Më rastin e 80 – vjetorit të themelimit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit më, 16 shtator 1943 nën organizimin e katër shoqatave dhe dy misioneve katolike shqiptare: Shoqata e Intelektualeve Shqiptar “ Trojet e Arbrit“-Prishtinë; Misioni Katolik Shqiptar “ Nëna Tereze“ në Aarau; Shoqata Bamirëse Kulturore “ Sali Çekaj “ Zvicërr ; Misioni Katolik Shqiptar Luzern ; Shoqata “Bashkimi i Intelektualeve Shqiptarë në Zvicërr“ dhe Shoqata Humanitare Bamirëse ”Nënë Tereza” në Zvicër mbahet Akademia përkujtimore dhe dy përurimet shkencore: ” Masakrat dhe krimet serbe, malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare 1912-1944 ” ( I ) dhe ”Masakrat dhe krimet serbe, malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare 1945-1999 ” ( II ).
Në këtë akademi do të bëhët edhe shpërndarja e Mirënjohjeve për të gjithë ata që e kanë përkrahur financiarisht Shoqatën “ Trojet e Arbrit“ për Monumentin e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut që u vendos në qytetin e Prizenit më, 28 nëntor 2020. Gjithashtu do të shfaqet edhe Filmi Dokumentar për Lidhjen e Dytë të Prizrenit.
Shoqata “Trojet e Arbrit“ do t´iu bëj thirrje pjesëmarreëve si dhe shqiptarëve te tjerë në Zvicërr dhe vende të tjera të Evropës për përkrahjen e projektit të monumentit të Kapidan dr.Mark Gjon Markut që do të vendosët në Shkodër.
Akademia përkujtimore dhe përurimi i dy librave mbahët më datë, 16 shtator 2023 dhe fillon në orën 15:00, në sallën e Misionit Katolik Shqiptar në Luzern në adresën: Rodteggstrasse 6, CH-6005 Luzern.
Ju Mirëpresin!
Shoqata e Intelektualeve Shqiptar “ Trojet e Arbrit“ – Prishtinë;
Misioni Katolik Shqiptar “ Nëna Tereze“ në Aarau;
Shoqata Bamirëse Kulturore “ Sali Çekaj “Zvicërr;
Misioni Katolik Shqiptar Luzern;
Shoqata “Bashkimi i Intelektualeve Shqiptarë në Zvicërr“ dhe
Shoqata Humanitare Bamirëse ”Nënë Tereza” në Zvicër.