THIRRJE PËR NDËRPRERJEN E GREVËS NË KOSOVË!

0
542
Rrahman Jasharaj

Mërgimtarët nga Zvicra dhe vende të tjera të Perendimit bëjnë:

  • Letër e hapur drejtuar të gjidha institucioneve përgjegjëse, në veçanti Kryeminstrit z. Albin Kurti, për ndërprerjen e menjëhershme të grevës në gjithë Republikën e Kosovës!
  • Shumica e këtyre që na kanë thirrur janë votues të Albin Kurtit dhe të Vjosa Osmanit. E thonë hapur opozitën nuk e votojmë më kurrë, por nëse edhe ju nuk bëni zgjedhje do të futeni në të njëjtin grup!… Kosova është jeta jonë!

Shumë i nderuari z. Kryministër Albin Kurti!

Mbyllja e padrejtë e të gjitha shkollave në Republikën e Kosovës në emër të „një greve gjëja për përmirsimin e kushteve“ me vendimin e sidikatës së shkollave (SBAShK) është një akt i padrejtë dhe i papërgjegjshëm pa marrë parasysh nivelin e arsyeshmërisë! Por tani, kur po bëhet një muaj dhe ende nuk ka kurfarë zgjedhje alternative gjërat kanë kaluar në neveri!

Nuk duam të komentojmë më tepër për udhëheqjen e sindikatës „e sinkronizuar“ me shumicën e ashtuqujtur „opozitë“, e cila hapur po solidarizohen me Beogradin, që hë për hë është e vetmja politikë që po vjen nga andej, që Kosovën e dëshiron të destabilizuar me të gjitha mjetet përfishirë këtu edhe „me elemetët e brendshëm“, siç është rasti konkret, me „lojtarët sindikalistë“!

I ndruari z Kryeminister Kurti, nesër ose pasnesër dikujt nga lojtarët „që përfaqësojnë faqen e zezë“ mund t’iu tekët edhe për ndonjë sabotim të ndonjë institucioni, me mjete tjera, siç ju ka tekur tani lojtarit dhe kryesindikalistit Jashari! Dhe çfarë duhet të bëjë shteti, konretisht Qeveria Kurti? Po ne qytetarët çfarë duhet të bëjmë? Detyrë e kujt është ta pastrojë çdo mbeturinë që bllokon institucionet?… Në këtë rast po bëhet bllokimi i shkollave!

Kërkojmë nga ju z. Kryeministër Kurti të bëni një zgjedhje urgjente, maksimalisht të pranueshme që të jetësohet procesi arsimor në praktikë!

Jemi gati për mbështetje me të gjitha resurset që kemi!

1. Nëse Qeveria Kurti, aprovon ndonjë vendim për mësimdhënës të pranueshëm
që bën zgjedhje ne do ta mbështesim.
a). Jemi poashtu të vetëdijshëm se edhe të gjithë mësimdhënsit nuk janë pa përgjegjësi ligjore që ta sabotojnë pa mbarim procesin arsimor.

2. Janë të shumtë mërgimtarët që gjatë komunikimit kur flasim për ndërprerjen e grevës e thonë hapur se shumë deputetë në Kuvendin e Kosovës e marrin rrogën duke shkelur ligjin, pasi në shumë raste në momentin e votimit, ata nuk janë në sallë, dhe kjo quhet sabotim, pavarësisht se janë deputetë të pozitës.

3. Ne kemi votuar për ndryshim, por në vend të ndryshimit po shijojmë (shpeshëherë) sabotime, dhe mosfunksionim të institucioneve, ose po përjetojmë shumë sjellje njejtë sikur qeveritë e kaluara!

Mbetemi me shpresë se thirrja jonë do të ndikojë në ndërhyrje sa më të shpejtë që në Kosovën tonë një orë e më parë të ndërpritet greva dhe të filloi procesi i arsimit në gjithë Republikën e Kosovës. Kosova na ka gati kurdoherë, kudo që e kërkon nevoja!

Nga mbështetësit e „Platformës për Referendum Kombëtar“ nga Zvicra dhe vende të tjera të Perendimit. www.platformakombetare.com

Dërgoi për publikim: Safet Sadiku

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.