Etimologjia e emrit palestinë
Në këtë rast trajtoj aspekte historike-ushtarake-juridike dhe diplomatike, që kanë të bëjnë vetëm me ndikimin e drejtëpërdrejtë në etimologjinë e emrit palestinë. Judea për herë të parë u vasalizu nga Perandoria Romake në vitin 63 para Krishtit.[1] Hebrenjët ishin përfshirë në një seri luftërash kundër Perandorisë Romake, në mes viteve 66 dhe 135 të Erës tonë,[2] e që Lufta e I hebrejo-romake, ishte në vitet 66-73, e cila rezultoi me shktaërrimin nga romakët të Tempullit të II të Jerusalemit,[3] si dhe Lufta e II e njohur si Revolta Bar Kokhba ndodhi në vitet 132-136 te Erës tonë, që përpiqeshin për ta rikrijuar shtetin e tyre të Judesë.
Mirëpo Romakët posa e mposhtën kryengritjen, shumicën e hebrenjëve të Judesë, i vranë ose i shpërngulën dhe një numër të madh e shitën si skllevër si dhe shpopulluan rrethinat e Jerusalemit.[4] Perandori Romak Hadriani, përcaktoi revoltën e hebrenjëve të Judesë si nacionalizëm dhe e ndryshoi emrin e Judesë në Palestina Siriane ose Palestina romake,[5] madje disa studiues sugjerojnë se këtë perandori Hadrian e kishte bërë në shenjë ndëshkimi kundër Hebrenjëve,[6] por ka studiues që e kundërshtojnë këtë.[7] Derisa i populloi me veteran romak,[8] derisa pronat hebreje i kishte konfiskuar,[9] por kishin emigruar në këto territore edhe popullata nga rrethinat përfshirë edhe nga fqinjët e tyre nga Arabia, Siria, Fenikia etj,[10] kurse numri i popullatës hebreje dukshëm u zvogëlu pas revoltës Bar Kokhba,[11] gjegjësisht drastikisht ishte ndryshuar, e që hebrenjët pothuajse ishin zhdukur.[12]
Emërtimi Palestinë u përdorë nga Grekët, për shekuj të tërë,[13] derisa termi i mëparshëm, ishte tërësisht term etnik për Hebrenjët(Judea), termi Palestinë, ishte tërësisht term gjeografik e aspak etnik- Palestina Siriane.[14] Por sipas disa burimeve emri i ndryshuar rezultoi nga shfaqja e provincës së Judesë në vitin 132 pas Krishtit brenda provincës më të madhe të “Palestinës Siriane”.[15] Në vitin 358 pas Krishtit, pas kryengritjes ekonomike, provinca ishte ndarë në njësi më të vogla, e që këto i përkisnin Arabisë dhe ishin transform në provinca të ndara si Palestina Salutaris( ose Tertia),[16] Palestina Prima,[17] kurse rreth vitit 400 pas Krishtit, ishte ndarë nga Palestina Prima edhe në Palestina Secunda.[18] Këto ndarje madje ishin bvërë në kohën e perandorit romak Dioklecianit( 284-305).[19]
A ka apo jo komb a etni “palestineze”
Janë të pakët popujt, që nuk kanë një histori të tyre. P.sh: Egjiptianët kanë histori që nga mileniumet 3-1 para Krishtit, ngjajshëm edhe hebrenjët, e popuj të tjerë të Lindjes së Mesme. Mirëpo deri vonë, pas 1967-ës gjegjësisht 1988-ës, popullata islame e Izraelit filloi të emërtohej nga arabët me emërtimin “Palestinez.” Pra mund të kuptohet që kurrë më parë kjo popullatë nuk ishte komb, etni a bashkësi e veçantë gjuhësore( grup që kanë një gjuhë të veçantë) në vete, e kurrë nuk pati histori. Palestina si koncept nacional dhe politiko-juridik nuk ekziston as sot, siç nuk ka ekzistuar asnjëherë, por është koncept tërësisht gjeografik. Derisa edhe si problem dhe konflikt politiko-ushtarak as sot nuk është thjeshtë problem i popullatës muslimane të Izraelit, por plotësisht është problem islamiko-ortodoks.
