(Rexhep Zajazi 1919 – 1995)
NGA KALOSH ҪELIKU
Rexhep Zajazi, i lindur në vitin 1919 në katundin Zajaz, shkollën fillore e kreu në vendlindje, në gjuhën serbe, ndërsa të mesmen në Shkup. Afiniteti, dhe taleni i tij për muzikë, u vërejtë herët. Mësimet e para i mori nga këngëtari i katundit Jagoll i Kërçovës, Kamber Bllaca. Kohë e vështirësive të mëdha për mbijetesë. Herët, ka qenë i pranishëm në dasmat kërçovare, duke komunikuar drejtëpërsëdrejti me bashkëqytetar të talentuar të kësaj ane, veçanrisht me Abdulla Xhambazin shokun e luftës për liri, i quajtur Xha Dulli i Cërvicës. Pjesmarrës lufte, në shërbim të Atdheut. I cili, pas lufte realizoi, dhe publikoi edhe shumë inçizime dhe disqe gramafoni edhe me radiodifuzionin e Zagrebit “Diskoton”.
Ardhja e tij në Shkup si drejtor i “Komunalecit”, e bëri njërin ndër themeluesit e Shoqërisë Kulturore Artisike “Emin Duraku”, dhe kryetarin e parë të asaj shoqërie kulturore artistike, me të cilën arriti mjaftë suksese, dhe dha shumë koncerte brenda dhe jashtë vendit. Tekste, të thuruara me mjeshri artistike të stilizimeve të motiveve popullore nga treva e Kërçovës. I pari ishte, që e inkuadroi ritmikisht dhe orkestroi këngën burimore kërçovare, duke e bërë atë të njohur si vlerë artistike edhe matanë kufinjëve të Atdheut.
Dhe, me themelimin e Radio Shkupit, përmes regjisrimeve para të tij promotative, Rexhep Zajazi është i pari këngëtar shqiptar, që i dha fonotekës shqiptare këngë burimore kërçovare. Përsëgjalli, regjistroi 48 këngë, duke zgjëruar veprimtarinë në Prishtinë, ku bëri shumë regjistrime të tjera të këngëve burimore kërçovare. Kryeqytet Shqiptar i Kosovës, ku ra në kontakt me shumë ekspertë të muzikës dhe folklorit shqiptar. Përkrahje, që gjeti nga autoritete profesionistë, siç ishin: Lorenc Antoni, Fahri Beqiri, dhe Shefqet Pllana.
Rexhep Zajazi, është bartës i Lëvizjeve artistike – kulturore, ku: edhe shpallet si laureat i Festivalit në Dizhon, Francë. Midis këngëve të tia më të njohura veçohen këngët: Në bahçe na ka ra bryma, Kënga e Ymer Agës, Udhës shullanit, Shtatë bilbilat, Po të bëj rixha moj çiko, “Kur jam kanë 12 vjet”, “More djal i mejdanit”, “Trëndafile”, “Vajzën tuj ne nuk e dum” etj.
Dhe, në një festifal kulturor në Bullgari, si pjesmarrës, e pyesin këngëtarin e veçantë shqiptar me veshje kombëtare: Mirë, po çka do të thotë kjo “ihaaa”, gjatë interpretimit të një kënge si refren?!… Këngëtari, u përgjigjet: Kjo, është pasuri e folklorit shqiptar…
Vite më vonë, pas hapjes të Televizionit Shkupit, Rexhep Zajazi u bë protogonisti kryesor i shumë emisioneve muzikore. Aqsa, në çdo shtëpi shqiptare dëgjoheshin me të madhe këngët e tij burimore kërçovare. Saçë, një grua nga një fshat i Kërçovës, duke i dëgjuar këngët e tia burimore kërçovare, burrit që erdhi nga mali me kalin me dru në lëmë, i cili i tha: Ecë, ndihmom ta shkarkoj kalin! Iu përgjigjë: Shkarkoje vetë, se: unë jam duke dëgjuar Rexhep Zajazin. Burri, i nervozuar me përgjigjen e gruas, asaj kohe e mori radion dhe për driterje e hudhi në lëmë.
