PËRJETËSI

0
339
Ari Ukimeri

PËRJETËSI

Ari Ukimeri

Ti që je rreze shkëlqimi
Edhe terrin ma ban dritë
Edhe atëherë kur maron durimi
Me ty nata bahet ditè

Ty t’ kam rreze dielli
Edhe hana dritë që lshon
Zili na ka edhe qielli
Për nji dashni që kurrë s’mbaron

Ti je dita e çdo motmoti
Je çdo gja që shohë me sy
Mungesën tande e tregon loti
Sa asht zor koha pa ty

Ty t’kam busullë jetësore
Orientim drejtë pafundësisë
Andrrat e mia shekullore
Më dërgojnë drejtë përjetësisë

Aromën tande ma sjellë era
Edhe atèherĕ kur e vetmuar jam
Shikimin tand ma shëndritë pranvera
Edhe n’amshim me t’përmend kam

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.