Kjo mund të argumentohet lehtësisht edhe me rastin e fundit, që më agresionin terrorist isislamik të Hamasit, të urdhëruar nga Terror-rusia, e që nuk kishte asgjë të bënte me qëllime, objektiva politike a luftarake terroriste të Hamasit. Pavarësisht se në dekadat e fundit, mbështetësit e konceptit të kombit palestinez, pretendojnë dhe përpiqen që të gjithë arabët e Izraelit rrjedhimisht të gjithë muslimanët në këtë shtet, t’i identifikojnë me kombin inekzistent palestinez. Natyrisht edhe sot, siç i tërë konflikti izraelito-palestinez, është ndeshje e lindjes kundër perëndimit, gjegjësisht e bllokut islamo-ortodoks kundër krishterimit perëndimor dhe hebraizmit. Luajnë me muslimanët e Izraelit, sidomos bota arabe më konkretisht disa nga shtetet arabe dhe islamike, pa përjashtuar këtu përmes pan-arabizmit dhe pan-islamizmi e gjithashtu edhe përmes neo-otomanizmit.
Këto shtete keqpërdorin dhe nxisin organizatat radikale, ekstremiste dhe terroriste islamike të arabëve të Izraelit, gjoja për t’i mbështetur ato, por që në fund të fundit, shihen qartazi që ata keqpërdoren për qëllime ekspanisoniste( p.sh: keqpërdorimi nga Turqia, Irani, Egjipti, e në fund të të gjithë këtyre qëndron Rusia, që drejtëpërdrejtë tek terroristët e Hamasit si dhe tërthorazi përmes Iranit, ndikon në Hamas dhe në shumicën e organizatave terroroiste isislamike të muslimanëve të Izraelit). Konflikti izraelito-“palestinez” nuk është aspak konflikt i vërtetë politik, historik, ekoniomik, diplomatik, ushtarak etj mes arabëve-muslimanëve të Izraelit dhe shtetit izraelit. Siç as sulmi terrorist masiv, i 7 tetorit 2023, nuk ishte i ideuar, urdhëruar nga Hamasi dhe muslimanët as të Izraelit e as të rajonit, por kryekëput i urdhëruar nga Putini.
Popullata muslimane e Izraelit
Sipas statistikave të burimeve palestineze, në territorin izraelit të Palestinës, të vitit 2017, jepnin shifrën prej 4.780.978 palestinez,[20] prej të cilëve 2.881.687 në Bregun Perëndimor,[21] kurse në Rripin e Gazës 1.899.291 palestinez.[22] Në këtë rast duhet të kuptojmë që termi palestinez përfshinë të gjithë arabët që me vendbanim në territorin izraelit, e të cilët nuk kanë as lidhje kombetare a etnike të njejtë, p.sh: arabët e Gazës jnë kryesisht egjiptian, kurse arabët e Bregut Perëndimor janë kryesisht Jordanez. E që vetëm pas vitit 1988, filluan ta quanin veten Palestinez, kurse më parë aspironin shkëputje nga Izraeli për t’u bashku me shtetet e tyre amë( Gaza që t’i bashkohej Egjiptit, Bregu Perëndimor që t’i bashkohej Jordanisë).
Kurse sipas Byros Qendrore e Statistikave të Izraelit, vlerësohet se në total popullata arabe në territorin izraelit, përfshirë në Izrael, Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës janë 5.79 milion në vitin 2017,[23] prej të cilëve 2.16 milon jetojnë në Bregun Perëndimor, 1.84 milion arab jetojnë në Izrael dhe 1.79 milion jetojnë në Rripin e Gazës.[24]
Në “Territoret Palestineze” rreth 86% janë arab, që predominojnë sunitët, rreth 13% janë hebrenj dhe të tjerë janë më shumë se 1%.[25]
Kurse sipas statistikave “palestineze,” ka 3.935.249 milion banorë më 2009, me dendësi 654 capita per km² prej të cilëve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem 433 capita per km² kurse në Rripin e Gazës prej 4.073 capita per km².[26] Sipas OKB-së, popullata e “shtetit të Palestinës” ishte rreth 4.9 milion, për vitin 2017, e që dendësia vlerësohej prej 817 capita për km².[27]
Etnogjeneza e popullatës së sotme “palestineze”
Duke shqyrtuar të gjitha periudhat historike, mund të vijmë në përfundimin që popullata e sotme “palestineze” në Izrael, është me etnogjenezë heterogjene, pra nuk ka një etni, komb, gjuhë, prejardhje të njejtë. Prandaj përfundimi mund të nxjerret lehtas, që etnogjeneza e kësaj popullate është:
- Popullata etnike, kombëtare e gjuhësore fqinje, si egjiptiane( në Gazë), e cila popullatë u vendos gjatë pushtimit të Egjiptit të lashtë por edhe më pas, kurse popullata jordaneze në Bregun Perëndimor. Por të cilat u islamizuan nga Perandoria arabe e Muhamedit apo Perandoria Osmane etj. Madje një pjesë e popullatës së këtyre vendeve( Gazës dhe Bregut Perëndimor) edhe sot e konsiderojnë veten me etni, komb a prejardhje nga Egjipti respektivisht Jordania.
