Akademia Përkujtimore Jubilare “Bylbyl Hazir Breçani” (13 maj 2024, ora 11.00)

0
Baneri kryesor i Akademisë së 13 majit 2024

AKADEMIA: 

I. Përkujtimi:

*  50 -Vjetorin e Lindjes (13 maj 1974 – Tropojë, Shqipëri);
*  25- Vjetorin e Rënies (25 qershor 1999- Gjakovë, Kosovë);
*  25 -Vjetorin e “Epopesë së Koshares” (1999-2024);
*  25 – Vjetorin e Lirisë së Republikës së Kosovës (1999-2024);

Koha:
*  13 maj 2024, prej nga ora 11.00
Vendi:
* Tirana International Hotel & Conference Centre (Salla “Balsha”)
Tiranë
BYLBYL HAZIR BREÇANI:
Mirënjohjet:

* “Hero i Kosovës” (Kosovë, 2019)
* “Dëshmor i Kombit” (Kosovë, 2017)
* “Dëshmor i Atdheut” (Shqipëri, 2004)
*  Me Medaljen “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” (Kosovë, 2019)
* “Qytetar Nderi” i Tropojës (Shqipëri, 2018)
* “Qytetar Nderi” i komunës Bujan (Tropojë)
* “Mirënjohje” nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)
* “Mirënjohje” nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës
*  Me Medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet” (Kosovë, AAK, 2021)
*  Me Çmimin e Madh “Yjet e Kombit” (“Takimi i Madh i Prishtinës, 2024”)
*  Shkolla në Markaj, në vendlindje, e mori emrin e Tij (Tropojë)
*  Një rrugë në qytetin e Bajramcurrit e mban emrin e Tij (Tropojë)
*  Një rrugë në komunën e Prishtinës, kryeqytetin e Republikës së Kosovës, e mban emrin e Tij

*  Akademi Përkujtimore Jubilare për Heroin Bylbyl Hazir Breçani në 20 vjetorin e rënies së Tij, nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Sh.T.Z. Ramush Haradinaj (24 qershor 2019, në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, salla “UNESCO”).
* Konkurs Poetik Kombëtar për heroin Bylbyl Hazir Breçani (Shqipëri, 2019)
* Themelohet Çmimi i Lartë “Bylbyl Breçani” në vitin 2021 dhe iu ndahet 113 “Heronjve të Kosovës” të Brigadës 138 “Agim Ramadani” të Epopesë së Koshares (Tiranë, 2024) dhe Shoqatës së Veteranëve të ish-Brigadës 138 “Agim Ramadani” të Epopesë së Koshares (Tropojë, 2021)

* Dhjetra këngë, poezi, artikuj, kumtime, i janë kushtuar Heroit Bylbyl Hazir Breçani (në vitet 1999-2024)

FAMILJA

*Prindërit e tij: Hazir Selim Breçani (Markaj- Tropojë) dhe Kajde Fetahu Breçani (vllaznia Sulejmani nga Iballa e Pukës) i kishin shtatë fëmijë, 4 djemë e 3 vajza. Ndër vëllezërit ishte i treti.

* Gjyshi i tij kishte luftuar përkrah Bajram Currit, ndërsa dy xhaxhallarët Cen Selimi Breçani e Shaban Sadiku Breçani u rreshtuan në rradhët e Ushtrisë Shqiptare në luftë kundër nazifashistëve.

* Statusi familjar i tij ishte beqar, në ditën e rënies, në moshën  25-vjeçare, në më të bukurën moshë të jetës së njeriut.

ARSIMIMET shkollore dhe ushtarake:

* Arsimin shkollor e kreu në vendlindjen e tij në Markaj të Bujanit të Tropojës
* Shërbimin ushtarak e kreu në dy vite në Pukë
* U specializua për raketa në Tiranë e në Kukës (1994 – ‘95)

VEPRIMTARIA me UÇK

*Lagjia e Vllaznisë Breçani – lagje gjeostrategjike natyrore e luftarake e fshatit Markaj (Tropojë) u kthye në një nga bazat ku kryhej përgaditja për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), strehoheshin materiale luftarake, etj.

“Organizimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kishte filluar herët dhe Malësia e Gjakovës ishte vendi i përgatitjes së luftëtarëve e drejtuesve të saj, ishte vendi i furnizimit me armë dhe ishte streha vllazërore që do të strehonte popullsinë shqiptare të Kosovës të shpërngulur me forcë nga makina ushtarake serbe”

(Gëzim Ibrahim Prengëzi, studiues, publicist)

*Tek “Tunelet e Breçanit” (Markaj) në vitet 1997-’98 takohet e veprimtaron me të shquarit atdhetarë kombëtarë: Adrian Krasniqi- “Hero i Kosovës” (1972-’97) dhe Ilir Kunashevci – “Hero i Kosovës” (1969-’98).

* Takohet në Malësi të Gjakovës (Tropojë) me dy nga ushtarakët e lartë të UÇK-së, të Epopesë së Koshares: Rrustem Berisha e Hisen Berisha.

 * Në shkurt-qershor 1999 inkuadrohet vullnetarisht në formacione luftarake të Luftës së Kosovës, në Batalionin e Parë të Brigadën 138 “Agim Ramadani” në Koshare (Republika e Kosovës).

* Përgjatë kësaj periudhe kohore veprimtaria e tij luftarake e me detyra të ndryshme ushtarake ishte në kuadrin e Brigadës 138 “Agim Ramadani”, në Zonën Operative të Rrafshit të Dukagjinit etj., ku shumë shpejt u bë i njohur e i vlerësuar nga bashkëluftëtarët dhe eprorët e tij.

Akti i lartë i 9 Prillit 1999

*Në Historinë Kombëtare Shqiptare 9 prilli 1999 shënon një nga ngjarjet më madhore të saj: Thyemjen e Kufinit shekullor Shqiptaro-Shqiptar, që ofronte Ditën e Çlirimit të Kosovës; Ditën e humbjes së Ushtrisë Jugosllave dhe të rregjimit të Millosheviçit ndaj Kosovës; Ditën kur Xhimi Shea – Zëdhenësi i NATO-s dha deklaratë zyrtare dhe për mediat botërore shkruan për herë të parë për fitoren historike të Betejës së Koshares, etj.

* Heroi Bylbyl Hazir Breçani në këtë Betejë të Koshares, Operacioni “Shigjeta”, përmes breshërive të plumbave të ushtrisë serbe, aty tek Posta e Kamenicës, kah baza ushtarake serbe “Karaulla”, u ngjit Kamba-doras në shtyllën e lartë dhe prej andej e hoqi  Flamurin e Jugosllavisë së Millosheviçit dhe e ngriti Flamurin Kombëtar Shqiptar, çka shënoi zyrtarisht Fitoren e Thyemjes së Kufinit Shqiptaro-Shqiptar (Kosovë – Shqipëri).

Andaj, shpesh herë, në tubime, masmedia, akademi etj. cilësohet edhe si “Bylbyli i Flamurit”.

* Në këtë Betejë historike triumfale të Koshares ishin komandantë të ish-Brigadës 138 “Agim Ramadani” të Epopesë së Koshares, si dy Heronjtë Kombëtarë: ushtarakët e lartë e të shquar Agim Ramadani dhe Sali Çekaj, si edhe Rrustem Berisha, Anton Quni, Hisen Berisha, e të tjerë.

                                        AKTI i TIJ i RËNIES

Më 25 qershor 1999, Bylbyl Breçani niset me detyrë misionare ushtarake, së bashku me disa shokë luftëtarë, shkojnë për t’i nxjerrë dy luftëtarë të tjerë shqiptarë të Kosovës dardane, të mbetur në fushë lufte, të mbetun pa u varrosur, për t’i tërhjekur trupat e tyre të pajetë.

Në këtë aksion të guximshëm heroi Bylbyl Hazir Breçani bie në tokë të minuar me mina të ushtrisë pushtuese, aneksuese e shovene serbe në Shkozë të Mulliqit në Koshare, në Gjakovë të Kosovës. Bylbyl Breçani e dha jetën e tij të re në moshën 25-vjeçare, bashkë me Ali Fejzullahun nga Mitrovica dhe plagoset Isuf Mulliqi.

