Skënder MULLIQI
Për regjimet autokratike gjithmonë është e dobishme feja dhe prijesit fetar, si një konstant historike. Dhe, kjo për të vetmin qëlllim të predikimit fetar për të ngulfatur qdo levizje revolulucionare kunder tyre. Sundimtarët janë mjeshtër të shitjës së mjegullës në vend të realitetit, duke luajtur lojëra të ndyta më klerin. Edhe regjimet në Serbi rregullishtë mbajtën një konstantë të tillë, të lidhjeve të forta më priftërinjët serb, të cilët janë faktor kyq në jetën politike. Kisha Ortodokse Serbe kishte rolin dominant si udhëheqëse shpirtërore e luftës në ish-Jugosllavi duke shkaktuar gjakderdhje te mëdha të popujve jo serb.Edhe në këtë fillim shekull,
Kisha Ortodokse Serbe dhe igumenetë kishtarë e kan po të njejtin rol, duke kërkuar luftë kunder shqiptarëve për formimin e Serbisë të Madhe, nga i cili synim nuk po heqin dorë.Se janë mohues të gjenocidit e dëshmojë këtyre ditëve kryepopi serb,Porfirije i cili mohoj masakrën e Srebrenicës, si masaker më karakter gjenocidi, ashtu siq po i mohojnë gjthë ato masakra në BH dhe në Kosovë. Pushteti në Serbi dhe priftërinjët serb, kan ikur moti qëllimishtë nga realiteti për të besuar në fantazi e jo në dije. Pushtetet në Serbi, SANU dhe Kisha gjithmonë i kan sinkronizuar mirë mendimet fashizoide për qfarosjunë e shqiptarëve në Ballkan, por edhe të myslimanve në Bosnje.
Veprimtaria e Kishës Ortodokse Serbe dhe roli i saj është praktikë reaksionare. Para fluturimit të presidenti të Serbisë në Nju Jork për lobim kunder rezolutës për gjenocid në Srebernicës më 23 maj, patriarku serb, Porfirije bekoi presidentin serb, ku në këtë cereremonial kishtar morën pjesë edhe agjutantët e tij, Millorad Dodik dhe Marko Gjuriq, duke përseritur thëniet e memorizuara fashiste për “mbrojtën të Serbisë dhe barazimin e të gjithë viktimave të luftës”. Sipas tyre Rezoluta për Srebernicën do të stigmatizonte të gjithë popullin serb, e që nuk është në draft rezolutë.Por, këtu edhe fshihet e vertëta e shkaktimit të gjenocidit nga regjimi i Milloshviqit në Bosnje dhe në Kosovë.
Është fakt i pa mohueshem së Serbia një ditë duhet të paguan qmim të lartë për shkaktim të gjenocidit më rastin e shkatrrimit të ish-Jugosllavisë, duke i paguar edhe dëmet e luftës, Këtë gjë e dinë mirë Vuqiqi dhe Porfirje, dhe mu për atë edhe gjithë ky lobim i Serbisë të miqët e vet, për të mos lejuar rezolutën të sponzorizuar nga Gjermania dhe Ruanda, ku bashkësponzor janë edhe 32 shtete të tjera. Për planifikimin e maskarës të Srebernicës, Gjykata e Hagës koshte dënuar Radovan Karagjiqin dhe Ratko Mlladiqin. Prurja e një rezolute të tillë nga Asambleja e Përgjithme e OKB-së është e një rëndësie të veqantë. Do ti kishte lëshuar rrugë një rezolute ku Serbia të dënohet si shtet, i cili ka shkaktuar gjenocid dhe urbicid në Bosnje dhe në Kosovë.