Arben Çokaj
Fishta thotë: “Shqipëria do të bëhet mirë, kur gegët të kenë mend e toskët besë!”
Është zënë i shkreti me dy kosovarë me letra, si unë me Lisin, e nuk ka ditë të merret vesh me ta.
Unë mendoj se Shqipëria bëhet mirë kur t’i largojmë mbetjet osmane nga jeta e përditshme e mentaliteti, dhe kur t’i jepet fund tiranisë së jugut mbi gegët (veriun)!
Se vjedhin votat nuk është zgjuarsi. Zgjuarsi është të bësh vendin…
Pas pushtimit osman po përjetojmë dy diktatura nga jugu, një nga Enveri e tani nga Rama, i cili i ka bërë edhe çmimet më të larta në Europë!
Dhe Shqipëria nën drejtimin e tyre ka mbetur vendi më i varfër në Europë. A kjo është zgjuarsia a?!
E kam një geg që bën gam-gam për Ramën, fajin e ka Saliu – thotë.
Do Agron Shehajn si kryetar të PD-së. Edhe ai nga jugu, që mori një vajzë nga veriu si kandidate për deputete dhe e vuri të 3-n në listë, pas 2 jugorëve! Fituan ata të dy, kjo vajza nga veriu ngeli jashtë…
Duket se zgjuarsia e toskëve është për t’ia futur gegëve, se për tjetër nuk kanë treguar edhe aq! E gegët kënaqen duke ia futur vetes, si kosovarët, që nuk dinë të merren vesh, presin serbin t’u thotë: “bërzu he pičku ti materu!”