Bylbyl Hazir Breçani u varros me nderimet më të mëdha nga populli i Tropojës dhe bashkëluftëtarët e tij të Luftës së Kosovës që e përcollën  nën breshërinë e armëve.

Eshtrat e tij tani prehen në Kompleksin Memorial të Koshares në Gjakovë, në tokën ku ai derdhi gjakun e tij për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Kosovës, për Bashkimin Kombëtar Shqipëri-Kosovë.

BYLBYL HAZIR BREÇANI:

Vlerësime:

“Bylbylin e kam krahun e djathtë, se janë këta Bylbyla që na e prunë lirinë dhe e naltësuen Shqipërinë”

Rrustem BERISHA

ish Komandant i Brigadës 138 “Agim Ramadani”
ish Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës

***

 “Bylbyli ishte i papërmbajtur, nuk pyeste për plumbat serbë, e sado e këshillonim që të kishte kujdes, ai thoshte që, “unë e kam realizuar planin, le të ndodhë çka të donë…”

Hisen BERISHA

ish Komandant i Batalionit të Parë të Brigadës 138 “Agim Ramadani”
Deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës

13 maj 2024

*  Akademi Përkujtimore Jubilare për Heroin Bylbyl Hazir Breçani (Tiranë).

Nëntor 2024

*  Do të ngrihet Memoriali për Epopenë e Koshares dhe Shtatorja për Bylbyl Hazir Breçanin, një nga 114 Heronjtë e Brigadës 138 “Agim Ramadani”, që përbëjnë një Kompleks skulpturor, muzeal, natyror, në rrugën “Bylbyl Breçani” në Tropojë e, që mirëpritet të përurohet në prag të Festës së Flamurit, në Nëntor 2024

Akademia Përkujtimore Jubilare “Bylbyl Hazir Breçani”
“Gazeta e Alpeve”- Këshilli Kombëtar Organizativ

Tiranë, prill-maj 2024


Epopeja e Koshares

114 heronjtë të saj,

sipas rajoneve komunale, regjioneve etnike, vendeve të huaja

I.- Republika e Kosovës

 

1.- Gjakovë

 

1.- Ali HASI

2.- Dukagjin VULA

3.- Genc BYTYQI

4.- Korab BINGJIA

5.- Nikollë DODAJ

6.- Xhafer THACI

7.- Xhafer LIPOVECI

8.- Kasem UKA

9.- Fisnik SALIHU

10.- Bashkim IDRIZI

 

I1.- Decan

 

1.- Avdyl JASIQI

2.- Bashkim JASIQI

3.- Fadil MALOKU

4.- Izet BEQIRAJ

5.- Milazim SHALA

6.- Shefqet MUSTAFA

7.- Xhevdet LOSHAJ

8.- Xhevat NITAJ

 

III.- Pejë

 

1.- Sali CEKAJ

2.- Xhemajl FETAHAJ

3.- Fatos ADEMAJ

4.- Gazemend BERISHA

5.- Kreshnik ADEMAJ

6.- Shpëtim BOJKU

 

IV.- Klinë dhe Istog (Burim)

 

1.- Leonard PALUCAJ

2.- Milazim MAVRAJ

 

V.- Mitrovicë

 

1.- Ali FEJZULLAHU

2.- Besim NUKA

3.- Hamdi SHEREMETI

4.- Harun BEKA

5.- Sylejman SHALA

6.- Tafil OSMANAJ

 

VI.- Vushtri dhe Podujevë

1.- Lutfi MUSIQI

2.- Mentor HUMOLLI

3.- Muharrem MEHMETI

 

VII.- Prishtinë

 

1.- Afrim GASHI

2.- Burim GRAJQEVCI

3.- Ernest ZARIQI

4.- Fatos LIMANI

5.- Fitush KUKAJ

6.- Rifat GOXHUFI

7.- Zeki SHULEMAJA

 

VIII.- Rajoni i Drenicës

1.- Abaz THACI

2.- Bexhet SHABANI

3.- Driton VELIU

4.- Gëzim MORINA

5.- Gëzim BERISHA

6.- Halil BAJRAKTARI

7.- Jusuf HOXHA

8.- Rifat QELAJ

9.- Rifat KASTRATI

10.- Safet GJINOVCI

11.- Xhemshir ISLAMI

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.