SOT IKA EDHE NGA “PARKU I GRAVE”

0
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

(“URA E GURIT” VISHET
E ZHVISHET LAKURIQE)

“Urën e Gurit”, në Shkupin Historik
Dje, e veshi Perandoria osmane:
Me xhami. Hamame. E, Hane.
Pastaj, Mbretëria serbo – jugosllave:
Me Carë. Dhe, kisha serbe.
Dhe, Jugosllavia komuniste:
Me yje. E, partizanë. Armë.

Sot, e veshi dhe “Demokracia”
“Liria”, me përmendore. Luaj.
Dhe, Parti Neokomuniste:
Me kryqa gjigand nëpër male
Dhe, xhami me katër minare.

Kush, do ta veshi Nesër?!…

(SOT NOT E KALOVA VARDARIN
DHE DOLA NË ANËN TJETËR)

E kalova, “Urën e Gurit”. Dhe,
Dola Not, matanë Lumit Vardar.
E lash Anën Shqiptare. “Hallallin”
Olimbinë me fëmijë në bark, gji.
Prehër. Përkarshi Filipit Maqedonisë:
Grushtin lartë si Xhaxhi Enver.
Skënderbeun mbi kalë me shalë
Dhe, shpatën në brez për paqe,
Mes varrezave të automobilave.
E përqafova “Haramin”, raki rrushi
Dhe, u strehova te “Parku i Grave”.

Mezi shpëtova nga Metropolitët
E Beogradit në Hyrje, Dalje roje.
Bullgarë: Nikolla Karevit, Goce Dellçevit
Deri, te këmbët e kalit Alaksandrit Madh.

Dhe, u arratisa te “Parku i Grave”
U përqafova me Pjetër Bogdanin…

(SOT IKA EDHE NGA
“PARKU I GRAVE”)

Dje, u ula në një karrike përkarshi
Kuvendit të Maqedonisë Veriut.
Dhe, e piva një kanaqe birrë gjermane.

Nuk ishte ai “Parku Grave”. Dëllinjave
Që, Unë si nxënës i Shkollës Normale:
Strukesha nën to me cuca “maqedonase”,
Boshnjake, serbe. Dhe, rome. Natën.
E, Ditën me cuca shqiptare. Azgane:
Pranverë. Verë. Vjeshtë. Dhe, Dimër.
Dëllinjat e Djeshme, Sot: ishin Pisha.

Ika te sheshi “Makedonija”. Aleksnadri Madh
Premtime. Brohoritje. Duartrokitje, për pushtet.
Ku, më përzunë me mitingje Partitë Politike:
Vetëm për poste partiake. Dhe, pasuri familjare.

Dhe, dola me poezi erotike kaçak në male…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.