Me administratorin, Hamza Sita…

0
Hamza Sita

Ibrahim Kabili Vendlindja është e shtrenjtë për çdo njeri… Gjithçka fillon dhe përfundon me, Atë. Sado larg të jesh fizikisht prej saj, në migrim apo emigrim, aq më tepër të shtohet malli dhe dashuria për të. Kjo i ndodh secilit prej nesh. Kjo dashuri për vendlindjen merr përmasa edhe më të mëdha, pasi Qendra e Zall-Bastarit ka marrë një pamje të bukur. Dashuria shtohet edhe më shumë pasi këtu ka njerëz të mrekullueshëm, bujar dhe shumë mikpritës.

Rruga e re e asfaltuar deri në qendër, Rruga e Arbërit, rikonstruksioni i Qendrës Administrative, Ura e re në Lagjen Fezaj, relievi magjepës i zonës, vargmalet me emër të madh, Ujëmbledhësi i Bovillës, Mali me Gropa dhe Parku i Qafështamës e bëjnë zonën shumë tërheqëse dhe atraktive për turizmin malor. Afërsinë prej 25 minutash nga Tirana, e bëjnë zonën “lagje të Tiranës” dhe mjaft të lakmueshme nga vizitorët vendas apo të huaj…

Me datën 20.02.2025, pimë një kafe në lokalin “Dedaj”, në Paskuqan-Vreshtë, me Administratorin e Zall-Bastarit, Hamza Sita, dhe bëmë një bisedë të detajuar për jetën e tij…

Hamza Njazi Sita lindi në Bastar të Mesëm, më 25.09.1966 në një familje të thjeshtë, punëtore dhe të njohur në krahinë. Shkollën fillore e fillon në, Majë të Gurzit, në Bastar të Mesëm, në vitin 1972 dhe e mbaron atë me nota shumë të mira, në vitin 1977. Për këtë, ai, shton: “E kujtoj me nostalgji atë shkollë dhe mësuesit e saj. Mësuesja ime e klasës së parë qe Sefide Mara. Qe një mësuese korrekte, shumë e përgatitur dhe e afët me ne. Nxënësi më i mirë nga klasa jonë ishte Kurt Disha.

Drejtor shkolle në këtë kohë qenë, Sadik Kosova, dhe më pas, Jani Manaj. Klasën e pestë e bëra tek shkolla e re në Lagjen Kacaj. Ruaj shumë respekt të veçantë si drejtor shkolle për Sadik Kosovën. Ai qe njeri i përkushtuar, korrekt dhe i prirë për të bërë vetëm mirë. Dua të veçoj edhe mësuesin e ndjerë, Nezir Isaku. Ai qe shumë punëtor në arsim, i palodhur me nxënësit, qe shumë autoritar, dhe u shkonte gjërave deri në fund. Dritë pastë shpirti i tij! Dhe mësuesit e tjerë qenë seriozë në punë dhe bënin më të mirën për ne nxënësit”.

Klasën e VI-VIII-të e fillon dhe përfundon, në Shkollën 8- Vjeçare Zall- Bastar dhe doli me rezultate të mira. Për këtë Hamzai, vijon: “Drejtor shkolle në fillim qe Bahri Nela, pas tij erdhi Nazmi Shima. Të dy drejtorët qenë serioz dhe shumë korrektë. Mësuesit në këtë shkollë qenë të përkushtuar, punonin shumë me ne dhe shkolla kishte rezultate shumë të mira. Krahas mësimit bënim edhe veprimtari kulturoro-artistike. Pasi mbarova klasën e 8-të më doli e drejta e studimit në Shkollën e Mesme të Ndërtimit, në Tiranë. Por nuk shkova atje për arsye ekonomike. Vazhdova shkollën e mbrëmjes në Zall-Bastar, por dhe kjo u mbyll pasi ra numri i nxënësve”- përfundon, Hamzai.

Në vitin shkollor 1986-1987, mbaron Shkollën e Mesme Bujqësore Zall-Dajt, me nota shumë të mira. Për këtë, ai, shton: “Klasa jonë kishte disa nxënës të shkëlqyer, si: Besnik Hoxha, Lumturi Mansaku, Hysni Tola, Shpresa Balliu, Hysni Popshini, Gjyle Hoxha, Hamza Sita, etj. ku nga 7 nxënës, gjashtë mbaruan arsimin e lartë. Shkolla kishte nxënës shumë të mirë dhe konkurenca qe e lartë. Mësuesit, si: Faruk Koka, Roland Çano, Liman Doka, Kujtim Kryeziu, Jovan Kristiqi, Fredi Shalsi, Zija Muça, Moza Gjokutaj, etj. qenë shumë të përgatitur, seriozë në punë dhe të përkushtuar. Veçoj këtu drejtorët Jovan Kristiqi dhe Kujtim Kryeziu për drejtim serioz, profesional e shumë kompetent të shkollës”.

Falë rezultateve shumë të mira në shkollën e mesme, në vitin 1987-1988, vazhdon arsimin e lartë në Institutin e Lartë Bujqësor të Tiranës, Dega Financë. E përfundon atë me rezultate të mira në vitin shkollor 1990-1991. Duke e kujtuar jetën studentore, ai vijon: “Dega ime ishte e kërkuar por qe shumë e vështirë. Unë kisha prirje në lëndët shoqërore dhe ato të bujqësisë, por kisha vështirësi në matematikë. Në IBT, patëm një staf pedagogësh shumë të përgatitur. Ato qenë autorë tekstesh dhe me grada e tituj shkencor, shumë kërkues dhe human. Rektori i ILB, pr.dr.Lufter Xhuveli, qe mjaft serioz i përgatitur dhe mirësjellës me studentët. Zevëndës rektorin Agron Reka, mjaft i përgatitur, korrekt, njeri me zemër të madhe, një nga njerëzit më të mirë që kam hasur në jetën time. Zevendës rektori Fatmir Musta, ishte shumë i mirë.

