BURRI QË SOT KISHTE MBETUR PA “HAPA”

0
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

Vite më parë i kisha personazhet e mi besnik të shkrimeve publicistike dhe libra: politikanë, ministra, deputetë, rrugaçë, pijanecë, të çmendur, spiunë, “patriotë”, dhe Gra besnike. Plakun me abetare të Kërçovës (Xha Ramizin), krah për krahu me Rrufjanin te romani “Varrimi i sorrave” (1988). Roman, i cili përpak desh më futi në burg. Edhe, Xha Cutin me Vëllain e tij Hemin, të cilit i tha: Vëlla, dilë i pari dhe zeje hijen nën Dradhë në Kopësht, që të mos kemi problem!

E, kur ne e pyesnim, se: Pse, nuk martoheshte?! Ai, na përgjigjej: Gruaja, ka harxhime. Kur, im vëlla Hemi u martua edhe unë dhash pak para. Përmëtepër, interesante ishte edhe vendi i punës në Termoelekranën e Oslomesë të Kërçovës, kur Xha Cuti i thotë Drejtorit të Termoelkranës: Faleminderit, për vendin e punës. Por, a nuk do të ishte më mirë në vend timin të pranoni dikend tjetër, e rrogën ta ndajmë ne të dy përgjysmë. E, mos i përmend në kë këtë shkrim publicistik edhe zbulimet tjera shkencore të Xha Cutit: Transportin e katundarëve për në fshatin Kastriot (Sërbicë), që kishin problem me autobusët urban. Nuk qarkullonin me orar të rregulltë.

Xha Cuti, e dha idenë shkencore, e zgjidhi problemin: në vend të autobusëve të përdoren trakat e Termoelektanës. Vetëmse, atje: kur të arrijnë katundarët të zbresin me plaçkat e pazarit ta kenë një dyshek të butë?! Edhe, dy drekat e tij në një restorant të Kërçovës, që ia kishin paguar mësuesit veteranë shqiptarë të Kërçovës. Dhe, unë si dëshmitar i rastit, matanë tavolinës e pyeta: Xha Cuti, pse i ke porositur dy grosha, kur je vetëm në tavolinë?! Ai, duke qeshur mu përgjigjë: E pres të vij edhe një shok. Në fund, e hante edhe groshën e dytë.

Kutadi unë, Xha Cutit ndoshta nuk i erdhi shoku besnik?! Apo, Xha Cuti, nuk kishte hëngër bukë ku ta dish sa ditë?! Pasardhësi i Zef Serembes me Kakademikun te romani “Qyteti i qyqeve”. Zonjën Di te librat me poezi: Loja e syve (1995), Vjellja e zorrëve (1996), E përcolla Natën (1998), Mbrëmë fjeta me Vjeshtën (1999), Gratë e mia besnike (roman, 2001, 2020), Vdekja më deshi më pak se Ti (poezi, 2003), dhe: Edhe Ajo nuk ishte xheloze (poezi, 2004).

“Qerren me ferra” te romani “Gruaja besnike” (roman, 2009), Djemnusha (roman, 2010), librat me poezi: Burrat i përzë me burra, e mua me gra (poezi, 2007), Engjulli im është Grua (poezi, 2007). Zonjën Vdekje do ta marr për Grua (poezi, 2015), Shtëpia Publike (roman, 2015), Rrugaçja (poezi, 2019), Koronavirusi (poezi, 2020). Dhe, Muzën e radhës Lejdi Di, e cila u paraqitë vullnetare me porosinë: Patjetër, edhe për mua do të shkruash një libër. Edhe, lindi libri me poezi “Burri grave” (2021). Meritat për këtë Libër në kohën me masa Qeveritare: Koronavirus dhe Pandemi i takojnë Lejdi Di, ndërsa mua përndjekjet e papara: helmimet, aksidentet e komunikacionit, djegëjen e “xhipit” para dritareve të banesës, Shtëpinë e Babait, dhe dënimet partiake të “vëllazërim – bashkimit”.

Vite më parë e kisha edhe një personazh në Librin për Nesër, që gjithmonë sa herë që më takonte në rrugë më përshëndeste në gjuhën shqipe, dhe më thoshte se nuk ka para për rrugë: a, ke të më japësh para për një buletë autobusi?! Unë, e shtija dorën në xhep dhe i jepja mikut të panjohur para për buletë autobusi të shkojë në shtëpi. Edhe, pse: ai, shpeshëherë përfundonte në rrugë, dhe shpesh më kërkonte para. Një ditë, përderisa rrija nën hije te Rrapi me shkrimtarin Fadil Bekteshi, erdhi edhe Personazhi im që gjithmnonë dalldiseshte rrugëve.

