Nga: Isak A H M E T I
I. Në vend të hyrjes
Me Gjergj Gjergji-Gashin me lidhin shumë kujtime të paharrueshme që nga fëmijëria e deri në grahmat e fundit të jetës së tij.
Që nga Shkolla fillore në Viti e më pas në Zhegër(1963) e deri në fund të jetës së tij kur kaloi në amshim (2016), kemi pas raporte të shkëlqyeshme bashkëpunimi dhe komunikimi. Edhe në fushën e letrave shqipe, edhe në fushën e historisë dhe të albanologjisë. Kemi pasë mirëkuptim dhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe respekt pa fund për njëri-tjetrin.
Nuk e di pse, por me të me ka lidhë diçka e veçantë, hyjnore, e pa shpjegueshme, gjatë gjithë jetës. Këtë madje ia kam thënë edhe Dom Shtjefën Dodës, një klerik dhe intelektual ekselent, drejtor i Radio Marisë të Kosovës që ka bërë një dokumentar të mrekullueshëm për jetën dhe veprën me vlera shumështresore të Dom Gjergjit , mikut tim të shtrenjtë, ku kam folë edhe unë me shumë respekt dhe dashuri !…
Është me rëndësi të theksohet se Dom Gjergji ka mbajtur kontakte komunikimi dhe bashkëpunimi pothuaj të përhershme me mua. Ai madje është rrëfyer dhe këshilluar për shumë çështje me mua, vazhdimisht, edhe atëherë kur ka provuar ta botonte shqip, te Drita (përgjegjës Imzot Nikë Prela dhe Dom Lush Gjergji), librin: MARTIRËT SHQIPTARË GJATË VITEVE 1846-1848, lektutimin e të cilit libër e kam bërë unë!…
Dom Gjergji, siç më ka rrëfyer, i dëshpëruar thellësisht, fillimisht nuk ka hasë në mirëkuptim as te Imzot Prela as te Dom Lushi për t’ia botuar në shqip librin në fjalë, kështu që ishte i detyruar ta botonte së pari kroatisht në Zagreb në vitin 1988. Dhe tek pas “intervenimit” tim te Imzot N. Prela (me të cilin kam bashkëpunuar me dekada), Drita ia boton edhe në shqip tek në vitin 1994!…
II. Një shkrim homazh për Dom Gjergjin
Në 6 vjetorin e kalimit të tij në amshim (shtator 2016) kam publikuar një shkrim-homazh për Dom Gjegjin me ç’rast kam theksuar se me të me lidhë shumëçka që nga fëmijëria dhe rinia e deri te grahmat e fundit të jetës së tij. Ai ishte një figurë e ndritur, intelektual i kalibrit evropian por edhe njëri nga meshtarët më të dëvotshën që kam hasur në jetën time. Kudo që ka shërbyer si meshtar ai ka lënë kujtime të mira, gjurmë të pashlyeshme në shpirtin dhe zemrat e besimtarëve duke u dalluar si njeri shumë fisnik e bujar, si njeri i Zotit, i uratës, meditimit dhe përshpirtërisë, si njri i Kishës katolike dhe popullit tonë. Vlen të thksohet këtu në mënyrë të veçantë se njohja, lidhja e tij miqësore dhe shpirtërore me Nënën Tereze që nga vitet e 70-ta të shek. të kaluar, ai kishte organizuar në Romë, (vitet e 70-ta), takimin e parë të studentëve tanë (stubllas) me Nënën Tereze.
Ishte ndër “privilegjet” e jetës dhe shërbimit të tij meshtarak si përcjellës dhe shoqërues shpirtëror i saj gjatë vizitave dhe hapjeve të Kuvendeve të ndryshme të MISIONAREVE TË DASHURISË në Shqipëri e gjetiu.
Hulumtues dhe studiues i përkushtuar, Dom Gjergji ka lënë një varg veprash shkencore me shumë vlera që ia ka promovuar solemnisht dhe dinjitetshëm edhe Akademia e Shkencave në Shqipëri.