Pedagogët: Misto Shumeli, Liljana Çipi, Zana Kruja, Alfred Topi, Ali Ohri, Hidajet Shehu, etj, qenë një plejadë pedagogësh shumë të admirueshme. Pedagogët qenë autorë tekstesh dhe kishin tituj dhe grada shkencore. ILB pati një bazë didaktike dhe laboratorike shumë të mirë në disa degë, të tij. Ky institucion qe i vetmi i çertifikuar ndërkombëtarisht. Gjynah dhe krim që u shkatërrua në vitin 1997. UBT, vit pas viti po e rimerrte vetën, por vitet e fundit ra numri i studentëve dhe u mbyllën disa degë”- përfundon Hamzai.

Duke u nisur nga ngjarjet e muajit të fundit, unë, shtoj: “Po, një krim i madh qe shkatërrimi i ILB në vitin e mbrapshtë ’97, por gati e “harruam” këtë… Është i pa pranueshëm skandali i disa titullarëve të UBT-s me abuzimet me fondet e blerjes këto muajt e fundit… Turp, për autorët! Ndëshkim maksimal për to. Këto palaço, dhe, shumë të tjerë, si këto, po deformojnë “ADN-n” e shqiptarëve, dhe po shuajnë ëndrrat e të rinjëve. SPAK-u dhe BKH-ja, krahas dënimit maksimal sipas ligjit në fuqi të fajtorëve, duhet që këto të fundit të bëjnë dëmshpërblimin. Shpresoj shumë tek drejtësia e re”- përfundoj unë…

Pas përfundimit të shkollës, Hamzai, ka punuar:
Nga shtatori 1991 deri shtator 1994, si mësues provizor në lëndën e matematikës, në Shkollën 8-Vjeçare Bulçesh, me drejtor Bajram Hoxha.

Nga 15 prilli 1994 deri në shtator 1998, punon si inspektor kontrolli në D.R.T.Tiranë. Këtu ai veçon drejtorin e institucionit, Luan Pustina, si një specialist i mrekullueshëm dhe shumë korrekt.

Nga tetori i vitit 1998 deri në vitin 2016 ka punuar financier dhe konsulent tek firma “Bozdo” SHPK, me pronar, Tritan Bozdo. Gjatë kësaj periudhe ka punuar me kohë të pjesëshme, tek firmat: “Zodiac” SHPK, me administrator Reshat Mancaku; Shkolla “Viktor Hygo”, me administrator Frederik dhe Edlira Seiti; Shtëpia Botuese “Flesh” SHPK, me administrator Shefqet dhe Flamur Hudhri ; “Rei 2000” SHPK, me administrator Bardhyl Hodo; “House CLIMA”, me administrator Apostol Kaci, etj.

Nga 8 gushti i vitit 2022 dhe në vazhdim është emëruar, nga Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, Administrator i Njësisë Administrative Zall-Bastar. Për këtë, Hamzai, shton:

“Kjo detyrë qe për mua një vlerësim, privilegj, përgjegjësi dhe sfidë, pasi do punoja në zonën time dhe me njerëzit e mi. Qe fat i madh për mua pasi “rruga qe shtruar” nga paraardhësi im Genci, i cili kishtë zgjedhur një ekip shumë të mirë, djem dhe vajza të reja, të shkolluar dhe përgjithësisht të emëruar sipas profilit të punës. Për tu përballuar me sfidat vendosa disa objektiva. Për këtë e fillova gradualisht punën dhe i vura vetes disa objektiva të matshme, si:

●U bë Ura e re, në Lagjen Fezaj, ku projektin e
gjeta të bërë më parë.
●U bë projekti, dhe bëmë kërkesë, për asfaltimin e Rrugës në Lagjen Fezaj, me gjatësi 560 m. Është miratuar projekti, është alokuar fondi dhe pritet fillimi i punës.
●Është bërë projekti i asfaltimit të Rrugës së Fshatit Vilëz me gjatësi 6 km, kemi bërë kërkesën, po pritet gjetja e financimit dhe fillimi i punës.

Krahas këtyre objektivave, ne si Njësi Administrative, kemi në fokusin e punës sonë të përditshme, edhe: Përmirësimim e cilësisë së shërbimit, ardhjen në ndihmë familjeve në nevojë, përmirësim e infrastrukturës së rrugëve që lidhin Qendrën me fshatrat, etj. Ajo që dua të ritheksoj është fakti se gjeta një staf të mrekullueshëm, korrekt, kemi vendosur rregull e disiplinë dhe puna ecën mirë, për aq sa ne, kemi në dorë.

Falenderoj stafin e Njësisë Administrative Zall-Bastar, të përbërë, nga: Zoje Jamaku, Ruzhdi Kabili, Esmeralda Lila Keta, Emin Pëllumbi, Ndriçim Duka, Klodjan Sita, Anjeza Balliu, Roland Doka, Angjelina Sula, Genc Hysa, Vebi Ruçi, Brisilda Mancaku, Zoje Keta, Marjeta Koçi, Sami Pëllumbi, Sanije Hida, Arta Islamaj, Nuri Koçi, Islam Kodra, Hava Gjoli, Bujar Gjoni, Selim Totri,etj., për punën e mirë që kanë bërë në pozicionet e tyre! E ftoj stafin, të shtojë ritmin e punës në shërbim të komunitetit të mrekullueshëm të Zall-Bastarit… Faleminderit shumë, Ibrahim!” – Faleminderit Ju!

Ibrahim Kabili
Tiranë, më 21.02.2025

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.