… Që, nga vitet e fëmijërisë sime si nxënës në klasë fillore, (1958 -‘59), mu si sot: më kujtohet portreti shqiptar me kësulë të bardhë, i një burri me mustaqe të zeza dhe motorr, që vinte në shtëpinë tonë si mik shtëpie. Motorrin, nuk e shuante pas porte, përgjatë kohës përderisa rrinte si mik në oden e burrave me Babain. E, ne kurreshtarët dorë për dore vallëzonim rreth motorrit. Shkaku, se: motorrët asaj kohe që vinin, ishin të rrallë në Katundin tonë, pas lufte.
Nana, asaj kohe ma rrëfente edhe një ngjarje historike të luftës: Ajo, vinte si nuse nga familja e Rexhep Zajazit. Edhe, dajët e Nanës i kishte në Zajaz. Gjatë përfundimit të Luftës Dytë Botërore, Rexhep Zajazin në një pusi në vendin “Sateskë” e kishin sharruar me automatik. Babai, dhe Nana e kishin marrë në shtëpi, dhe e kishin shëruar plotë tri javë.
Shakak, që ai herë pas here e vizitonte Shtëpinë tonë (spitalin), në Katund. Unë, asaj kohe isha fëmijë dhe nxënës i shkollës fillore. I dëgjoja nateditë, që rrotulloheshin në gramafon këngët burimore kërçovare të Rexhep Zajazit. Disqe të rralla asaj kohe, bashkë me të Qamilit Vogël, dhe Nexhmije Pagarushës, që vëllai si mësues i sillte në shtëpi.
Unë, pas ardhjes në Shkup si nxënës, gjatë Shkollës Normale, nuk kam pasur ndonjë kontakt me Rexhep Zajazin. Dihet, se: ndoshta, nuk kam pasur nevojë për ndihmë materiale, e as për ndonjë notë gjatë shkollimit. Angazhimeve shkollore mbi librat e këndimit, dhe dalldisjeve rinore te “Parku i Grave”. Edhe, studimeve në Prishtinë me dhjetë vite pune në Drenas (Drenicë).
Dhe, pas kthimit tim si mësues në fshatrat e Malësisë të Shkupit,Vendlindje. Tek, tashti: do të njihem më së miri me Rexhep Zajazin. Këngët, me të cilat unë isha rritur si shkrimtar. Rexhep Zajzi, edhe pse i kishte tri gra besnike me të cilat edhe kishte fëmijë: në Katund dhe Shkup, filloi të vinte shpesh në banesën time, në lagjen “Ҫair”, të Shkupit. Edhe, nga telefoni im i bënte telefonatë dashnores (gruas tretë), përballë pallatit tim përkarshi. Nuk shkonte te djali tij për telefonatë, i cili banonte pas Pallatit tim, në lagje. Rrugaçët, e “Ҫairit” kur vinte shpesh në lagjen tonë, ia shponin edhe gomat e makinës. Rexhep Zajazi, ishte edhe dashnor i madh i grave. Gjithë grave të tia besnike, u kishte siguruar edhe banesa jetese.
Shkak, që Babai im: i cili vinte nga një familje kaçakësh, gjithë jetën na e përsëriste edhe para miqve, Vëllait tim dhe mua: djemtë e mi, nuk i ngjanë Hatem Ҫupit (dajës), një burri fisnik dhe bujk i asaj ane, po Rexhep Zajazit. Burrit, të dalldisur, dhe arratisur pas grave.
Edhe, pse: kur u ktheva në Shkup, u njoha me miq të rinj, tashti të Penës, dhe hyja e dilja edhe nëpër familjet e tyre si mik shtëpie. Gratë e Shkupit, kur e merrnin vesh, se: unë vija nga një familje e tyre atdhetare, shpërthenin me mirënjohje. E njohim mirë Rexhep Zajazin: Ai, si drejtor i “Komunalecit”, pas lufte i ka punësuar shumë shqiptar.
