Bahri Ramadani
Përse intelektuali largohet nga vetja e tij?
Përse është i pazëshëm ndaj së keqes që i bëhet pikërisht atij, pasarardhësit dhe ardhmërisë?
Çka është ajo qē po e bën të pazëshēm?
Vallë është intelektual i mirëfillt ai i cili qëndron si spektator ndaj atyre që po degradojnë Kombin Shqiptar për dekada në hapësirat e Tij?
Po përse intelektuali s’është vetë kritik per mosveprimet e tij?
I takon intelektualit të hedhë gurin dhe te mësheh dorēn?
Kujt ia ka frikën intelektuali? Përse s’ka guximin të tregojë se kush po e kërcnon?
Intelektuali është lokomotiva, po kush të ka marrë timonin o intelektual dhe prap hesht?
Po si ndodh që në prezencën e intelektualit degradon arsimi, shëndetsia, ekonomia, gjëndja sociale e drejtësia – mos funksionimi i ligjëshmërisë?
Po, si munden vetem ca zëra të intelektualëve të dëgjohen pandalur nga hapësira Shqiptare dhe mërgata, por me keqardhje se edhe ata numërohen ne gishtat e dorës: L.T., F.Xh, N.Q., M.SH., R.B., B.M., J.S., A.M., Sh.P., H.SH., GJ.H., G.Q., Sh.R., SH.D., A.A., Z.Z.K. , F.Z., E.M., K.M., A.D., F.M., R.H., H.B., F.R., A.D., L.Q.B., Ç.Xh., K.R., M.S., I.K., etj.
Po ku janë intelektualët tjerë që s’e ngrisin zërin ndaj atyre që i japin dhembje popullit?
I takon intelektualit të jetë i heshtur ndaj punës djallëzore të shkatrrimtarëve që bëjnë pa u penguar ?
Çka po e ndalë intelektualin që tē jetë i zëshëm dhe të veprojë fuqishēm si intelektual? – frika, mosaftësia apo lakmia për para e kolltuk?!
Po kujt do ia hedhim fajin për gjendjen alarmuese te Kombit Shqiptar pos INTELEKTUALIT?
Po, po! INTELEKTUALI për 30 vite ne Shqipëri e 20 vite në Kosovē mban fajin mbi vete që ka lënë hapësirë, që ata të cilët erdhën në vende udhëheqëse vepruan papenguar nga askush p[ër të zhvatur djersën e popullit të stërvuajtur, zbrazjen e trevave Shqiptare nga Rinia-ardhmeria e Kombit, degradimin në gjithë lëmenjt e jetës, nënçmimin skajshmërisht të vet Shqiptarit-res nga të zgjedhurit e gjer ke cënimi i sovranitetit dhe integriteti i tokave Shqiptare nga keqmenaxhimi i vet pushtetarëve – Ilir Meta, Sali Berisha, Edi Rama, Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, etj.!!!
Dhe ende vazhdohet me këtë heshtje të intelektualit Shqiptar?!
Për ta bërë sensibilizimin e masës – votuesit, fillimisht do duhej te sensibilizohej intelektuali vet.
Edhe çka duhet ndodhur për të reflektuar intelektuali kudo që jeton dhe vepron në hapësirat Shqiptare, e në veçanti ai në mërgim?
Nëse intelektuali s’e ka aftësinë e guximin per t’i thën gjërat me emër e mbiemër, kush tjetër do t’i thotë?
Po, përse intelektuali s’e tregon në opinion se kush po e pengon në organizimin e vet intelektualit në forma organizuese ligjore për ta luftuar të keqen që e ka kapluar Kombin Shqiptar ku edhe vet intelektualët janë pjesë e saj?
Po, nëse intelektuali s’ka marrë masa preventive në kohën e duhur për të penguar këtë dhembje që ka Kombi Shqiptar, tani çdo intelektual ka detyrim në formën më të mirë të mundshme ligjërisht të organizuar, të veprojë nē shërimin e smundjes që ka kapluar popullin, për të shpetuar atë që do mundemi, sepse do na mallkojë ardhmëria e Kombit Shqiptar si dhe do jemi mirënjohës ndaj gjithë atyre që kanë dhënë jetën për liri e pavarsi që te vazhdohet rrugëtimi drejt RIBASHKIMIT TE KOMBIT SHQIPTAR.
Përgatiti për publikim: Gani I. Mehmeti