Nga Artan Lleshi Gjomarkaj
Imzot Prend Doçi, lindi në Bulger më 25 shkurt 1846. Poet, veprimtar politik e kulturor, diplomat dhe klerik i shquar, patrioti ndër më të shquarit patriotë të Mirditës dhe Kombit Shqiptar, Imzot Prend Doçi, fillesat e shkēlqimit të tij i përjetoi pranë Seminarit Papnor në Shkodër në të cilin u pranua më datën 2 Gusht 1859, por shumë shpejt me porosi të Ipeshkēvit të Lezhës, më 1861 do të vendosej në Kolegjën Urbane të Propagandës në Romë. Pas rezultateve të shkēlqyera në këtë Kolegj, urdhënohet meshtar e kthehet në Shqipni.
Aktivitetin e tij si klerik e meshtar e filloi në Korthpulë por shpejt do të transferohej për në Orosh si “kapelan” i t’emzot Gaspër Krasniqi i cili ishte Abat i Shën Llezhdrit. Prej Oroshit transferohet në Kalivarë dhe transferimi i tij përkoi me të njëjtën kohë të marrjes peng të Prenkë Bid Dodës dhe Hodo Begut tē cillët ishin simboli i qëndresës së atëherëshme shqiptare për mos me e lanë Malin e Zi me zaptue Shkodrën.
Imzot Prend Doçi nuk heshti asnjë moment deri në mbrritjen e orës së lirimit të Princit të Mirditës Prenkë Bib Doda dhe shpesh u gjend nën kërcënim të fronteve sllave, turke e malazeze sikur ndodhi me hyrjen e ushtrisë turke në Mirditë pēr të paralizue kryengritjen e popullit të Mirditës me në krye Kapidanin Marka Gjoni, thirrur nga Kapidani dhe Krenët e Mirditës për qëllim të lirimit të Preng Bib Dodës.
Për arsye të patriotizmit dhe bindjes së tij atdhetare, imzot Prend Doçi arrestohet e dërgohet në burgjet e Gucisë përplot me shqiptarë e më vonë transferohet për në Selanik.
Nga burgu i Selanikut Imzot Prend Doçin e transferojnë në burg të Stambollit ku gjatë rrugtimit në vaporr ai njihet me Pashko Vasën. Falë diplomacisë, vetëmbrojtjes e zgjuarsisë së tij Imzot Prend Doçi lirohet nga burgu i Stambollit, por kushti i lirimit të tij ishte mos me u kthye ma në Shqipni.
A do të bante jetë njerzore Imzot Prend Doçi pa Mirditën dhe Shqipnin ?!
Imzot Prend Doçi nga Stambolli largohet për në Romë ku Kongregacioni i Propagandës e cakton misionar në Amerikēn e Veriut. Pas disa vitesh mision në Amerikë, imzot Prend Doçi kthehet në Romë dhe gjen mbështetje të fortë nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit në kohë të Papës Leoni i Vlll dhe këtë mbështetje, imzot Doçi e përdor për të nxjerrë lejen e kthimit të tij në Shqipni. Imzot Prend Doçin e vendosên me mision në Tivar por vetë Knjaz Nikolla, duke shikuar autoritetin e patundur tè një shqiptari të ditur e fisnik si Imzot Doci, dha urdhën për me e nxjerrë nga Mali i Zi.
Aso kohe, imzot Prend Doçi emrohet Abat i Mirditës dhe kthehet në Shqipni.
Me dekret të datës 25 tetor 1888, Papa Leoni Vlll, Abacia e Shën Llezhdrit shkëputet prej Diocezës së Lezhës e kthehet në varësi të Selisë Shejtë e më datën 27 tetor 1888 Kongregacioni i Propagandës e lajmëron imzot Doçin se e kishte zgjedhe Abat të Mirdtiës.
Më datën 4 Janar 1889 imzot Prend Doçi bekohet – Abat i Mirditës.
