Mik i pabesë dhe Më mungon

0
324
Leonardo Nika - studio

Leonardo Nika

Të qëndrova pranë
Këtë e di e gjithë bota anenbanë
Kur e gjithë bota ishte kundra teje
Ah zoti të përvëloftë me një flakë rrufeje

Kur kishe nevojë të qëndroja pranë
Me ty ndaja cigaren bukën dhe paranë
Nuk të lashë kurrë në vetmi
Por ti ma kishe patur me pabesi

Unë të fala mirësinë
Ti më dhurove pabesinë
Metodat e tua të fshehta kurrë s’i kuptova
Kaq shumë unë ty të besova

O bastard i mizor sa shumë më lëndove
Rrjedhën e jetës ma ndryshove
Ti shpirt katil dhe zemër katran
As toka brënda ty nuk të mban

Ty nuk të lan as një det i tërë
Do përgjigjesh për krimet që ke bërë
Prej pabesisë tënde unë derdha lot
Ty të gjykoftë i madhi zot

Nga ta dija unë i shkreti
S’e nga ty do më vinte sikleti
Hakmarrës i madh paske qënë
Që veproje në prapaskenë

Si bandit i heshtur ke jetuar
Dhe askush nuk të ka kuptuar
Je sjellur bukur në opinon
Krimet e tua askush s’i kupton

Sillesh bujar dhe kavalier
Organeve kompetenteve ua ke hedhur përher
Ah bastard më shiko në sy
Mendon s’e askush nuk dyshon tek ty

Ti ke qënë shumë i maskuar
S’i bandit i heshtur ke vepruar
Kam qënë naiv s’të kam kuptuar
Paskam qënë shumë i verbuar

I lutem zotit të më dëgjoj
Fëmijët tuaj mos ti ndëshkoj
Nëse ti zot ekziston
Jepi dënimin që meriton

Autori i poezisë (Leonardo Nika)
(22 korrik 2023)


 

 

Më mungon

Unë e di që do një tjetër
Prapë zemra më rreh për ty
Për mua dielli lind
Dhe perendon bashkë me ty
Shkon një një ditë
Dhe vjen një tjetër
Ti për mua je një brengë e vjetër
Dhe nuk të ndërroj me asnjë tjetër
Më mugon buzëqeshja jote
Ashtu si dielli i kësaj bote
Sa të madhe e kam dashurinë
Mund ta pyesësh perendinë
Ç’do natë me zotin bisedoj
I them për ty që të dashuroj
Mbetësh ylli i jetës sime
Kaq thellë je futur në zemrën time
Mungesa jote po më çmënd
Në bregun e të detit shkruaj emrin tënd
S’e nuk dua të të harroj
Kaq shumë të dashuroj
Edhe pse s’të shoh me sy
Në heshtje lutem për ty
Përmes vargjeve të kujtoj
S’e nuk mundem të të harroj
Kur mbi varrin tim
Të filloj punimi
Kur mbi varrin tim të më vihet kurora
As atëhere s’do them të harrova
(Autori i poezisë Leonardo Nika)
23 korrik 2023

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.