PSE NUK U JEPEN KOSOVARËVE PASAPORTA SHQIPTARE?

0
Shqipëria - CIA - 2035
Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

PSE JO DYSHTETËSI?

Atëherë u thoni fatkeqëve kosovarë, pse marrin ‘pasosha’ serbë? Sepse Serbia ua jep, e Rana jo, se Rama ka parime të mëdha, si Gjici!

Edhe ndërkombëtarët, serbët i favorizojnë, kosovarët i sanksionojnë, as liberalizim vizash e asgjë! Atëherë kosovarët pēr tē lëvizur, shikojnē të marrin pasaporta serbe, se Rama është parimor i madh, e nuk ua jep. Kosovarët më parë kishin marrë pasaporta shqiptare se serbe. Kjo dihet. Por drejtuesit politikë në Shqipëri, e ata në Kosovë, bien viktimë e kopmplekseve të tyre dhe nuk puinojnë si duhet, për të gjetur zgjidhje për popullin e vet. E humbin rrugën në oborr!

Ndërkombëtarët me impotencë vetëm gjejnë shkaqe, për të dënuar viktimën, më tē dobëtin, kosovarët, ndërsa serbëve u bëjnēë fresk, i tolerojnë edhe në krim. Prandaj serbët sillen si fëmijë të llastuar, si garipa, si zogj kurvash. Kështu nuk shkon!

E keqja është se ne i kemi edhe disa shqiptarë impotentë e pordhaxhinj, që në vend t’i thonë gjërat si janë, përkulen para presionit ndërkombëtar dhe sulmojnë edhe ata viktimën, kosovarët. A ndihen mirë me këtë?

Ku është liria e premtuar për Kosovën, Bajram Kabashi? Se habiteshe fort, kur unë të thoja: “liria romantike e Ukrainës”, ndërsa Ukraina u fut në luftë e po shkatërrohej në emër të lirisë. Ku është kjo liri? A po të duket e kushtëzuar?! As Perëndimi nuk ka liri ideale, ashtu si e imagjinoni ju. Por liri të kontrolluar.

Jetojnë në demokraci, ku gjërat thuhen e diskutohen, që punët të bëhen më mirë. Ne duhet t’i dimë këto gjëra, e të mos jetojmë me iluzione e me rrena. Kosovarët kanë të drejtë dhe duhet t’u jepet edhe shtetësia shqiptare, që të lëvizin të lirë në Europë, përderisa perëndimi po tallet me ta, se ia ka frikën serbëve, se sa të detyrohen nga halli, që të marrin pasaporta serbe. Më mirë ato shqiptare. Pse jo?!

Duhet t’i krijohet hapësira e jetës Kosovës e kosovarëve, se po ua merrni frymën vetëm me presione! Po tregoheni legena, të gjitha palët, spurdhjakë! Por ne shqiptarët, duhet të mendojmë, e të mos ankohemi nesër, se na e bënë të tjerët, të mos ia bëjmë vetes!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.