Letër të hapur të gjitha shoqatave
Shoqata shqiptare “Dardania”, në bashkëpunim me KSHA në Çikago, kishin bërë të gjitha përgatitjet për festimin e ditës së pavarësisë së Kosovës(të shunën, më 13 shkurt 2026) në një ambient të bukur “Chateau Ritz” në ballë të sallë flamuri madhështor i Republikës së Kosovës.
Në sallë veprimtarët e kryenin e punët sipas programit festiv dhe, me padurim prisnim të vinte avokati dhe heroi i lirisë së Kosovës, ambasadori William G. Walker si dhe drejtuesit e Konsullatës së Kosovës në Iowa, Drilon Zogaj dhe Fatmir Rrahmanj. Në ekranin në ballë të sallës,dëgjohej një muzitkë e lehtë dhe,lëviznin emrat e biznismenëve shqiptarë në përkrahje të festës së lirisë, të demokracisë dhe të frymës kombëtare, ëndrra shekullore e brezave për Kosovën në tokën dhe para diellit e lirë.
Kryetari i shoqatës “Dardania” Fatos Brahimi dhe kryetari i KSHA-së Edon Shaqiri, bisedonin rreth programit dhe pritja e musafirëve të ftuar. Në sallë hynin shqiptarët të veshur kuq e zi, fëmijët e vegjël bënin lojën e tyre, tovolina e nderit u plotësua kur erdhi përmes duartrokitjeve, miku i shqiptarëve dhe, njeriu përballë makinerisë ushtarako-policore të Serbisë, që, mos të ishte William G. Walker, masakra e gjenocidit në Reçak të Shtimës, do të mbullohej e do të fshihej nga toka përmes logjistikës ushtarako-policore e njohur nga shqiptarët në Kosovë, qysh nga pushtimet e Serbisë.
Takim i ngrohtë me Walker dhe mosha e shtyer nuk e kishte penguar që të marrë udhë për Çikago për të takuar shqiptarët në festën e lirisë së Kosovës. Në sallë hynin shqiptarët krejt shënd e verë për festën e pavarësië të shtetit të Kosovës. Flisnin dhe kishte shtrengim të duarëve vëllazëore,si e do rendi e tradita shqiptare që është ruajtur në Amerikë. Miku i shtrenjtë Walker për të nderuar festën dhe kujtesën historike të krimeve serbe në Kosovë,kishte sjell me veti librin “Reçak:Historia e një krimi lufte” ku mërgimtarët enda pa filluar programi festiv, i morën me një çmim modest për të lexuar dhe për bibliotekën e tyre familjare.
Mirëpo,në sallën e stolisur për festën e Kosovës,disa tovolina mbetën të boshatisura,nuk kishte njeri…! Pse po ndodh kjo,i them veprimtarit Mahmut Skenderi (veleshtar), i cili tash e dyzetë vjet jeton dhe ka vpruar në krah të çështjes kombëtare dhe për lirinë e Kosovës. Nuk shohim asnjë pjesëmarrës të shoqatave shqiptare në Çikago (Prespa, Kërçova, Struga, Ulqini dhe Shqipëria)! Asnjë pjesëmarrës, në festimin bashkë të ditës së pavarësisë së Kosovës(!). Pse kështu, pse na keni lënë vetëm ne shqiptarëve nga Kosova?! Nuk erdhët në festën e Shqipërisë tjetër,siç do të thoshte poeti Dritëro Agolli dhe, kush ua ndali udhën të vini e të festojmë me një frymë kombëtare festën e lirisë së Kosovës në Çikago…?! Në manifestimin tonë, shqiptarët e Kosovës i la vetëm edhe hoxha i qendrës islamike dhe të këshillit të xhamisë, të paktën të pinim bashkë kafet e festës për Kosovën tonë!
Kjo sjellje e kjo “harresë” nuk pati shije të mirë kombëtare, kur dihet se nëpër vite Çikago ishte qendra me veprimtari të frymës kombëtare në krah për liri dhe pavarësi të Kosovës si dhe për ndryshimet e sistemit të kohës totalitare në Shqipëri, duke mos lënë anash, asnjëherë çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe, dhimbja kombëtare e Çamerisë. Me këto sjellje të shoqatave dhe të veprimtarëve në këto hapësira kombëtare, nuk është dashtë të na leni vetëm në festën e Kosovës, ku dihet nëpër vite, shqipatrët e të gjitha pjesëve etnike, ishin bashkë për Kosovën për Shqipërinë Etnike!
Hajde,kthehuni, në udhën që na bashkon frymën kombëtare shqiptare, në Amerikën e lirë dhe, mikja e përjetshme për kombin shqiptar në Ballkan! Hajde, kthehuni, mos na leni vetëm në shqiptarëve nga Kosova! Për fund po ua them me zemër: Jam prekur shumë, janë prekur e, besa e jemi hidhëruar pse vëllazërit tanë të shoqatave shqiptare në Çikago, na lanë vetëm në festën e pavarësisë së Kosovës!

Prof. Skënder Karaçica,
Veprimtar në Çikago