Duke i shkruar këta rreshta – homazh për Dom Gjergjin po theksoj se unë jam mbase i pari dhe i vetmi në Kosovë që kam shkruar për të. Po theksoj këtu se unë, në vitin 2008, kam shkruar dhe botuar edhe Fejtonin në vazhdime (Zëri, 25-28 shtator 2008) por edhe librin:
GOLGOTA E MARTIRËVE SHQIPTARË TË KARADAKUT (1846-1848), LENA, Prishtinë, 2021, ku kam trajtuar në mënyrë të veçantë Martirët e Karadakut.
Kjo vepër imja:Golgota… është strukturuar në pesë kapituj dhe i trajton Martirët e Karadakut nga një këndvështrim i ri, ndryshe nga autorët e tjerë…
Dom Gjergji ndërkaq ka shkruar dhe botuar veprën monumentale:
MARTIRËT SHQIPTARË GJATË VITEVE 1846-1848, që është promovuar në mënyrë solemne edhe në Gjilan (tetor 2013), me ç’rast unë kam paraqitur një kumtesë.
Në vijim po paraqes, shkurtimisht, vlerësimin tim për librin në fjalë të Dom Gjergjit. Le të shohim!
III. GJERGJ GJERGJI-GASHI: MARTIRËT SHQIPTARË GJATË VITEVE 1846-1848
(Botues: DRITA, 1994, fq. 283, 1)
Libri: MARTIRËT SHQIPTARË GJATË VITEVE 1846-1848, të cilin po e promovojmë sot këtu, ka vlera të shumfishta shkencore e dokumentare për historinë tonë.
Autori i këtij libri, Gjergj Gjergji-Gashi që është një figurë e shquar e dijes, Kishës dhe Kombit, hulumtues dhe studiues i pasionuar, ka për subjekt përndjekjen barbare të shqiptarëve (të besimit katolik) të katër katundeve të Malësisë së Karadakut, përkatësisht të Stubllës, Vërnakollës, Binçës dhe Terziajve.
Kjo vepër studimore, e rrallë në mjedisin kulturor shqiptar, e mbështetur në burime të shumra arkivore dhe historike, në fakte dhe ngjarje historike por edhe mbi dëshmi të gjalla të atyre që ende ishin gjallë, paraqet hap pa hapi GOLGOTËN E MALËSISË SË KARADAKUT, përkatësisht përndjekjen e Martirëve Shqiptarë gjatë viteve 1846-1848 nga ana e Perandirisë Osmane të përkrahur nga Maliq beg Gjinolli i Gjilanit, nga Jashar Pasha etj. etj.
Në këtë libër që përbëhet prej dy pjesëve dhe shtatë kapitujve tregohen konkretisht e në hollësi gjithë barbaritë osmane kundër katër katundeve shqiptare, tregohen vuajtjet e tyre, vuajtjet e njerëzve të thjeshtë por të pathyeshëm për idealet e tyre kombëtare dhe fetare, për idealin e shqiptarisë!
Në këtë vepër të cilën po ju paraqesim këtu, ndjehet dukshëm akribia shkencore, ndjenja njerëzore, ndjenja qytetare dhe patriotike e dhembjes që ka autori për MARTIRËT SHQIPTARË, i cili, tërë jetën ka hulumtuar dhe studjuar, për të ndriçuar historinë e tyre, madje është i vetmi studiues shqiptar dhe i vetmi klerik shqiptar që është angazhuar, edhe zyrtarisht për beatifikimin e tyre!
Është shumë e prekshme puna kërkimore, studimore dhe shkencore e autorit për grumbullimin e fakteve, dokumenteve dhe ngjarjeve. Duke qenë hulumtues dhe studiues i pasionua, i palodhshëm gjatë gjithë jetës, njohës i mirë dhe rigoroz në labirintet e historisë, autori ka ditur të përzgjedhë me shumë kujdes dhe afinitet shkencor lëndën që i duhej për ta përcjellë te kexuesit dhe studiuesit, krahas vkerave njohëse edhe qëndrimin e tij emocional.
