Si po portretizohet figura e presidentit amerikan, Donald Trump?

0
Donald Trump - fitore

Skënder MULLIQI

Me portretizuar figurën e presidentit amerikan, Donald Trump është shumë vështirë. Shumë kush e cilëson si përson kontravers. Disa të tjerë thonë së është njeri enigmatik. Njerëzit më njohuri dhe specializant, për Trump thojnë se profili i tij është retorika me përformancë të veqantë dhe më karakter psikologjik. Disa e karakterizojnë si person, i cili flet në mënyrë qesharake dhe të përqartë. Analistet mendojnë në krahasim më presidentet tjerë të Amerikës, fjalimet e Trump janë më shumë përsonalizuese dhe prepotente, duke e klasifikuar si një njeri anti politikë. Zatën edhe paraqitjet e tija në publik, më shumë kan karakter ekonomik e tregtar, duke mistifikuar rolin e politikanit.

Trump sikur e ka në natyrë gjestikulimet, të cilat flasim shumë edhe për qëndrimin e tij politik. Ai e ka “detyruar” botën të jetë në qënder të vëmendjës më dëklarata dhe qëndrimet politike ndaj përsonaliteteve të shteteve të tjera. Arti i bashkëbisedimit qëndron në ate së në fillim ashpër godet dhe kërcënon siq bëri në Zyrën Ovale më Zelenskyn dhe pastaj premton atë qe nuk e realizon. E disa të tjerë e klasifikojnë presidentin amerikna si sociopatik. Tipike e kësaj mendohet së ishte fushata zgjedhore, ku ai premtojë së do të ndalë luftën në Ukrainë për 24 orë. Tjetër, synimi që do ti zhvendos 11 milion refugjatë nuk doli bash ashtu, që më shpejtësi ti largon nga Amerika etj.

Por, megjithate Trump po bënë një ndryshim të madh në politikat botërore.Presidenti i ri amerikan gjithashtu ka është interesante për publikun e gjerë, ka bërë më dije së do të nxjerrw në sipërfaqe dokumentet konfindecilale së si është vrarë Gjon Kenedi, Robert Kenedi dhe Martin Luter King, si diqka komprementuese për disa president të kaluar amerikan.Ajo që është qënsorja, Trump ka ndryshuar politikën ndaj BE-së dhe NATO-s. Pastaj Trump ka thënë se Grenlanda duhet të bëhët pjesë e Amerikës, pastaj kërcënimet ndaj Danimarkës, ku Grenlanda është pjesë atonome e saj.

Këtu është edhe Panama dhe shumë ide të tjera, të cilët nese realizohën do të ndryshojnë fytyrën e botës. Sikur po tentohet nga presidenti amerikan të prishën rregullat, duke funksionuar bota pa to. Është evidente së presidenti amerikan gjithqka shikon sipas prizmes ekonomiko-tregtare, dhe natyrishtë së pritën rregullime tw reja dhe një rend i ri botëror, që askush nuk ka mundësi për momentin të parashikojë së si do të dukej. Por, diqka është e sigurtë, së bota po ndryshon…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.