ORA E ATDHEUT
Sa jetë ka dielli, sa jetë ka toka
aq jetë do të ketë e imja Kosova
sa jetë kanë stinët, buka në ara
aq jetë do të ketë gjuha dhe fjala.
Flamur shqiptar, flamur kuq e zi
kam dhe pak gjak të të këndoj ty!
Çështje e tokave nuk ka mbaruar
Nënë e tokës, asgjë s’ka skaduar.
Nëpër epoka ne jemi zvogëluar
asnjë Evropë nuk na ka trajtuar
Sa jetë ka dielli, sa jetë ka deheu
aq jetë do të ketë ora e mendimit
aq jetë do të ketë ora së ardhmes.
Jemi të fortë sa toka dhe hënat
jemi të fortë sa gjaku i të rënëve,
Atdhe, për ty çdo herë jam i yti
të këndoj me sa fuqi më jep jeta.
O flamur dardan, flamur kuq e zi
pyes, ku është Olimp i Atdheut,
kjo pikë gjaku s’është pa jehonë!
Atdhe, është ora e përbashkimit
ora e dalëzotve të lirisë së vendit
ora e pasioneve të herojve tanë
ora e kahes në të cilën jetojmë!…
Atdhe Geci