Traumat e luftës më së miri i din Kosova!

0
Grua kosovare e dhunuar nga serbët

Skënder MULLIQI

Nuk dua më këtë rast të flasë për temën e luftës, por dua që të flasë pak për pasojat e luftës, e cila për ne në Kosovë nuk është e re. I kemi përjetuar traumat, kemi përjetuiar gjithëfarë skenash të vrasjëve individuale dhe të vrasjeve masive, të grave, pleqëve dhe fëmijëve. I kemi përjuar shkatërrimet dhe kalljet e pronave, nga serbët gjakëprishur.

Kjo luftë në Ukrainë sikur na i ka ngjallur perjetimet dhe ndjenjat tona jo të mira të luftës, më Serbinë fashiste të Millosheviqit. Pas dy vitësh pandemie, njerëzimi hyri në një situatë të re stresuese. Pandemia globale ende nuk ka përfunduar, e bota po bombardohet nga pamjet e tmerrët të luftës në Ukrainë. Traumat, stresi nga pandemia dhe lufta, kan bërë që psikologet të kanë më së shumti punë nga të gjitha kategoritë tjera mjekësore. Nuk ka mundësi njeriu tu ikë situatave të tilla.

E sigurisht jo në këtë kohë të teknologjisë bashkëkohore, të jetës dinamike e cila pa asgjë tjetër, është bërë stresuese. Dhe, kur kësaj po i shtohen edhe traumat nga lufta, këto janë ngarkesa të mëdha fizike dhe psiqike për secilin njeri. Nuk ka trup të shëndosh pa mendje të shëndosh. Në shekullin 21 nga këto ndryshime globale jo të mira, po rrezikohen vlerat themelore civilizuese. Demokracia ngadalë po rrëshqet në anarshi.

Ata të cilët në shekullin e kaluar dhe në këtë fillim shekull provokuan luftën, të parën më rastin e shpërbërjës të ish-Jugosllavisë e bëri Milloshiviqi, kurse këtë të dytën në Ukrainë i njëjti mentalitet, por më emrin – Putin. Dhe, bota demokratike është vu në sprovë të madhe që ti ruajë vlerat demokratike, që të ruajë gjeneratën e re, e cila seriozisht po bie pre e hendikapëve tash rusë të moshave rreth 70-80 vjeçare, të cilët po e rrezikojnë seriozisht të ardhmën e botës.

Dhe, gjëja më e bukur sot do të ishte që çdo luftë të ndalët, për t’u ndalur edhe traumat dhe stresi që i sjellë ajo. Veç largimet masovike nga vendi, përjashtuar këtu vrasjet, janë trauma të cilat nuk shlyhen kurrë nga mendja. Bota është shumë u ngushtë për psikopatët dhe kriminelët e luftës, të cilët duhet dënuar secili shtet në mesin e vet.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.