Policët Robotë të FAKEbook-ut të Mark-ut fusin çdo ditë në burg miliona përdorues të tij

0
313
Mark - Facebook - kallash

Ne kemi parë Twitter dhe Facebook, duke ndërhyrë në mënyrë aktive në këto zgjedhje presidenciale 2020, në një mënyrë, që nuk ka preçedent në historinë e vendit tonë.” – Ted Cruz senatori republikan nga Teksasi

Në shumë raste, kur Mark-u fshin postimet, ai nuk e identifikon kurrë postimin ofendues, dhe fatkeqsisht përdoruesi i FAKEbook nuk mëson kurrë identitetin e postimit misterioz, që e çoi atë në burgun e FAKEbook-ut! Politikat absurde tek FAKEbook, u mundësojnë ngacmuesve të synojnë përdoruesit e tjerë për ngacmim, duke raportuar në mënyrë të rreme fotot, postimet e tyre ose llogarinë e tyre pa u ndëshkuar dhe keshtu viktima dënohet dhe dhunuesi largohet pa pasoja.

Klajd Kapinova

Amendamenti i Parë vlen për qeverinë që shtyp rregullisht Fjalën e Lirë

Dhe kjo ndodh vazhdimisht për shkak se korporatat e shohin Fjalën e Lirë si të pakontrolluar nga ato, të cilën ata e urrejnë. Në vend të kësaj, korporatat preferojnë fjalimin të kontrolluar nga aktorë apo mercenarët e tyre të paguar që papagallëzojnë skenarë dhe propagandë të sprovuar non stop 24/7 pë 365 ditë të vitit. Protesta në forma të ndryshme të popullit amerikan, gjithnjë do të mbështesë të Drejtat e Lirisë së Fjalës, që shtrihen përtej kontrollit të korporatës gjigande.

Askush nuk mund ta mohojë se Facebook-u është bërë sheshi proverbial çensurës në forma nga më të ndryshme, duke shkelur hapur Amendamentin e Parë të Kushtetutës Amerikane dhe asnjëherë nuk është vënë përpara ligjit apo burgut. FAKEbook, edhe pse ka pushtetin e parasë, nuk ka të drejtë të vendosë se kush do të flasë dhe kush do të çensurohet.

Fjala e Lirë, mbështetet në Kushtetutën e shtetit të Kalifornisë, e cila jep të drejta më të mëdha të lirsë së shprehjes ose Fjalës së Lirë, se sa vetë Amendamenti i Parë i Kushtetutës Amerikane.

Kështu Kushtetuta e Kalifornisë i lejon të gjithë personat “të flasin lirisht, të shkruajnë dhe të publikojnë ndjenjat e tij/saj për të gjitha temat[1], ndërsa Amendamenti i Parë frenon qeverinë, Kushtetuta e Kalifornisë fuqizon njerëzit, të flasin lirshëm dhe të publikojnë ndjenjat e tyre për të gjitha temat.

FAKEbook, është një kompani mirëfillt private, me pronarë privatë dhe fitime private, por megjithatë, webfaqja e tyre në internet është një vend strehimi public komunist. Ajo hap kur dyert e tij për publikun e gjerë (dhe për këtë arsye), ata duhet të respektojnë ligjin publik.

Asnjë marrëveshje detyruese nuk ekziston, përveç nëse të dyja palët kanë pëlqimin.[2]Për të krijuar një marrëveshje detyruese, të gjitha palët duhet të bien dakord për të njëjtën gjë.[3]

Kështu për shembull në shtetin e Kalifornisë, palët nuk ranë dakord për asgjë, që do të thotë se nuk ekziston asnjë kontratë, që do të thotë se Scarborough nuk mund të respektojë kushtet e FAKEbook. Kompania e Mrk-ut është falas dhe përdoruesit nuk paguajnë para për të përdorur atë, që do të thotë se nuk ka asnjë detyrim të paguar për të justifikuar ekzistencën e një kontrate në radhë të parë, ku përdoruesit e tij nuk janë klient, por përkundrazi janë gjëja që shitet.

