Nue Oroshi
Ka më se paku njëzet vite që kam qenë ndër të rrallët që me forcën e argumentit shkencor dhe politik e kam ngritur zanin kundër dukurive të këqia në botën shqiptare qoftë ato të islamit politik që fatkeqësisht e ka kapluar politikën shqiptare qoftë kundër orientimit komunisto-pansllavist që e ka dëmtuar deri në palcë kombin shqiptar. Këto dy ideologji politike kanë bashkëpunuar dhe po bashkëpunojnë shumë ngusht me njëra – tjetrën. Këto dy re të zeza që po fluturojnë mbi tokat arbërore janë duke e tymosur me të zi tokën dhe qiellin arbëror. E keqja më e madhe qëndron se në të shumtën e rasteve kemi pasur dhe kemi politikan tradhëtar që për të ruajtur elektoratin politik ata janë në gjëndje që të shtrijnë qafën dhe të pranojnë çdo gjë që i dëmton deri në palcë trojet arbërore.
Ata që kanë qenë më herët në politikë dhë në qeverisje përmes shumë shkrimeve dhe analizave politike i kam kritikuar më forcën e argumentit për gabimet me islamin politik dhe nënshtrimin ndaj Turqisë e Serbisë. Me pas është vërtetuar se kritikat kanë qenë konstruktive dhe çdo gjë që e kam thënë ka dalë e vërtetë. Ndërsa këta të rinjët që sot janë në pushtët në Kosovë nëse i nënshtrohen Islamit Politik ata nuk do të kenë jetëgjatësi politike. E faktët po dëshmojnë se edhe këta të rinjët janë shumë afër që të bijnë komplet nën ndikimin e islamit politik.
Shqiptarët historikisht kanë jetuar edhe sot jetojnë bashkë me njëri-tjetrin pavarësisht besimeve fetare që ju takojnë. Por ajo që e ka dëmtuar dhe e dëmton shqiptarin është arabizimi i trojeve shqiptare përmes mijëra milionave euro që po jep Serbia, Rusia, Turqia dhe shtetet Arabe që ti japin një orientim tjetër kombit shqiptar dhe jo ashtu siç është. Dorën në zemër duhet ta pranojmë një fakt se deri diku ja kanë arritur qëllimit që të kenë sukses. Zakonisht sukses kanë pasur tek ato familje që tradicionalisht kanë qenë të lëkundura në aspektin kombëtar. Ato familje herë kanë qenë me turkun, herë me shkaun, herë me komunizmin dhe sot i gjen me islamin politik.
Pra, janë shërbetor i të gjitha regjimeve dhe ideologjive antishqiptare. Dorëzimi i politikanëve të sotshëm islamit politik në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë shqiptare është një shenjë se këta politikan shumica prej tyre jo të gjithë, rrjedhin nga familje me një identitet të përzier kombëtar dhe janë një lloj përzierje që nuk dihen fare se prej nga rrjedhin, kush janë dhe çfarë përfaqësojnë. Deri sa këtij lloji të politikanëve nuk ju intereson fare çështja kombëtare por janë dashuruar në pushtet dhe janë në gjendje çdo gjë të bëjnë vetëm që ta mbrojnë pushtetin.
Zhgenjimin më të madh e kam me shqiptarët intelektual të besimit islam.Jam i bindur se në të gjitha trojet shqiptare kemi shqiptar atdhetar të besimit islam intelektual të mirë dhe të mirfilltë që kanë punuar dhe po punojnë që çështja kombëtare të ecë përpara. Më shumë prej tyre ka dy dekada që jam duke punuar bashkë dhe kemi arritur që të qesim në dritë historinë e mohuar të kombit shqiptar. Këta shqiptar të mirë dhe atdhetarë duhet ta ngrisin zërin dhe t’i thonë politikës mjaft është mjaft. Orientimi i Shqipërisë dhe Kosovës, është Evropa dhe Amerika. E jo Serbia, Turqia, Rusia e Arabia.
Shqiptari i mirë mund të lutët e falët në kishë dhe xhami, por është gjaku i përbashkët arbëror, që na bashkon dhe këto hijena nuk munden të na ndajnë kurrën e kurrës. Deri sa nje pjesë e intelektualëve që jetojnë në viset etnike shqiptare mund të kenë ndonjë frikë të hakmarrjes siqë është heqja nga puna apo ndonjë frikë tjetër. Por pse frikësohen dhe nuk e ngrisin zërin intelektualët shqiptar në mërgatë? Kanë frikë apo janë antarësuar dhe e kalojnë jetën në ndonjë shoqatë apo klub turko arab dhe janë tjetërsuar komplet. Të gjithë shqiptarët duhet ta dinë dallimin në mes të shtetit laik dhe shtetit që udhëhiqet me sheriati.
Shqipëria e Kosova janë shtete laike me kushtetutë ku ju mundësohet të gjithve liria e besimit fetar. Kjo është krejt në rregull. Por shkollat janë institucione shtetrore të të gjithë shqiptarëve pa dallim feje apo ideje. Aty nuk duhet të ngjyrosën me ngjyrime të islamit politik. Të gjithë ata që mendojnë se Kosova duhet të Arabizohet e kanë gabim. Sepse për Arabizimin e Kosovës maksimum mund të jenë 10% shqiptarë dhe jo 95% siç trumbetohet. Kurse 90% e shqiptarëve në Kosovë e Shqipëri janë të orientuar kah Evropa dhe Amerika. ”Shkronja vret e fryma jep jetë”, thotë një fjalë e vjetër latine.
Shqiptarët duhet ta dijnë një gjë. Nëse të vret dikush lypet që të nxirret gjaku.Por nese e vret veten shkon gjak humbur. Nuk duhet te shkojmë gjakhumbur por duhët të lidhim besën me njëri-tjetrin pa dallim feje apo krahine që Shqiptarinë ta vendosim në rend të parë. Në fund e kam edhe një vërejtje për të gjithë tradhtarët që janë duke shkelur mbi gjakun e heronjve të të gjitha brezave. Keni kujdes se përveç që do t’iu vret gjaku i deshmorëve, heronjve dhe martirve shqiptar që u sakrifikuan nëpër shekuj për një tokë, qiell, diell e shtet shqiptar, do të vjen koha që nuk do ti kullosni kuajt aziatikë e karpatianë nëpër trojet shqiptare se nuk është bërë ujë gjaku i Gjergj Kastriotit.