vazhduan në drejtim të Moravës jugore dhe perëndimore dhe, duke kaluar malet e Sharrit, zbritën në Pollog dhe prej andej drejt Vardarit. Kështu, në shekullin e nëntëmbëdhjetë u formua trekëndëshi shqiptar, një pykë e cila, me aksin e saj Dibër-Rogoznë në pjesën e pasme, depërtoi në territoret tona deri në Nish dhe ndau tokën tonë të lashtë të Rashkës nga Maqedonia dhe Lugina e Vardarit. 1 Në shekullin e nëntëmbëdhjetë, kjo pykë, e banuar nga elementë të egër shqiptarë, pengoi ruajtjen e çdo lidhjeje të fortë kulturore, arsimore dhe ekonomike midis trevave tona veriore dhe jugore. Kjo ishte edhe arsyeja kryesore që, deri në vitin 1878, Serbia nuk ishte në gjendje të krijonte dhe mbante lidhje të vazhdueshme me Maqedoninë përmes Vranjës dhe Malit të Zi e Shkupit dhe kështu të ushtronte ndikimin e saj kulturor dhe politik në Luginën e Vardarit, në atë masë sa e kanë pritur në funksion të faktorëve favorizues gjeografikë dhe traditave historike në këto rajone. Edhe pse bullgarët e filluan jetën e tyre si komb më vonë se serbët, ata fillimisht patën sukses më të madh. Kjo shpjegon pse ka vendbanime të përhershme të sllavëve të jugut nga Vidini në veri deri në Ohër në jug. Serbia filloi të presë copa të kësaj pyke shqiptare që në kryengritjen e parë, duke dëbuar kolonët më veriorë shqiptarë nga Jagodina.

Falë planeve të gjera kombëtare të Jovan Ristiqit, Serbia preu një pjesë tjetër të kësaj pyke me aneksimin e Toplicës dhe Kosanicës. Në atë kohë, rajonet midis Jastrebacit dhe Moravës jugore u pastruan rrënjësisht nga shqiptarët. Nga viti 1918 e këtej, ishte detyrë e shtetit tonë të sotëm të shtypte atë që kishte mbetur nga trekëndëshi shqiptar, por nuk ia doli. Megjithëse ka një sërë arsyesh për këtë, ne do të shqyrtojmë vetëm më të rëndësishmet prej tyre.

[ Shkarko versionin e plotë të Memorandumit “Dëbimi i shqiptarëve” në PDF, 19 faqe ]

1 KOMENT

  1. Zoti Çokaj, u përgëzojmë për punën e zellshme dhe ofrimin e materialeve të veçanta, që do të jenë mësim për brezat e ardhëm dhe dokument autentik mbi atë se çfarë planifionte llava e shovenve serbë e sllavë ndaj shqiptarëve.

    Mungesa e materialeve mosnjohja e gjuhëve të huaja dhe pamundësia për të gjurmuar Arkivat këtë periudhë e ka lënë të errët dhe të panjohur për ne.

    Me respekt dhe mirënjohje nga Gjeneva, Arif Ejupi

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.