Ligji federal, lejon ISP-të (ofruesit e shërbimeve të internetit), si FAKEbook, YouTube dhe Twitter (sot X), të heqin nga faqet e tyre të internetit disa lloje të përmbajtjes së pakëndshme, (p.sh., të turpshme, të shthurur, të ndyrë, tepër të dhunshme ose ngacmuese). Megjithatë, për të hequr ligjërisht një përmbajtje të tillë, ISP-të duhet të veprojnë me mirëbesim.[4]

Mark-u dhe FAKEbook, po përdor robotë, në vend të njerëzve (dhe nuk do që përdoruesit e saj të jenë robot dhe pyet (teston) mos janë të tillë dhe menjëherë i delete), për të përcaktuar se cilat postime do të censurohen, dhe kjo tregon besim absurd, sepse robotët e Mark-ut nuk mund të kuptojnë çështjet delikate të lirisë së fjalës.

Po ashtu robotët e tij komunikojnë vetëm me përgjigje standarte të pllakave, d.m.th., ata kurrë nuk japin përgjigje specifike për pyetje specifike, dhe kjo tregon abuzimin e tyre me një besim të keq, sepse konsumatorët e tij nuk kanë asnjë mënyrë për të komunikuar me logjikë me robotët idiot të Mark-ut, në lidhje me postimet e diskutueshme.

FAKEbook dhe korporatat e tjera kundërshtojnë Fjalën e Lirë

Kompania e Mark-ut, në mënyrë arbitrare fshin postimet, bazuar në numrin e ankesave (fake) të marra dhe nëse kjo është e vërtetë, atëherë tregon besim absurd, sepse ai e redukton fjalën e lirë në një garë popullariteti. Ai kurrë nuk shpjegon logjikisht se si ose pse një postim i caktuar shkel “standartet” e komunitetit të alienëve Mark-ut me vendbanim në Univers.

Në shumë raste, kur Mark-u fshin postimet, ai nuk e identifikon kurrë postimin ofendues (dhe përdoruesi i FAKEbook), nuk mëson kurrë identitetin e postimit misterioz, që e çoi atë në burgun e Mark-ut!

Robotët jashtëtoksorë të Mark-ut, nuk arrijnë të kuotojnë se cili është ndryshimi midis satirës dhe lajmeve të rreme, duke fshirë postimet që kërkojnë interpretim delikate të çështjeve delikate të lirisë së fjalës.

Kjo i bën përdoruesit të hapin llogari të dyta në FAKEbook, gjë që lejon Mark-un të mburret para investitorëve për llogaritë e “klientëve të rinj” dhe normat artificiale të “rritjes”, ç‘ka do të thotë se FAKEbook shtyp apo dhunon hapur Fjalën e Lirë, vetëm për të bërë para!

Pronari Mark, vepron me keqbesim absurd, sepse ndëshkon përdoruesit me  atë që njihet nga biliona përdorues si Facebook Jail, për të cilin nuk ka asnjë justifikim ligjor dhe ai refuzon të pranojë se standardet e komunitetit të alienëve, duhet të jenë në prapavijë ndaj parimeve të vendosura kushtetuese amerikane!

Asokohe kur i dhanë shumë liri këtij rrjeti në hapat e para, Kongresi (Dhoma e Përfaqsuesve) dhe Senati Amerikan, nuk mendoi kurrë diçka kaq të egër dhe ndeshkuese që po përdor sot masivisht Facebook Jail, ku asnjë ligj amerikan dhe botëror nuk e lejon kompaninë fake të Mark-ut të ndëshkojë përdoruesit e vet, duke pezulluar aftësinë e tyre për të postuar, me një dënim 30-ditor në Facebook Jail.

Në ditët tona, korporatat punësojnë ushtri të mëdha përgjuese sikur të ishin agjentë policorë sekrete, për të qenë në FAKEbook dhe për të formësuar përmbajtjen e debatit publik, duke u ankuar për postimet e konkurrentëve, me shpresën se komapnia e Mark-ut do t’i ndëshkojë konkurrentët me Facebook Jail, duke heshtur kështu konkurrencën.

Amerikanët, janë thellësisht të pakëndshëm me idenë se qeveria ose kompanitë private FAKEbook etj., duhet të luftojnë “dezinformimin”. Si mund të përcaktohet (në biznesin e zbulimit) se kush duhet të përcaktojë se çfarë është ‘dezinformimi’ ose ‘dezinformimi’(!!!???)

