Dje u zbulua shtatorja e Skënderbeut në Gjakovë. Gjest për t’u lavdëruar me prezencën e përhershme historike të heroit tonë.
Por vërejtje të panumërta, ka shfaqur “Art Critic”.
“Skulptura si art tredimensional fokusohet te pjesa anatomike, proporcionet, gjesti, ngjashmëria, drita, hija. Ketë rast ana estetike lë hapësirë për të kritikuar. Trupi i heroit i cili qëndron i ulur në kalë. Nga beli e sipër proporcionalisht trupi i tij është shumë i madh në raport me pjesën e poshtme të trupit. Nëse do fokusohej skulptori në përmasat e vogla trupore të tij duke filluar nga koka, qafa, gjoksi, krahët, gjunjët, pulpat e këmbëve dhe shputat. Të jenë në harmoni pjesët njëra me tjetrën jo sikur në këtë rast pjesa sipër e trupit duket si e pavarur(krahët, gjoksi i madh, gjunjët e shkurtër në tërësi këmbët).
Nëse analizohet ngjashmëria e heroit, ngjashmëritë bazohen në fakte të ndryshme historike. Në këtë rast më shumë skulptori fokusohet te punimi i muskujve të kalit, dhe në plan më në rregull e vë strukturën e kalit se të heroit. Këllëfi i shpatës shumë i madh në raport me trupin e heroit. Nëse analizojmë këmbët e kalit para dhe ato prapa nuk janë në harmoni me lëvizjen (janë të pa koordinuara) pra ecje e kalit dhe të bërit hapin para me këmbë përpara nuk ndërlidhet sepse të paktën njëra nga këmbët prapa duhet të jetë paksa e lakuar tek gjuri derisa ecja e kalit mbas ligjit të vepruarit duhej ta bënte një gjë të tillë.
Duhet të ngritët pyetja se figurat e shquara si në ketë rast heroi jonë madhështor Skënderbeu a duhet të punohet me profesional? A duhet të filtrohen bucetat nga komisionet profesionale? Duhet shumë kujdes për shtatoret në hapësirat publike veçanërisht për figurat historike, sepse çdo gjeneratë mbas këtij imazhi krijon një pasqyrë në mendje”, thuhet në reagimin e tyre.
Një kritikë më vend. Tani e shiqova më kujdës dhe verejta defekte tek skulptura.
Disi po shpejtojmë, por kur po e realizojmë po i bim pishman.
Figurat e heronjeve nuk duhet çoroditur. Skulptori ka lëshuar shumë gabime çfarë “Art kritik” ka gjetë.
Ka qenë e nevojshme para se të kryhet të konsultohen mjeshtrit e skulpturës.
Kosova po mbushet më plot skulptura nga skulptoret pa përvojë, ose po i punojnë për çmime të ulta dhe pa kritere.
U gëzova kur lexova se në Gjakovë u vëndos busti i Skendërbeut, mendova kur të jam në Kosovë ta vizitoj. Tani u zhgnjeva.