Enri Ceno
Koncepti i një porti të thellë në Adriatik që lidhej me një hekurudhë midis portit në Shqipëri e Kosovës ku do ndërtohej një port i thatë në fushëkosovë dhe më pas me Nishin në Serbi ku lidhej me koridoret ndërkombëtare 8 e 10 është përmendur për herë të parë më 4 Shtator të 2020 kur nënshkruhej në Shtëpinë e Bardhë marrveshja e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Serbisë nën mbikqyerjen e Presidentit Trump.
Askush nuk kishte dijeni deri ne atë çast për këtë projekt as nga qeveria e Kosovës e as nga qeveria e Serbisë deri në momentin e leximit të draft-projektit 15 min para se të hynin në zyrën Ovale.
Asokohe u angazhua drejtpërdrejtë drejtuesi i DFC (Development Fund Corporation) Adam Boehler, duke hapur një zyrë në Beograd për implementimin e marrveshjes. DFC do merrte përsipër të gjithë hallkën nga studimi, investimi dhe manaxhimi i projektit. Projekti parashikohej ti kushtonte amerikaneve rreth 2,8 miliardë $. I gjithë projekti do investohej, implementohej e manaxhohej nga pare publike amerikane, institucione amerikane dhe kompani amerikane pasi projekti kishte një rëndësi strategjike në lidhje me sigurinë amerikane dhe projeksionin për të ardhmen e saj në ballkan.
Po çfarë e bëri qeverinë e Edi Ramës të anashkalojë këtë projekt pas largimit të Trump nga Shtëpia e Bardhë duke mos përfituar miliarda dollarë investime, mijëra vende pune e një stabilitet politik në rajon e mbi të gjitha një Kosovë më të pavarur.
A do kishte mundësi Edi Rama dhe qeveria e tij të grabisnin truallin e portit të Durrësit për kulla nëse do implementohej projekti i Shtepisë së Bardhë? A do i jepej porti i përpunimit të mallrave dhe kontenjerëve klientit të qeverisë nëse do implementohej projekti amerikan? A do ishte Kosova ende duke diskutuar me Serbinë për çështje që do ishin zgjidhur me kohë? Ndryshimi i projektit është plotësisht kundër interesave kombëtare.
Për këdo që pyet se nga e kam këtë informacion, tashmë lejohem të them se në periudhën Korrik-Gusht të 2020 kam negociuar e lobuar drejtpërdrejtë me dy anëtarë të kabinetit Trump. Jam angazhuar personalisht për të mirën e vendit tim pa marrë atribute politike apo qoftë edhe përfitime ekonomike.