Gjatë kësaj kohe FAKEbook, etj., njoftuan një rrjedhë të qëndrueshme politikash për të bllokuar ose kufizuar përhapjen e teorive të konspiracionit dhe dez(keq)informatave të tjera potencialisht të dëmshme. Kështu Mark-u nxori një ndalim (udhër ekzekutiv imponues policor) publikimi për mesazhet, që mohojnë se ka ndodhur Holokausti ebrej dhe reklamat që dekurajojnë apo kundështojnë hapur vaksinimet kundër Covid-19.

Çdo lëvizje çensurë e para programuar, si platforma të mediave sociale, kanë ngritur zemërimin e konservatorëve botërore, të cilët me të drejtë kanë akuzuar prej kohësh kompanitë se i trajtojnë ato në mënyrë të padrejtë.

Zemërimi, arriti një kulm të ri në muajt tetor-nëntor 2020 (në prag të zgjedhjeve presidenciale, për Kongres dhe disa vende në Senatin Amerikan), me presidentin Donald J. Trump dhe aleatët e tij, të cilët me të drejtë kritikuan vendimet absurde të ish boss-it të Twitter (sot X) dhe FAKEbook, për të bllokuar totalisht përhapjen e një historie të verifikuar për Laptop from Hell të Hunter Biden, djalin e kandidatit për president demokrat Joe Biden.

Ne kemi parë Twitter dhe Facebook, duke ndërhyrë në mënyrë aktive në këto zgjedhje presidenciale 2020, në një mënyrë që nuk ka precedent në historinë e vendit tonë,” tha senatori republikan Ted Cruz (Texas).

Përballë çensurës komuniste, me të drejtë  republikanët kanë rinovuar thirrjet për të riparuar Seksionin 230, ligji që mbron kompanitë e teknologjisë nga përgjegjësia për ato që postojnë përdoruesit.

Kompanitë, argumentojnë ata, po veprojnë më shumë si botues politik të majtë sesa platforma të paanshme. Një seancë dëgjimore, në të cilën do të paraqiten CEO-t e Twitter, Facebook dhe Google, është caktuar për vetëm disa ditë para ditës së zgjedhjeve.

Në seancën dëgjimore të Dhomës së Përfaqësuesve, dëshmitarët këmbngulën që të shfuqizohet sa më shpejt neni 230.

Njerëzit, postimet e të cilëve janë hequr nga platformat kryesore e FAKEbook, thonë se po përjashtohen nga kanalet më të rëndësishme të komunikimit të epokës sonë.

Rregullat e tjera absurde, që janë duke u përshtatur për platformat private të internetit, gjithashtu duken si mekanizmat që i mbajnë qeveritë e botës reale përgjegjëse ndaj publikut. Grupet e avokatisë kanë kërkuar apelime ose të drejta të tjera të ngjashme me proçesin e rregullt ligjor për njerëzit e akuzuar, për shkelje të këtyre rregullave.

Ne, duhet t’u kushtojmë vëmendje atyre dallimeve përpara se t’i nxisim platformat të marrin role më të mëdha si arbitra të fjalës dhe informacionit. Ata nuk mund t’i burgosin kundërshtarët, por mund t’i heshtin ata.

Por e njëjta mungesë e llogaridhënies demokratike ose kushtetuese, që i bën platformat aq efektive sa rregullatorët e përmbajtjes, i bën ato shumë të vështira për t’u kufizuar në mënyra të tjera. Versionet e platformës së “proçesit të duhur” ose “ligjeve të diellit” legjislative do të jenë reflektime të zbehta të origjinaleve.

Asokohe ish Twitter (sot X), kërkoj të dhëna publike në rregullat e tij të të folurit, por përdoruesit nuk do të ndikojnë kurrë në ato rregulla ashtu si votuesit ndikojnë në legjislacionin aktual, duke zgjedhur përfaqësues për të shprehur interesat tona dhe duke i larguar ata nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë.

Të drejtat tona, kundër platformave janë, në rastin më të mirë, Bill of Rights Lite

Platformat, iu përgjigjën gjithashtu presionit të jashtëm, duke përfshirë seancën dëgjimore të Senatit. Çdo protestë publike për përhapjen e lajmeve të “rreme” ose gjuhës së urrejtjes i shtyn kompanitë e internetit të marrin më shumë nga fuqitë, që amerikanët dhe qytetarët e demokracive të tjera mohojnë qeveritë e tyre, të ndalojnë Fjalën e Lirë (në kundërshtim me Amendamentin e Parë të Kushtetutës në rastin tonë), të mbajnë përdoruesit nën mbikëqyrje të hapur dhe të përdorin filtra të përmbajtjes algoritmike për të bërë disa gjëra të pahijshme, që fjalë për fjalë nuk mund të thuhen.