Veçse një klerik e patriot i rrallë, Abat Doçi ishte edhe poet, gjuhtarë dhe veprimtar shoqnor e kombëtar. Botimi i parë i tij poetik i përket vitit 1870 në Livorno “Këngë për Dora D’Istria” dhe “Nji kushtrim Shqyptarvet” por, vepra më e denjë shoqërore dhe kombëtare përveç asaj klerike, mbetet themelimi prej Abat Doçit e Shoqnisë “Bashkimi” në vitin 1899 dhe bashkëpuntorët e Emzot Doçit ishin: Emzot Jak Serreqi, Dom Lazër Mjeda, At’ Gjergj Fishta, Dom Dodë Koleci, Dom Ndoc Nikaj, Dom Mark Shllaku, At’ Pashk Bardhi dhe patrioti Luigj Gurakuqi.
Qëllimi i Vikingut shqiptar dhe mirditasit të rrallë Imzot Prend Doçi, me mbledhjen dhe organizimin e Shoqnisë “Bashkimi” ishte mbledhja e Gjuhës Shqipe, ruajtja dhe pastrimi i saj prej huazimit turk. I vetmi atdhetar pa petkun fetar brenda Shoqnisë “Bashkimi” ishte patrioti Luigj Gurakuqi dhe rekrutimi i shumicës së ekipit me tendencë klerike, ishte ba qëllimisht nga Imzot Doçi për mos me ra gjithaç në sy të qeverisë otomane.
U botuan plot 32 vepra ende pa mbërrit në ditë të lavdishme të Kongresit të Manastirit dhe Alfabetin e Shoqnisë “Bashkimi” e pranuan të gjitha organet e përkohëshme shqiptare ndër Europe filluar nga e përkohëshmja “Albania e Londonit”.
Alfabeti i shoqnisë “Bashkimi” filloj të përdorej edhe nga autorë të shejtë për Kombin si Asdreni, Çajupi, Faik Konica, Sotir Peçi e Fan Noli.
Krejt kjo Meritë Kombētare për organizimin e Gjuhës Shqipe sidomos në dekadën 1899-1908 i përket Abat Doçit pse dit me mbledh rreth vetes yjet e atdhetarizmit, dit me ju shmangë otomanizmit dhe përçarjes kombëtare. Kaq e dëshmon se përfaqësuesit e Shoqnisë “Bashkimi” patrioti Luigj Gurakuqi u zgjodh Nënkryetar i Kongresit të Manastirit e gjithashtu në komisionin e Gjuhes Shqipe përba prej 11 patriotësh, At’ Gjergj Fishta u zgjodh Kryetar Komisioni e Dom Ndre Mjeda – anëtar.
Prej ktij Kongresi sikur dihet, Shqipnia edhe sot gëzon nji Alfabet e Gjuhë te vetme, falë punës së përkryer edhe të Abatit të Mirditës, Imzot Prend Doçi pasi Shoqnia “Bashkimi” në fillimshekull e deri në Kongres të Manastirit ishte strehë për Gegë e Toskë, ishte derë e hapur për çdo luftëtar e fisnik prej çdo vilajeti.
U ba Alfabeti, duhej ba Shqypnia!
Asokohe, me lirim të Princit Prenk Bib Doda, abati, merrte udhën shpesh bashkë me Kapidanin për në Mal të Shejtë.
Katērqind vjet dryshkun Vilajetet, ku ma par me ba Za me hap shkolla shqipe cep e më cep Kombit Shqiptar, kryq e tërthor malsive të Mirditës.
Jan të shumta referimet dhe pērshkrimet e të mëdhenjve klerikë e gjuhëtar për rolin kryesor të Abat Doçin në mbērritjen e datës ndër datat më të rëndësishme të Kombit Shqiptar, pra të mbledhjes Komgresit të Manastirit por un zgjodha t’i referohem mbledhjeve historike të At’ Pashko Bardhi, bashkēkohēs i Imzot Doçit dhe dēshmitar brilant i qëndresës dhe madheshtise së Abat Doçit.
Një falenderim prej meje edhe për Biblotekën Franceskane “At’ Gjergj Fishta” e cilla po publikon herë pas here dokumenta dhe vepra të çmuara në të cilat dēshmohet e bukurthënë ndër vepra Historia e Qëndresës dhe Qēndrestarëve të Kombit shqiptar, midis të cillëve qēndrestar, Abati i Mirditës Imzot Prend Doçi ishte ndēr më të rrallet dhe të papērsēritshmët patriotë.