PËRRALLAT E EZOPIT

0
Ezopi - skulpturë

Petraq Pali

VIJIMËSI

Nga JANKO LL PALI, “Mesues i Merituar
(Fletore e posacme, me 168 peralla.)

Perkthim-Pershtatje

Parathenie !

– Nuk do ishte nje gje e re dalja ne drite edhe nje here tjater e perrallave te Ezopit. Keto kane nxitur kureshtjen dhe deshiren per t’i perpunuar e per t’i perkthyer kush e di sa njerezve studioze, gjat gjithe shekujve qe kane kaluar qysh nga shekulli VI para E.R, kur Historia permend se Ezopi ka jetuar.
– Keto perralla rrjedhin prej origjine Orientale dhe i atribuohen Ezopit,nje skllavi e mandej te shliruar prej Sinopit te Detit te zi !
– Keto u permbelodhen ne shek e IV para E.R,nga Dhimitri i Falerit ndersa me vone Gabrias’i Grek I nxori te vjersheruara. Perpos ketyre dalin ne drite dhe perrallat e Fedrit, te Lokmanit, versioni Arab shkruar ne Persisht, te kllogjerit Planyd, te shekullit XIV, te cilit i atriubohet versioni i tanishem i perrallave Ezopiane, te Frengut Lafontaine qe arrijti ti beje kryevepren e tij ne XII libra me nje ndryshmeni te mrekullueshme toni, formete Lamotte, te Florianit,Te Gay Anglez, te Gellert Gjerman, te priftit Aubert, te Lessingut, te Florianit, te Arnault, e.t.j.
– Nder neve permenden si levrues te ketyre perallave A Z Cajupi,
– Naim Frasheri, AT Negovani e ndonje tjater Rilindas dhe N Bulka, S Comora nga te rinjte e koheve tona !
– S’eshte pra nje gje e re qe kam menduar te nxjer ne drite, per deri sa kaqe e kaqe te tjere me pare , jane mare me keto Perralla, po, rastesisht me ra ne dore nje tekst i vjeter i ketyre perrallave, botuar ne Veneti me 1918, pas tekstit orgjinal te Fillologut Grek te permendur Aduamandos Korais, te botuar ne fund te shekullit XVIII ne Paris.
– U mora me perkthimin e tyre ne SHQIPEN e sotme, tuke vene ne fund nga nje stofe te vjersheruar per te nxjere anen morale te tyre. I kam perkthyer ne Proze ashtu sic figurojne dhe ne tekstin e vjeter, me qellim qe edhe ne gjuhen t’one te gjendet nje permbeledhje e plote e ketyre perrallave, permbeledhje qe, nuk di se ndodhet ne perkthimet e bera deri tani, qofte ne te kaluaren, qofte ne te kohes se fundit.
– Perkthimi eshte sipas orgjinalit dhe eshte respektuar pak a shume zgjatja e tyre tuke mos shtuar a hequr, me sa ka qene e mundur, asgje qe te mund te beje ndonje ndryshim ne kuptimin e tyre Moralizonjes, a ne nuancen e qellimit qe ndjekin secila.
– Eshte e vertete se, si tekst i shkurter ne fjale po me kuptim te gjere sic jane, mund te ndodhet edhe ndonje qe mund te konsiderohet si e huaje me moralin e ri t’onin, sic jane p.sh ato qe permendin Hyjnit e koheve te kaluara.
– Nuk mendova qe t’i heqja, per arsye se tuke patur disa nga ato Hyjnit si personazhe, vihen me to ne dukje me lehte dobesit qe hasen ne natyren e njeriut si dinakeria -26-,lakemia-29-,injoranca -42-,mendjemadhesia-80-,hipokrizia -94- etj etj. !
– Ne tekstin orgjinal ndodhen 150 peralla, nga te cilat u perkthyen 146 . Ne keto jane shtuar 22 te tjera qe ndodheshin ne tekstin e vjeter nga te Grabionit e qe jane vjersheruar dhe te cilat ashtu te perkthyera me se miri nga Greqishtja e vjeter, i paraqes publikut t’one, tuke dashur te ve edhe une nje kontribut sado te vogel ne pasurimin e thesarit t’one letrar i cili keto kohet e fundit e te reja te Shqiperise Socialiste, kane mar kaqe hov te madh e kaq te mahnitshem.
– Per ndo nje te mete qe mund te ndodhe ne punen time te m’a falin, tuke marre parasysh se eshte fort e veshtire qe te arihet nje fare persosmerie e plote sidomos ne perkthimet qe behen nga gjuhe te ndryshme e me teper kur njera nga keto eshte shume e lashte e qe nuk perdoret me.!

PERKTHYESI Mesues JANKO LL PALI.


BIBILIOGRAFI:
Ezopit Frygian Jeta dhe Peralla
Me miresjelljen e Antonit nga Bizanti
Dhe disa te tjereve te dobishme.

VENETI
Ne Shtypine Nikolla Glikut prej Janine 1918
Diicttionare Grec- Francais i Em. Legrand Garnier Paris 1922
Dicttionarie Francais-Anglais- Francais Mandel 1926
Elino-Angliko- Leksikon I Kontopulos Sideri Athine 1920
Fjalori Frengjisht -Shqip I V Kokones Tirane 1966
Pettit Larousse Illustre Paris 1971.

( Ne arshiven e thesarit qe ka lene Janko LL PALI, gjejme qindra perkthime, kur themi qindra jane qindra, nga me se 8-9 gjuhe te botes, kemi nga Esperanto, Greqisht, te vjeter te rene, Ispanisht, Italisht, Frengjisht, Anglisht, Rusisht, nga Gjermanishtja edhe nga Cekisht, dhe Bullgarisht, ka perkthime, ndersa si perkthimi i perallave te Ezopit, kemi Historia e rvolucionit Francez, ajo e Napolonit, Rubairat, Neco Mukon, e shume te tjere, dhe poete tanet te perkthyer nga Shqipja ne gjuhe tjeter., ai eshte perpjeke qe disa nga keto perkthime te botoheshin dhe nga korespodenca qe kemi Autori- Shteti ky nuk kerkon as nje shperblim (autor) I dhuron …por jo, perpiqeshin te vidhnin e te tjetersonin autoresine…dhe shembella ka…me gjithe ate ja pluhuri po hiqet dhe drita jeshile eshte hapur.

Dielli kur del ngroh gjithe dynjane…po ne vitet e Shqiperise Socjaliste ngroheshin disa e disa te tjere ngordhnin nga ftoma, ndersa dielli i sotem vjen era LIRI-Demokraci, nuk merem fare me politike po ja shikoj qe po te kesh ca pare kushdo mund te botoje , I pelqen lexuesi a si pelqen s’ka rendesi ama je I lire te botosh. !)

Faleminderit per kohen e humbur !
Sinqerisht Petraq Janko Pali
Ne Usa
6/4/03.

  • U kopjua nga orgjinali Hyrja e perkthimit te Perallave te Ezopit, nga im ate Janko Pali. As nje s’ka te drejte te mare autoresine dhe burimin nga u muar –
    (pJp)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.