Përkrahja e spiunëve të Sigurimit

0
Bedri Blloshmi

Nga Bedri BLLOSHMI

Mbasi kisha mbledhur shumë dokumenta arkivorë për Genc Lekën dhe Vilson Blloshmin vendosa të përgatit një libër. Kërkova nga Instituti i Integrimit për të Përndjekurit Politikë që të më ndihmonte për sponsorizimin e librit. Simon Miraka gjithnjë më përgjigjej; “Nuk kemi para prandaj mos eja më për këtë kërkesë”!

Pas ca muajsh mësova se Simoni kishte sponsorizuar librin e një spiuni me damkë, Koçi Petriti, të cilin unë e kisha denoncuar disa herë në media me dokumenta se ky spiun dhe bashkëpunëtor i Sigurimit kishte bërë Akt-Ekspertizën letrare të poezisë “SAHARAJA” të poetit Vilson Blloshmi. E mora atë libër paçavure dhe shkova te drejtori Simon Miraka ku i kërkova llogari pse e kishte sponsorizuar librin e këtij spiuni, ndërsa për Vilsonin dhe Gencin nuk ka para! Ai mbeti pa fjalë! Më pas më tha; “sille ta botojmë librin e dy poetëve”.

Simoni më drejtoi tek një Shtëpi Botuese “Marin Barleti” që ishte në pronësi të Mimoza Ahmetit. Pasi filloi puna për botimin e librit, i them atij që po bënte librin; “a mund të shikoj se çfarë keni radhitur”, por ai më kundërshtoi dhe më tha; “jo tani, në fund do ta shohim”. Unë e kundërshtova, por megjithatë rashë dakord që ta shikoja në fund pasi të radhitje i gjithë libri.

Por çfarë kishte ndodhur? Ai kishte hequr tri Akt-Ekspertizat e poezive të Gencit dhe Vilsonit, pra kishte hequr Diana Çulin, Koçi Petritin dhe Myzafer Xhaxhiun si dhe protokollin e Sekretarit të Parë të Librazhdit, Sotir Koçollari dhe shumë materiale të tjera të Hysni Kapos, Miti Nito, Sako Rama e plot terroristë të tjerë të Komitetit Qëndror, të cilët jepnin porosi dhe kërkonin llogari se çfarë po blehet me “Grupin e Bërzeshtës”?

Mora materialet dhe u larguam bashkë me professor Sadik Bejkon, duke e porositur qe t’i fshinte materialet që kishte në kompjuter dhe të mos botohej ky libër. Ndërkohë, profesor Bejko e përgatit librin për botim dhe u botua me parathënien e shkrimtarit të madh, Ismail Kadare.

Simon Miraka, për të përvetësuar fondin, por edhe i detyruar nga Sigurimi kishte marrë përsipër të mbronte Diana Çulin, Koçi Petritin dhe Myzafer Xhaxhiun dhe e boton librin në fshehtësi. Pas botimit të atij libri paçavure, më njohton një person që rrinte afër Simon Mirakës e ky i fundit kishte botuar librin. Ai më siguroi dy kopje të librit paçavure që kishte botuar Simoni dhe unë hapa një proces gjyqësor. Kjo paçavure ishte pa autor, pas ISBN dhe pa dokumentqat që citova më sipër. Përveç të tjera ai kishte marrë edhe 26 faqe nga libri që kisha botuar unë “Vilsoni dhe Genci” dhe i kishte vendosur në paçavuren që botoi vetë, pra plagjiaturë.

Po ashtu më ra në dorë edhe një kërkesë fallco e bërë nga kunati i Gencit, Bilbil Cami, i cili përpkrahte Simonin dhe se ishte “autorizuar” nga unë për botimin e librit në fjalë. Gjykata dënoi me gjobë Mimoza Ahmetin dhe i kërkoi të të zhdukë të gjithë librin paçavure që kishte botuar.

Ja dhe deklarata fallco e Bilbil Camit
17 korrik 1977 – korrik 2017

40 vjetori i pushkatimit të poetëve të Bërzeshtës, 1977-2017 Korriku si gjithmonë është i nxehtë, por unë asnjë herë nuk e kam lënë pa e përkujtuar këtë datë të tmerrshme në kujtesën time dhe të familjeve Blloshmi dhe Leka.

