Veprimtari i çështjes kombëtare, Lato Gostivari ( Latif Zeqiri ) u lind me 14.04.1972 në Gostivar. Ai u lind nga pridërit, Zuhdi Zeqiri dhe nëna, Magbule Zeqiri nga fshati Simnicë e Gostivarit. Në jetën e tyre prindërve të Latos u lindën 6 fëmijë, katër motra dhe dy vëllëzër.
Jeta e shqiptarëve në Maqedoni në kohën e prindërve të Lato Gostivarit nuk ishte e lehtë. Mungesa e arsimimit të duhur, pamundësia për punësim qenë hallka që nuk kaloheshin me fjalë. Zuhdiu dhe nëna Magbule rrëfen djali i tyre Latifi, ishin prindër me formim qytetar dhe të aftë për t’i rritur me dinjitet gjashtë fëmijët e tyre; katër motrat, Arzien, Qefseren, Flamuren, Florijën, si dhe dy djemtë e Zuhdiut dhe Magbules, si dhe vëllëzërit, Florini dhe Latifi.
Erërat e Kosovës fryenin edhe në Gostivar. Vlimet e mëdha kombëtare në Kosovë, Preshevë dhe Maqedoni po i përjetonin ndjeshëm familja e Zuhdi Zeqirit. Babai i tyre Zuhdiu për t’i përballuar shpenzimet e larta të jetës vete në mërgim në Austri, për punëtor krahu. Çmimi i jetës dhe i lirisë çdoherë do të jetë i shtrenjtë. Mirëpo, jeta shkruan romane. Mungesa e lirisë dhe zhvillimit nëpër fshatrat shqiptare në Maqedoni hetohej rëndshëm. Është interesant të thuhet se e tërë familja e Lato Gostivarit jeton në mërgim. Në mërgim Lato i ka 4 motrat si dhe dy vëllëzërit.
Latifi, pas mohimit të së drejtës për regjistrim në Gjimnazin e Gostivarit, atij iu desh fillimisht të mërgohet në Kroaci ( Zagreb ). Në Zagreb ai do të bëjë përvojë për të fituar bukën e ekzistencës. Inkuadrimi i tij kamarier në një restoran në Zagreb i dha mundësi të njihej me veprimtarin e çështjes kombëtare Xhezair Miftarin, Femi e Xhevë Lladrovcin, si dhe shumë veprimtarë e intelektualë shqiptarë që jetonin dhe punonin në Zagreb e që ishin të kyqur në Lëvizjen Kombëtare.
Latifi kishte edukatë të fortë kombëtare të trashëguar nga Oda e burrave në shtëpinë e tij. Familja e Lato Gostivarit familjarisht ishin të lidhur me patriotin kombëtar, Xhemë Gostivarin. Luftën e UÇK-së në Maqedoni tregon Latifi e kam përkrahur dhe ndihmuar me aq sa kam patur mundësi. Unë më thotë Latifi kam qenë anëtar i Brigadës 116 „Xhemë Gostivari“. Me rënien e heroit kombëtar Tahir Sinanit, Brigada jonë u quajt, Brigada 116 „Tahir Sinani“.
Zoti Atdhe, jeta në mërgim nuk është e lehtë. Mirëpo, mua dhe shoqes sime Habibes, pas të gjitha arritjeve në jetë, na ka ndodhë një gjëmë nga më të rëndat. Në moshën 20 vjeçare, djali ynë i vetëm Zuhdiu, e humbi jetën në një aksident trafiku në Gostivar. Pra, që nga 17 marsi i vitit 2019 unë, bashkëshortja dhe ime vajzë Laura, s’di si me ta spjegu dhimbjen që e ndjejë, kemi një varr në kraharor. Djali ynë Zuhdiu ishte i fejuar dhe, për pak muaj do e bënim edhe dasmën e shumë pritur dhe gjëra të tjera.
Në kohën e luftës në Kosovë diku në odat e Kosovës e kam dëgjuar një thënie për dhimbjen njerëzore; I rashë lisit e preva, i rashë gurit e çava, i rashë njeriut e duroi. Me këtë dua të them, njeriu qenka më i fortë se dhimbja.
Mirëpo, përkundër fatkeqësisë që na ka ndodhë, ne po e jetojmë jetën e dhënë nga zoti. Ime vajzë Laurën, tani e kam edhe vajzë edhe djalë. Laura do ta rrënjëzon familjen tonë. Unë e di shprehet Lato Gostivari, se familja është qeliza e kombit. Pa këtë qelizë atdheu është i zbehet dhe i zvogëluar.
Xha Atdhe, në sofrën tonë ( që nga vdekja e djalit të vetëm, Zudiut ) në familjen tonë çdoherë është një karrige e zbrazët. Unë uroj që askujt në jetë të mos i ndodhë një dhimbje dhe një trishtim si ky i yni. Shëndet e gëzime të gjithë atyre që na lexojnë!
Atdhe Geci – Dortmund, 10.01.2023