Ne, kur ai vinte me motorr në Lagjen tonë, gati të gjitha gratë dilnim në dritare. Gjatë një pushimi veror në Hotelin “Eurotel” në Strugë, përgjegjësi i Hotelit shqiptar, pasi mësoi se jam nga Kërçova, më tha: E kemi këtu një apartament në emrin e Rexhep Zajazit. Po, ai ka dhjetë vite që nuk vjen në Hotel. Gjatë, këtyre viteve edhe e kemi dhënë me qira. Nëse jeni në kontakt me të, ose familejn, ia bëni me dije apartamntin dhe të vijnë ta marrin qiranë. Ose, ta shesin si pasardhës.
Qesha. Shkaku, se: Sot, Rexhep Zajazi, pushonte mes varreve. Gruaja e tretë, me të cilën i kishte kaluar pushimet verore në Igallo, dhe të fundit në Bullgari, pas një goditje në zemër, e kishte sjellur në Shkup, dhe e kishte lënë para derës të ambullantës Djalit Vogël.
Porosinë, gjatë një takimi rasti, ia përcolla Djalit tij të vogël me Gruan e dytë të Kosovës t’i dalë Zot pronësisë të Babait. Shkaku, se: nuk e dija, a ka fëmijë edhe me gruan e tretë. Ai qeshi: O Kalosh, faleminderit për “zbulimin”. Po, ku me ditë sa banesa dhe shtëpia, gra e dashnore i ka pasur ai nëpër botë, e ne nuk i dimë asgjë si familje.
Zajazi është nga fshatrat më të mëdha në komunën e Kërçovës, por edhe në Republikën e Maqedonisë Veriut. Shtrihet në fushën e Kërçovës, nën malin Bistra, në lartësi mbidetare 750 m. E gjejmë pranë rrugës Kërçovë – Gostivar, 10 km nga qyteti i Kërçovës dhe 36 km nga Gostivari. Sipas regjistrimit të vitit 2002 fshati kishte 4.700 banorë të përkatësisë etnike shqiptare. Përçudi, i vetmi katund i shkapërdredhur nëpër lagje rrëzë maleve?! Katund, i kaçakëve të Zajazit. Katund, në luftë me krajl e mbret.
Fshati përmendet në defterët osmanë në vitin 1467/1468 me 70 familje, kurse në vitin 1900 kishte 2.150 banorë shqiptarë. Nga viti 2004, ishte qendër e komunës Zajazit, por në vitin 2013 iu ribashkua komunës ëmë të Kërçovës. Tradicionalisht, popullsia e fshatit është marrë me bujqësi e blegtori, kurse dekadave të fundit mbizotëron me të madhe emigrimi në shtetet e jashtme. Fshati përfiton të ardhura të mëdha nga mërgimtarët e vet, të lidhur ngushtë me vendlindjen, kur dihet se shumë familje të tij punojnë e jetojnë në kurbet. Dy janë karakteristikat e zajazëlive: pushka, dhe kënga popullore.
Me qëllim të ruajtjes dhe kultivimit të folklorit burimor kërçovar, dhe përgjithësisht atij shqiptar, që nga nëntori i vitit 2012 në Zajaz funksionon shoqëria kulturore artistike “Krenaria e Zajazit”, me programin e parë për nderë të 100 -vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar, e dhënë më 28 Nëntor 2012. Kjo Shoqëri ka shfaqur program edhe për nderë të 5 -vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2013. Zajazi ka klubin e futbollit, me emrin e fshatit dhe stadionin e tij, me mbi 5000 vende.
Ndjenjat kombëtare të popullsisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, gjithmonë kanë ekzistuar dhe janë kultivuar brez pas brezi. Këngët epike historike, që këndohen në këto anë, tregojnë më së miri për përpjekjet dhe luftërat që janë bërë për liri. Në këngët karakteristike, që këndohen në Zajaz e Kërçovë, kemi vargje epike e lirike, por dallohen këngët e kaçakëve. Trimëritë e kaçakëve në këto këngë përshkruhen veçanërisht nga këngët epike popullore, nga gojëdhënat.