- Popullatat beduine, që u sollën në periudha të ndryshme të historisë. Vendosjet e këtyre popullatave ishin qoftë në formë të organizuar nga Perandoria arabe e Muhamedit. Po ashtu edhe nga Perandoria Osmane a Sulltanati Mameluk a edhe ajo romake.
- Vendosjet e më vonshme të popullatave arabe, të shtyera nga shtetet fqinje arabe, kundër politikave atdhetare.
- Vendosjet individuale dhe grupore të besimtarëve fanatik, radikal e ekstremist islamik, e në fund edhe vendosja e tregëtarëve islam.
- Ka fise hebreje që janë islamizu dhe më pas janë tjetërësu në identitetin e ri, duke u arabizu-“palestinizu.”
Që në kohën e hekurit, popullata në territorin Izraelit të Palestinës, nuk kaloi më shumë se 1 milion, kurse në periudhën Romake dhe Bizantine popullata vlerësohej që ishte mes 1 milion deri 1.25 milion.[28]
- Duhet pasur parasysh që arabizimi dhe islamizimi i kombeve dhe etnive të tjera, është dukuri hegjemoiste teologjike islamike, që ka rrënjë të thella dhe që daton që nga shpikja e islamit, prej Muhamedit. Besimtari islam e ka të vështirë edhe në ditët e sotme, që ta bëjë ndarjen mes kombit dhe fesë, gjegjësisht një ndarje e tillë në jopak interpretime islamike cilësohet si herezi. Madje besimtari islam shkrin kombin, etninë e tij, në “kombin” gjegjesisht kombin fetar musliman. Duke filluar nga ambicjet dhe projektet e perandorit Muhamed të Perandorisë Arabe, për pushtimin edhe në drejtim të provincës romake të Sirisë Palestineze, pushtimet e arabëve islamik dhe mposhtjes së regjimit Bizantin, domosdo kuptohet që edhe arabizimi dhe islamizimi i këtij territori, do rrjedhë si pasojë.
- Procesi i arabizimit dhe islamizimit në territorin izraelit, kishte marr vrull dhe ishte shtyllë e politikës ekspansioniste dhe shoveniste e dinastisë Umajade(661-774), e që ishte e rëndësishme për luftën kundër Gadishullit arab dhe Irakut dhe konvertimet në islamizëm dhe ardhjet e fiseve nga shkretëtira, ndryshuan karakterin etnik, nacional e fetar të banorëve të Izraelit, duke i bërë predominues muslimanët dhe arabofolësit.[29] Kurse prej fundit të shekullit XII, muslimanët u bënë shumicë në territorin izraelit,[30] pa asnjë mëdyshje kuptohet se nën pushtimin e cilës perandori, u bë kjo shumicë muslimane. Pra palestinezët, pretendohet se janë edhe me origjinë hebreje që janë konvertuar në të krishter dhe musliman nga pushtuesit Bizantin dhe Arab, Mameluk dhe Osman si dhe të krishter të vendosur nga perandoria Bizantine, ashtu edhe arab të vendosur nga pushtimet islame.[31]
Foto 1. Tregohet popullata në bazë të përcaktimit fetar, prej nga mund të interpretohet përafërsisht, që me besimtarë hebre, aludohet në popullatën e kombit hebre, derisa me besimtarë musliman, mund të aludohet përafrsisht në popullatat e etnive të ndryshme arabe dhe joarabe.[32]
Nga e gjithë këto dhe faktet të tjera, mund të kuptohet që popullatat ardhacake muslimane të Izraelit, që janë me origjina të ndryshme etnike, kombëtare, gjuhësore. Por që problemi inekzistent “palestinez” ka lindur nga shpërbërja e Perandorisë Osmane më 1914, e që ky problem i tillë mbahet në jetë, vetëm nga panislamizmi, panarabizmi dhe pansllavizmi rus. Natyrisht me rënijen e Terror-rusisë, vetëkuptohet që edhe terrorizmi islamik, vehabizmi dhe pothuajse të gjitha fraksionet radikale, ekstremiste e terroriste islamike, pastaj edhe ato anarkiste e majtiste, përfshirë edhe problemi artificial “palestinez” do përfundojnë.
