Bajram Kabashi
Vërtetë 3 dhe 4 shkurti i vitit 2000 e paraqet një kohë të zezë për Kosovën, pasi që nga pjesa e Mitrovicës, matanë Lumit Ibër, u vranë dhjetë shqiptarë dhe u shpërngulën me dhunë pothuaj 12 mijë veta, madje disa të tjerë thonë 15 mijë veta.
Sidoqoftë me shpërnguljen e tillë masive të shqiptarëve nga ana e strukturave shtetërore të Serbisë brenda asaj pjese të Kosovës, u bë spastrimi më i madh etnik dhe ndryshimi i plotë demografik i strukturës etnike në atë pjesë të qytetit të Mitrovicës.
Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i pjesës jugore të Mitrovicës, Bedri Hamza (PDK), sot pothuaj për herën e parë pas 22 vitesh i pritën familjarët e disa nga të vrarët në masakrën e asaj kohe.
Më bëri përshtypje ky mendim i Bedri Hamzës, kur: “… i siguroi familjarët se në shenjë respekti e kujtimi për këtë masakër, do të vendoset një pllakë përkujtimore, me një proces gjithëpërfshirës e bashkëpunues. Kjo pllakë, e cila nuk do të jetë vetëm një njohje e kësaj tragjedie por edhe dëshmi e rrëfim për gjeneratat e reja.”
Jo i nderuari bedri Hamza, jo! Jo, z. Kryeministër Kurti!
“Pllaka përkujtimore“, mund të vij e fundit, pasi me rëndësi jetike për Kosovën është përgatitja për kthimin e të gjithë banorëve të shpërngulur shqiptarë në atë pjesë të qytetit sikurse edhe të serbëve që duan të kthehen në vendet ku i kanë pronat e veta në pjesë të ndryshme të Kosovës.
“Pllaka përkujtimore” prodhon vetëm histori e kujtime për një taë kaluar, ndërsa me rëndësi është kthimi i banorëve në vendin e vet prej nga janë dëbuar me dhunë.