Duhet të theksojmë se në këtë vepër shkencore, me vlera shumështresore, fuqishëm jehon edhe këmbana e atdhedashurisë e autorit, që buron nga zemra e derdhet në këtë vepër, gjë që e bën mjaft fisnik qëllimin e autorit dhe atë që paraqet para lexuesit dhe studiuesit (V. Musa).
Vlen të theksohet me këtë rast, madje në mënyrë të veçantë se ngjarja në fjalë është shënuar në qindra dokumente dhe kronika, në Evropë dhe Azi. Për më tepër autori, Dom Gjergj Gjergji-Gashi, ka hulumtuar në arkivat ndërkombëtarë si në Vjenë, Paris, Romë, Vatikan, Mersburg, Stamboll, Selanik, Raguzë, etj. por edhe në arkivat e Kishës Katolike Shqiptare në Kosovë, në Prizren, Letnicë, Stubëll etj. Kështu prandaj autori në fjalë ka arritur të bëjë një vepër të një rëndësie të veçantë që ka shërbyer dhe vazhdon të shërbejë jo vetëm si njohje por edhe si frymëzim dhe motivim për vepra letrare, artistike, publicistike etj.
Të frymëzuar nga vepra në fjalë, shkrimtarët tanë të njohur si Anton N. Berisha, Ibrahim Kadriu, Isak Ahmeti e të tjerë kanë shkruar disa nga faqet më të bukura të prozës sonë artistike dhe shkencore. Edhe dy drama, ajo e Zef Del Gaudio dhe e Engjëll Sedajt janë frymëzuar dhe ndikuar nga vepra e Gjergj Gjergji-Gashit. Edhe vepra ime monografike: GOLGOTA E MARTIRËVE SHQIPTARË TË KARADAKUT (1846-1848) është motivuar nga vepra e Dom Gjergjit, ndonëse nga një këndveshtrim më ndryshe se ai i Dom Gjergjit!…
Edhe poetët tanë si Mirko Gashi, Hida Halimi, Sabit Rrustemi, Mehmetali Rexhepi etj., kanë shkruar poezi të bukura, me vlera antologjike, për Martirët Shqiptarë të Malësisë së Karadakut të frymëzusr dhe të motivuar nga libri i Dom Gjergjit.
Të motivuar dhe të frymëzuar nga libri në fjalë i Dom Gjergjit edhe piktorët Demir Behluli dhe Zeqirja Rexhepi kanë bërë pikturat murale, monumentale, në Kishën e Binçës. Edhe piktori shkodran Pjer Sheldija, i frymëzuar nga libri në fjalë i Dom Gjergjit, ka bërë një pikturë të mrekullueshme në Kishën e Shën Jozefit në Stubëll.
IV. Në përmbyllje
Në përmbyllje të këtij shkrimi vlen të ritheksohet se vepra: MARTIRËT SHQIPTARË gjatë viteve 1846-1848 e Gjergj Gjergj-Gashit është vepër me shumë vlera, vepër me shumë ndikim edhe në fushën e historisë, edhe në fushën e letërsisë, edhe në fushën e publicistikes dhqiptare dhe në fushën e pikturës.
Më gjerësisht për këtë te monografia: Isak Ahmeti, Golgota e martirëve shqiptarë të Karadakut, ShB LENA, Prishtinë 2021.
1) Një pjesë e kumtesës sime që kam paraqitur në Gjilan (21 tetor 2013) me rastin e promovimit të librit të Dom Gjergjit: MARTIRËT SHQIPTARË GJATË VITEVE 1846-1848. Me atë rast u tha se kjo vepër ka vlera të shumëfishta shkencore e dokumentare për histirinë tonë…