Më: 28.08.2024
Skender Jashari ish i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.
[1] Dictionary of New Testament Background, A Compendium of Contemporary Biblical Scholarship, Editors:Craig A. Evans, Stanley E. Porter, 2010, faqe 620.
[2] The Jewish Revolts Against Rome, A.D. 66–135: A Military Analysis, J.J. Bloom, 2010, McFarland.
[3] “A History of the Jewish War, AD 66–74”, Ursula Westwood, (2017-04-01), Journal of Jewish Studies. 68 (1): 189–193.
[4] “Rural Monasticism as a Key Element in the Christianization of Byzantine Palestine”, Doron Bar, (2005), The Harvard Theological Review, 98 (1): 49–65; “Political, social, and economic life in the Land of Israel, Seth Schwartz, Steven T. Katz, (2006), 66–c;”The Cambridge History of Judaism: Volume 4: The Late Roman-Rabbinic Period, The Cambridge History of Judaism, Cambridge: Cambridge University Press, vol. 4, faqe 36–37; The Essenes, the Scrolls, and the Dead Sea, J. E. Taylor, (15 Nëntor 2012), Oxford University Press, faqe 243.
[5] A History of the Jewish People, H.H. Ben-Sasson, Harvard University Press, 1976, faqe 334; Portraits of Jesus, A Reading Guide, Robert Imperato, 2022, faqe 23; A History of the Jewish People, Abraham Malamat, 1976, faqe 334; The archaeology of Ancient Judea and Palestine, Ariel Lewin, Getty Publications, 2005, faqe 33.
[6] Dio’s Roman History, Volume VIII, Books 61-70, Dio Cassius, World: Loeb Classical Library, (1927), faqe 447;
A History of the Jewish People, H.H. Ben-Sasson, Harvard University Press, 1976, faqe 334; The archaeology of Ancient Judea and Palestine, Ariel Lewin, Getty Publications, 2005, faqe 33; Orte und Landschaften der Bibel. Ein Handbuch und Studien-Reiseführer zum Heiligen Land, Othmar Keel, Max Küchler, Christoph Uehlinger, Band 1: Geographisch-geschichtliche Landeskunde, Vandenhoeck & Ruprecht, Göttingen, 1984, S. 279 f;
The Early History of Israel, Roland de Vaux, 1978, faqe 2.
[7] “When Palestine Meant Israel”, David Jacobson, (2001), Biblical Archaeology Review, 27 (3), faqe 44-45; “Herodotus’ Description of the East Mediterranean Coast”, Anson F. Rainey (Shkurt 2001), Bulletin of the American Schools of Oriental Research, The University of Chicago Press on behalf of The American Schools of Oriental Research, 321 (321): 57–63.
[8] “A Rock-Cut Burial Cave from the Roman Period at Beit Nattif, Judaean Foothills” Boaz Zissu, Eitan Klein, (PDF), Israel Exploration Journal, (2011) 61 (2): 196–216; “Rural Monasticism as a Key Element in the Christianization of Byzantine Palestine”, Doron Bar, The Harvard Theological Review,(2005), 98 (1): 49–65.
[9] Were There Villages in Jerusalem’s Hinterland During the Byzantine Period? J.Seligman, (2019). In. Between Sea and Desert: On Kings, Nomads, Cities and Monks. Essays in Honor of Joseph Patrich. Peleg- Barkat O. et.al. (Eds.), Jerusalem; Tzemach, faqe 167-179.
