ILIRI NË ILIRI – Katër poezi nga “Kanuni poetik” I dhe II

0
351
Atdhe Geci - libra

ILIRI NË ILIRI – Katër poezi nga “Kanuni poetik” I dhe II

Shqipëri nëpër çdo shtëpi
është gjuha e shqiptarëve
është gjaku ynë i shkruar,
gjuha jonë e përditshme
Shqipëri nëpër çdo shtëpi
është amanet i Rilindjes
amanet i gjithë të rënëve
zemra kuq e zi e atdheut
Shqipëri nëpër çdo shtëpi
është një betim kombëtar
është emri yllnor i dheut
arti djepave të përndritur.
Shqipëri nëpër çdo shtëpi
është Shqipëria që mëson
Shqipëria që bën e krijon,
dhe atdheu me një flamur!..

D A R D A N I

Na ishte njëherë një zog
me qiell shumë të gjerë
Shqiponjë e kish emrin,
Flamur e kish mbiemrin.
Në mbretërinë e tokës
ajo ponjë e majamaleve,
e ngjashme me qiellorët
u rritë gjeografisë Ipeve
Shqipja poetike e qiejve
e motshme 15 mijë vjet,
rron fushës së dardanisë
po s´i një lirike e madhe.
E ngjizur nga përenditë
e ajrit dhe të gjelbërimit
një udhë dielli e dijesh
e quaj alfabetin pellazg.
Adhani, një trim dardan
nga shkambijtë e Trojës,
Trojën e pa si e varrosën
kufijtë Ilirisë t ́ia rrudhin.

Atdhe Geci - Shqipëria është më e madhe...

A R T P O E T I K

Fol muzë e ngadhnjimit të fjalës
fletë e çdo dite, muaji dhe viti
kjo kohë më bën të vetëdigjem
për gjuhën kozmike të të parëve
Rritu bimë e gjuhës dhe e artit,
ti që vjen nga gjiri tragjik i jetës,
je shpërthim i flakëve të shpirtit,
je lavdi e kraharorit të përgjakur
Me gjakun vullkanor të poezisë,
bërë i kam betejat e secilit varg
me libër zemrën e kam të hapur,
jam pasagjer i planetit të kaltërt
Shqipëri, unë e ti jemi shqiptarë
që nga pellazgët e lashtë e Iliria
vendi ynë qé shesh i luftërave
dhe arenë gjaku e perandorive
Shpatijeve të luleve në Roganë
rendja kundër frymës së vjetër
Kosovë, kryengritëse e këngës
në trup ende kam plagë gjaku!…

2.
—————————————-

Liri, bëje dorën grusht mos u jep
me emrin tënd, u rritëm betejave
për ty dashuruam mes plumbave
për ty i ramë grusht pushtuesit.
Nuk ka paqe për lumin me vaj
nuk ka paqe për lumin e ndarë
të rënët do të bëhen më të rinj
nëse liria flet shqipen e flamurit.
Rritu pemë e fjalës dhe gjuhës
ti që vjen nga gjiri tragjik i jetës
je shpërthim i flakëve të shpirtit
je atdheu i engjëjve të shenjtë.
Të rejat këngë e di pse ankohen
në pasqyrë i shoh armiqtë e mi
kjo botë qenka vërtet një përrall
prapa më ndjek Neron të tërbuar.
Shqipëri, gjak i yjeve të antikitetit
e imja është Troja, dhe imja Iliria
këtë jetë e çmoj si forcë krijuese,
Shqipëri ka vetëm në gjuhën time.

A D H O A N I

I njoh qiejt e mi të dëshpëruar
i njoh qiejt e mi të zemëruar
i njoh plagët e mia të trazuara,
i njoh betejat e mia për liri.
Bir njeriu, duaje atdheun tënd,
ti që je pjesë e çdo ndryshimi
Çamëria mungon nëpër libra
mungon Molla e kuqe e Ulqini.
Atdheu që mendon, lëviz me
idenë e ndryshimeve të mëdha,
se gurin e hises për historinë
me pika gjaku duhet ta fitojmë.
Midis mendjes dhe mendimit
bezdi e kam harresën, boshin,
krijimin e pamjaftueshëm, dhe
fryrjen e krenarisë së përgjakur.
Nga të gjitha gjësendet në botë
vetëm libri flet dhe bën dritë,
vetëm libri mbushë të vërtetën,
e shtatëzënë lë lirinë e shkelur.

Atdhe GeciLis ( Lezhë ) 2018

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.