Në vitin 2017 në Librazhd në organizimin e bërë nga Bashkia orari u la në orën 19:00 për shkak të vapës. Në orën 10:00 para dite më telefonon punonjësi i Dhomës së Kulturës dhe më thotë se, “gjithçka është gati, por është dikush këtu që kërkon të flasë me ju”. I them në rregulll dhe në telefon dëgjoj zërin e Genta Sulës. I them; “yi çfarë do aty?” Ajo më përgjigjet; “kam ardhur për ceremoninë e poetëve, Bedri”! Unë i them; “mirë u takofshim në orën 19:00”.

Organizimi i ceremonisë ishte shumë korrekt. Çdo gjë ishte më së miri, por Genta Sula nuk u pa gjëkundi, me një fjalë nuk mori pjesë në ceremoni, siç edhe pohoi me gojën e vet se kishte ardhur në Librazhd për ceremoninë e poetëve.

Të nesërmen, më 18 korrik gazeta “Panorama” shkruante se, Genta Sula, bashkë me një spiun që mban gjithmonë mbrapa, një prokuror dhe një tjetër që thotë shpesh jam kryetar shoqtae i të burgosurve politikë si dhe ca bij komunistësh, kishin marrë edhe Petrika Lekën, (djali i Gencit) e ca mbeturina të fëlliqura dhe shkojnë tek shtëpia e Gencit në Bërzeshtë e më pas tek shtëpia jonë që kishte 40 vjet e kyçur nga terroristët komunistë dhe Sigurimi i Shtetit, pa dijeninë time që isha i zoti i shtëpisë.

Çfarë kishte ndodhur!

Genta Sula e mashtron Petrikën duke e detyruar që të japë një intervistë në gaztën e lartpërmendur ku midis të tjerash thotë: “Falenderoj zonjën Genta, që sot më dorzoi dosjen e babait (Genc Leka)”. Mbeta pa frymë!

Unë kam hyrë në Arkivë qysh në vitin 1994 dhe kam marrë shumë materiale për Gencin dhe Vilsonin dhe kryesisht dosjen Formulare të Gencit e hapur në 1959 nga Sigurimi, dosja nr.840/1. Po ashtu edhe të Vilsonit me nr.840 që fillonte që nga viti 1963. Këto dhe shumë materiale të tjera si protokolli i samarxhiut Sotir Koçollari, disa shënime nga Komiteti Qëndror i Krimit e plot dokumenta të tjera bëra një libër 600 kopje dhe i shpërndava falas. 20 copë i mori Petrika në Korçë, por edhe Genta Sula e ka një kopje në tavolinën e punës (e kam parë në një rast kur e kam takuar për të marrë dosjen time, të cilën nuk ma dha).

Petrika, jam i sigurtë se nuk e ka lexuar atë libër sepse nuk më tha asnjë fjalë asnjë herë kur jemi takuar. I ngazëllyer nga gëzimi i diskut që i dorëzoi Genta, kur kjo e fundit i tha na thuaj dy fjalë, Petrika duke qeshur me diskun në dorë vazhdoi: “Sot ka ardhur koha që unë t’i fal armiqtë e babait tim që ma vranë”. Fjala dhe interesimi i Gentës ishte që Diana Çuli, ekspertja e poezive të Gencit që e çoi atë në pushkatim të falej publikisht, si shoqe e ngushtë e Gentës, pasi Genta po bën çmos që ta marrë Diana Çulin tek Autoriteti i Shkatërrimit të Dosjeve.

Kur lexova në media broçkullat e Petrikës kam mbetur pa mend. Budallalliqet e këtij jetimi do t’i lexoni vetë, nuk kam koment! Ai pranon të rritet jetim e gjyshja e tij mbeti pa djalë, ndërsa nëna pa bashkëshort, mos më keq, dha shpirt në një kthinë në Korçë e vetmuar. Nëna e Gencit dha shpirt në Librazhd nën kujdesin e djalit të dhëndrrit bashkëpunëtor Sigurimi me pseudonimin ”Xhami”, kur ta lexoni dëshminë e tij do të shikoni se si ka shpifur për Genc Lekën. Ndërsa bshkëshortja e Gencit mori dy fëmijët nën sqetull dhe u zhduk për gjithë natën dhe nuk u kthye kurrë më në Bërzeshtë.

I kërkova Petrikës të më jepte diskun e dosjes së Gencit, por ai më tha; “jo Bedri sepse më ka porositur Genta që të mos e shohë as një njeri se përndryshe do të mbash përgjegjësi ligjore”. Që nga ajo kohë unë nuk e kam takuar më Petrikën, as kur ndërroi jetë nuk isha në varrim. Por te varri i Gencit që është në krah të Vilsonit shkova dhe ja rrëfeva Gencit se çfarë kishte ndodhur me të birin.

Nga Bedri Blloshmi.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.