Kësisoj, sa më shumë që platformat t’i marrin këto fuqi, aq më shumë duhet të shqetësohemi për faktin se në fakt nuk do të kontrollojmë se si do t’i përdorin ato.

Ne, duhet të jemi realistë se platformat private, fitimprurëse marrin role më të mëdha, në kufizimin e Fjalës së Lirë në internet.

Nuk është rastësi, që sot FAKEbook i Mark Zuckerberg, YouTube i Neal Mohan (sot GEO) dhe Microsoft i Bill Getes (William Henry Gates), të cilët fitojnë një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të tyre në Evropë, po vazhdojnë të zbatojnë standardet evropiane të gjuhës së urrejtjes globalisht edhe në vendet ku Fjala e Lirë është e ligjshme.

Rregullat e platformave formohen gjithashtu nga reklamuesit. Kanali YouTube, rishikoi politikat e tij të përmbajtjes, kur reklamuesit kërcënuan të depërtonin në p.sh. në vitin 2017 dhe regjisorët e vegjël humbën si rezultat të ardhurat nga reklamat. Partnerët e biznesit, mund të ndikojnë në vendimet e platformave për përmbajtjen, dhe po ashtu edhe rivalët e biznesit. Një platformë që i frikësohet shtypit të keq ose pengesave legjislative ka arsye për të qetësuar këdo, që mund t’i bëjë ato gjëra të ndodhin.

Nëse platformat nuk na japin llogari, pse ne duhet t’i inkurajojmë ato të marrin kaq shumë kontroll praktik mbi fjalën e lire!?

Tani fatmirësisht Gjykata më e Lartë e Bashkimit Evropian po shqyrtojnë paditë e përdoruesve nëse FAKEbook duhet të përdorë filtra politik, për të ndaluar përdoruesit që të quajnë një politikan austriak “tradhtar të keq” dhe “fashist”.

Anashkalimi i Amendamentit të Parë, kërkon vendosjen e pushtetit në duart e turpshme të privatëve Big Tech etj.

Daphne Keller, shkruan për platformat e internetit dhe të drejtat e përdoruesve. Ajo është drejtoreshë e përgjegjësisë ndërmjetëse në Qendrën për Internet dhe Shoqëri të Shkollës Juridike të Stanfordit (SHBA) dhe një ish-këshilltare e përgjithshme bashkëpunëtore e Google.[5]

Çensura e vazhdueshme anti-Kushtetuese në FAKEbook është arbitrare dhe kapriçioze

Pavarësisht këmbënguljes, se nuk është një kompani mediatike (lajmesh) dhe nuk është në biznesin e bërjes së gjykimeve editorial (gazetarisë), FAKEbook është shumë i lumtur për të çensuruar, opinionet, statuset, idetë dhe përmbajtjen e krijuar nga përdoruesit e saj. Çensorët e Facebook operojnë nën një petk anonimiteti, pa përgjegjësi ndaj përdoruesve.

Autoçensurë në FAKEbook

A keni provuar ndonjëherë të postoni një koment dhe keni marrë një mesazh duke thënë: “Nuk mund të postosh koment, provo përsëri” (!!!???) ose “Ndodhi një gabim. Provo sërish pas disa minutash” (!!!???), dhe pa marrë parasysh sa kohë prisni, vazhdoni të merrni të njëjtin mesazh gabim. (!!!???)

A ju është refuzuar shpesh herë një postim në FAKEbook, për shkak të një “lidhjeje të pasigurt” (!!!???) apo a ju është refuzuar ndonjëherë një postim në FAKEbook sepse ai ka vendosur që komenti juaj “duket i parëndësishëm ose i papërshtatshëm.” (!!!???)

Kësisoj, mënyra kryesore se si FAKEbook sinjalizon dhe heq përmbajtjen, është nëpërmjet fjalive me përgjigje të parapërgatitura dhe automatizuara. Ashtu si me çdo sistem të automatizuar, që shqyrton përmbajtjen, gjithmonë do të ketë rezultate false, tekste apo imazhe të pafajshme që nxisin çensurën.

Problemi është se FAKEbook çensuron shumë përmbajtje të pafajshme dhe e bën të pamundur arritjen e një njeriu, për të apeluar vendimin e tij.