Kënga historike e Sulltanë Qafës, përshkruan pjesëmarrjen e një vajze të re 17-vjeçare në një përleshje të përgjakshme me komitat sllave, që terrotirozonin popullsinë shqiptare në vitin e rëndë 1913. Vajzës, ia vrasin babën në sytë e saj, dhe në oborrin e shtëpisë, kurse ajo, në saje të trimërisë e zgjuarësisë së pashoqe me gërshërë të dhenëve, arriti t’i vras dy armiqë e ta plagos rëndë njërin prej udhëheqëve tyre të tërbuar, duke mbetur edhe vetë aty si heroinë.
Kënga tjetër, shumë e njohur, i kushtohet Kalosh Danit, një trimi që i printe çetës së kaçakëve në vitet pas pushtimit serb të Kërçovës, por që ishte vrarë bashkë me vëllain e tij në pabesi, Lazamin nga forcat serbe në bashkëpunim me forcat e A. Zogut.
Këngët e kaçakëve, që i këndonte doajeni i melosit kërçovar Rexhep Zajazi, pos motiveve epike, përshkohen edhe me vargje lirike, siç është kënga e Sulçe Begut, Kroni i Kaçakut, Në bahçe na ka ra bryma etj. Përveçse, motiveve të dashurisë, ato këngë përmbanin në vete edhe shtigjet malore të Atdheut. Jo, rastësisht, edhe Manifestimi Tradicional Kulturor Ndërkombëtar TAKIME NËN RRAP (poezi erotike, në Shkup dhe Kërçovë), vite me radhë hapen me këngën e tij të mirënjohur: “Në bahçe na ka ra bryma”. Rexhep Zajazi, këndonte edhe me dy djemtë e tij në grupin e njohur me emrin “Trio Zajazi”.
Zona e Kërçovës, dhe posaçërisht fshati Zajaz ka qenë cak i kriminelëve sllavë, sidomos gjatë dhe pas pushtimit të tokave shqiptare në vitet 1912 – 1914. Tre bunarë në Zajaz ishin mbushur me shqiptarë të pushkatuar apo të djegur e të masakruar. Njëri bunar i braktisur, me rreth 40 kufoma, është zbuluar në oborrin e shtëpisë së liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Gjithashtu, afër kësaj shtëpie dhe përballë saj ishin varrosur 60 burra të masakruar nga pushtuesit sllavë.
Mbetjet mortore janë nxjerrë në vitin 2016. Pas këtyre viteve të rënda, si rezistencë ndaj pushtimit dhe për mbrojtjen e trojeve tona shqiptare në Maqedoninë e Veriut, por edhe në Zajaz, moti ka lindur Lëvizja Kaçake. Edhe sot, në këto anë, janë të njohura dhe shumë të popullarizuara Këngët e kaçakëve, si dhe kanë mbetur toponimet, si “Mali i kaçakut”, “Kroi i kaçakut”, “Shpella e kaçakut” etj.
Një kompleks madhështor monumental në Zajaz, i quajtur simbolikisht si qendra përkujtimore “Nëna Shqiptare”, është përuruar më 28 Nëntor 2013 në kuadër të shënimit të 101 -vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar, dhe 100 -vjetorit të masakrave ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare. Qendra është ngritur për kujtim të rreth 500 viktimave shqiptare, të vuajtjeve, të flijimit, të martirizimit, por edhe të nderimit e të krenarisë së popullit gjatë historisë, veçanërisht gjatë vërshimit dhe pushtimit të tokave tona pas vitit 1912 dhe në luftërat ballkanike.
Përkujtimorja është e përbërë nga flamuri kombëtar në shtizë 30 -metërshe, një shtatore bronzi pesëmetërshe, e quajtur “Nëna Shqiptare” dhe 500 gurë varresh të formës cilindrike. Në të ardhmen, pritet të shtohet numri i gurëve të varreve. Llogaritet të jetë qendra e dytë përkujtimore në trojet shqiptare, pas monumentit “Nëna Shqipëri”, në Tiranë. Kjo qendër përkujtimore historike, mund të vizitohet shumë lehtë për ata udhëtarë turistik që kalojnë rrugës për Kërçovë, Strugë apo Tiranë.
Përgëzime, Rexhep Zajazi është këngëtar i madh kërçovar…