Pabesinë e kanë në gjak

0
Thashetheme

Në këtë moment më lindi ideja
Të shkruaj ca vargje për familjen (Rrugeja)
Dhe kur më vjen mua frymëzimi
Dridhet lindja dhe perendimi

Si poet jam më i miri
Sonte më dha zemër (Shekspiri)
Kam diçka sonte në mëndje
Ndaj më kushtoni pak vëmëndje

Kam kuptuar dhe konstatuar
Disa spiuna të maskuar
Që shtiren si miq në familjen (Rrugeja)
Ah mor zot si nuk i vret rrufeja

25 marsi është ditë gëzimi
Por këto spiuna është ditë mallkimi
Shumë urrejtje paskeni pasur
O të pabesë dhe cipë plasur

Familja (Rrugeja) me shpirt ju fton
Por ju të pabesë jeni me mision
Bëni gjasme sikur i doni
Por ju sulmoni dhe provokoni

Familja (Rrugeja) ju fton në gëzime
Dhe ju bëni provokime
Ju të pabesë mundoheni kot
Se syrit tim nuk i shpëtoni dot

Unë i shoh gjërat me detajë
Ju s’ka mortje që tu shpërlajë
Ju tinzarë dhe dredharakë
Nuk jeni trima por frikacakë

Jeni skutha të djallëzuar
Që veç rrini duke përgjuar
Si imoralë ju vëzhgoni
Nga këmbët e grave ju shikoni

Ju kam kuptuar dhe psikologjisur
Jeni ordinerë dhe brekë grisur
Mbani vesh more plehra
Me ju nuk flliqet as kolera

Po ju përgjigjem more bastardë
Me monedhë të barabartë
Me aq sa shkrova e keni hak
S’e pabasinë e keni në gjak

(Autori i poezisë)
(Leonardo Nika)
(Datë 22 qershor 2024)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.