Pra, nëse shihni “Nëse mendoni se po e shihni gabimisht, ju lutemi na njoftoni”, mbani në mend se pavarësisht se ç’farë shkruani, asnjë njeri nuk do ta lexojë dhe do ta rimendojë. Është vetëm një mënyrë për t’ju bërë të ndiheni më mirë për çensurën e tyre.

Facebook si polic heq postimet tuaja

A jeni njoftuar ndonjëherë nga FAKEbook, se jeni bllokuar nga postimi (!!!???) Më pas, shanset janë që postimi juaj të shkaktojë dikë që vendosi të hakmerret, duke ju raportuar për shkeljen e “Standardeve të Komunitetit të FAKbook-ut” (!!!???)

Me më shumë se 1.7 miliardë njerëz që përdorin rrjetin social çdo muaj, FAKEbook nuk mund të monitorojë gjithçka që kalon në faqen e tij. Kompania ka ekipe njerëzish anembanë globit, të përkushtuar për të kontrolluar FAKEbook-un, por ato ekipe kryesisht mbështeten në “komunitetin” e saj të përdoruesve, për të nxjerrë në pah sjellje të dyshimta.

Dihet se punonjësit e tij janë plotësisht të mbingarkuar nga ankesat e përdoruesve, udhëzimet e tyre për marrjen e përcaktimeve janë të turbullta, në rastin më të mirë dhe ata kanë shumë pak kohë për të vlerësuar vlefshmërinë e ankesave individuale.

Si rezultat, përgjigja e tyre e paracaktuar është pothuajse gjithmonë standarte me heqjen e komenteve dhe pezullimi i komentuesve. Kur përdoruesit pezullohen ose u hiqet përmbajtja, nuk ka shpjegim dhe ata lihen të kuptojnë vetë arsyen pse.

Edhe përmendja e emrit të dikujt tjetër në një postim do të thotë që, nëse komenti raportohet, ai mund të shihet si shkelje e standardeve të komunitetit. (!!!???)

Njerëz të tjerë përdorin në mënyrë rutinore emrin e individit, për mirësjellje kur përgjigjen. Njohja e emrit, është e automatizuar deri në pikën që personi që bën raportimin e abuzimit duhet të ketë vetëm një llogari me të njëjtin emër ose emër të pjesshëm si emri i përmendur në koment, në mënyrë që t’a raportojë atë si një lloj “sulmi personal”, për qëllime të heshtjes së një kundërshtari.

Politikat absurde tek FAKEbook, u mundësojnë ngacmuesve të synojnë përdoruesit e tjerë për ngacmim, duke raportuar në mënyrë të rreme fotot, postimet e tyre ose llogarinë e tyre pa u ndëshkuar dhe keshtu viktima dënohet dhe dhunuesi largohet pa pasoja.

I gjithë sistemi është kaq i paparashikueshëm dhe jokonsistent, saqë është e vështirë të përcaktohet se si të çensurosh veten, kur je në shënjestër të ngacmuesve kibernetikë.

Ndalimet e përkohshme, thjesht vazhdojnë të bëhen më të gjata, pa asnjë mënyrë për të mbrojtur veten nga sulmi derisa të ndaloni plotësisht postimet ose të ndaloheni përgjithmonë.

Nëse ankesat për ju vazhdojnë, FAKEbook do tu bllokojë nga postimi dhe përfundimisht do të ç’aktivizoj dhe fshijë (delete) përfundimisht llogarinë tuaj. Sa kohë zgjat dhe sa ankesa duhen duket se ndryshojnë pak dhe ai nuk arrin të mbrojë përdoruesit e tij kundër ngacmimit kibernetik.

Nuk është çudi pse Facebook është kaq i shpejtë, për të çensuruar përmbajtjen, që disa e konsiderojnë të pakëndshme dhe për të hequr materialet potencialisht të mbrojtura nga të drejtat e autorit.


[1] California. Konst. Art. 1, Sec. 2
[2] Kodi Civil Sec. 1550.
[3] Kodi Civil Sec. 1580.
[4] 47 U.S.C. § 230.
[5] Daphne KellerThe Speech Wars”, një projekt i mbështetur nga Fondacioni Charles Koch, Komiteti i Gazetarëve për Lirinë e Shtypit dhe Instituti Fetzer

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.