Pasi, ai u largua, në bisedë e sipër, ia them ngjarjen edhe Fadil Bekteshit. Ky, që ishte me ne, gjithmonë sa herë që më takon në Sheshin “Makedonija”, më kërkon para për rrugë. Edhe, unë ia paguaj buletën e autobusit. Fadili, qeshi. E di moti, dhe e njoh mirë, nuk është shqiptar, por maqedon. Në burgun e Idrizovës kemi qenë bashkë, në një birucë. Paratë, që i kërkon për buletë autobusi, i ka si metodë për të ardhë deri te përfitimi parave.

Një muaj më vonë, njëri nga personazhet e mi të librave, përsëri kishte mbetur pa para për buletë autobusi, kësaj radhe në Kërçovë. Qesha. Nuk i dhash para për buletë autobusi. Edhe, pse: ai shpesh mbeteshte në Shkup pa para për buletë autobusi. Por, jo vetëm në Shkup, por edhe në qytete tjerë në Maqedoninë e Veriut.

Në Shkup, e kisha edhe një personazh interesant të shkrimeve të mia publicistike dhe Librave: “Amanetin e Nanës”. Lypsëve të rrugës, nuk u jepja para, por “Amanetit të Nanës”, i jepja sa herë që e takoja në rrugë. E ai, në mes “Ҫarshisë të Bit – Pazarit” para syve të kalimtarëve më përshëndeste me  këngën e tij antologjike të pavdekshme: “Ma ka lën -e, ma ka lën -e Nana amanet”, duke u përdredhur e bërtitur nëpër “Bit-Pazar”. Edhe, për këtë personazh si shkrimtar u interesova për prejardhjen familjare. Ishte boshnjak nga Morana, një fshat afër Shkupit, që vite me radhë i kisha rënë pranë si mësues në malësinë e Shkupit. Në kohën e sistemit komunist të Jugosllavisë, kishte qenë edhe epror ushtarak.

Pasardhësi i Zef Serembes, ishte personazh i veçantë. Nuk lypte para. Askush nuk e dinte se ku e kalonte natën. Dhe, a kishte bukë te “Parku i Grave”. Disa herë, kur e takoja në rrugë i afroja para, por nuk i merrte. Refuzonte. Thoshte: kam para. E dija se nuk kishte, po më habiste sjellja e tij si personazh i Librit për Ditën e Nesërme. Edhe, u interesova për jetën e tij, nga vinte dhe pse i pëlqente Shkupi. Vëllezërit, vinin nga Kosova dhe e merrnin në shtëpi, ai përsëri ikte nga Kosova dhe vinte në Shkup. Vite më vonë e mësova historinë e tij si personazh i romanit Qyteti i Qyqeve. Përderisa, kishte qenë në Kosovë, kishte qenë i dashuruar në një vajzë shqiptare. Por, kur ajo ishte shpërngulur në Turqi, ky e kërkonte nateditë nëpër Shkup. Shkupi plot me xhami, i dukej si Stambolli. Turqia. Kohën e fundit, nuk e shoh nëpër Shkup. Dhe, nuk e di a është ende gjallë. Ose, e ka gjetur të dashurën e arratisur në Shkup.

Vite më vonë, kur për shkak të Koronavirusit dhe Pandemisë me masa Qeveritare, shkrimeve publicistike dhe librave të mi, iu shtua edhe një personazh tjetër i çuditshëm artistik. I veshur sipas modës të fundit moderne. Edhe, një ditë më ndali në rrugë. Pasi, më përshëndeti, nisi me bisedën e zakonshme profesionale. Po, si jeni me shëndet? Mirë, i përgjigjem. Aty për aty, nuk më kujtoheshte si i njohur. I them, nuk më kujtohesh si i njohur. Kush jeni?

Personazhi, i kohës të fundit, që është edhe shkaktari i këtij shkrimi publicistik, u prezentua me moton e përditshme: A, ke të më japësh njëqind denarë, se kam mbetur pa “hapa”. E shikova nga këmbët te koka. I veshur këmbekrye me tesha sipas modës së fundit evropiane. Vetëmevete, thashë: Ky, mund  të jetë gjithëçka, por jo edhe lypës. Qesha. Edhe, unë sot kam mbetur pa “hapa hallall”. Pastaj, i thashë: hë për hë, nuk kam denarë në xhep. Përndryshe, t’i kisha dhënë me gjithë dëshirë. Shkaku, se: nuk mbaj para me vete në xhepa, i kam të fshehura në kartele. Bankë, të m’i “ruaj” shteti i “përbashkët”.

Tek tashti, edhe mu kujtua fytyra e tij si personazh rasti tradicional kalimtari i rrugës. Plot, para një viti, po i njëjti burrë më kishte kërkuar para për “hapa”?! Edhe, atë: kur, unë Sot nuk i kisha marrë “hapat” e mia të përditshme “hallall”, nën Rrap…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.