[10] “The Origins of the Rural Settlers in Judean Mountains and Foothills during the Late Roman Period”, E, Klein, 2010, In: New Studies on Jerusalem, Vol. 16, E. Baruch, A. Levy-Reifer dhe A. Faust (eds.), Ramat-Gan, faqe 321-350.
[11] Between Rome and Babylon: Studies in Jewish Leadership and Society. A’haron Oppenheimer and Nili Oppenheimer, Mohr Siebeck, 2005, faqe 2.
[12] “Cassius Dio’s figures for the demographic consequences of the Bar Kokhba War: Exaggeration or reliable account?”. Dvir Raviv, Chaim Ben David, (2021-05-27). Journal of Roman Archaeology. 34 (2): 585–607.
[13] “When Palestine Meant Israel”, David Jacobson, Biblical Archaeology Review, (2001), 27 (3), faqe 44-45.
[14] Conflict in Ancient Greece and Rome [3 Volumes], The Definitive Political, Social, and Military Encyclopedia, Editors:Douglas Kelly, Iain Spence, Peter Londey, Sara Elise Phang, 2016, faqe 982; Hadrian and the Cities of the Roman Empire, Mary T. Boatwright, 2018, faqe 172; History of the World Map by Map, Publisher:Dorling Kindersley Limited, 2023, faqe 47.
[15] The Languages of the Jews: A Sociolinguistic History, Bernard Spolsky, 2014, faqe 64; Holman Illustrated Bible Dictionary, Chad Brand, Eric Mitchell, Holman Reference Editorial Staff, 2015, faqe 1208.
[16] “Palaestina Salutaris (Tertia) and Its Capital”. YARON DAN, Israel Exploration Journa l(1982).32 (2/3): 134–135.
[17] Palaestina Salutaris (Tertia) and its Capital. Yaron Dan. In: Israel Exploration Journal. Band 32, Nummer 2/3, 1982, S. 134–137.
[18] An Introduction to Late Antique Epigraphy in the Holy Land, Leah Di Segni, 2022, faqe 197.
[19] A History of the Jewish People, H. H. Ben-Sasson, Harvard University Press, 1976, faqe 351.
[20] https://www.pcbs.gov.ps/Downloads/book2364-1.pdf, (qasur më 20.07.2024),faqe 10,33, 64.
[21] Po aty.
[22] https://www.pcbs.gov.ps/Downloads/book2364-1.pdf, (qasur më 20.07.2024),faqe 10, 33, 81.
[23] “Population of Israel on the Eve of 2018 – 8.8 Million”. Press Release. Israel Central Bureau of Statistics. 31 dhjetor 2017; “CIA – The World Factbook: West Bank”. Cia.gov.
[24] “Population of Israel on the Eve of 2018 – 8.8 Million”. Press Release. Israel Central Bureau of Statistics. 31 dhjetor 2017; “CIA – The World Factbook: West Bank”. Cia.gov.
[25][25] “CIA – The World Factbook: West Bank”. Cia.gov.
[26] Palestine in Figures 2009 Palestinian Central Bureau of Statistics, maj 2010, faqe 9.
[27] “State of Palestine – General Information”. data.un.org. United Nations.( online në: http://data.un.org/en/iso/ps.html)(qasur më 20.07.2024).
[28] The Population of Iron Age Palestine in the Light of a Sample Analysis of Urban Plans, Areas, and Population Density, Yigal Shiloh, Bulletin of the American Schools of Oriental Research, No. 239, faqe 33, 1980.
[29] Historic Palestine, Israel, and the Emerging Palestinian Autonomous Areas, Laura Etheredge, Middle East Geography, 2011, faqe 40.
[30] https://pdfs.semanticscholar.org/37f9/76b1ef3efc9d44daa3f00846f6ec06905efe.pdf, (qasur më 20.07.2024), faqe 5.
[31] A History of Palestine, 634–1099. Moshe Gil, [1983] 1997. Cambridge University Press, faqe 222–223.
[32] https://pdfs.semanticscholar.org/37f9/76b1ef3efc9d44daa3f00846f6ec06905efe.pdf, (qasur më 20.07.2024), faqe 5.