– Të nderuar ambasadorë të Quintit, ju keni mundur ta pranoni Kosovën në Këshillin e Evropës dhe në NATO. Por, po qëndroni të heshtur dhe pasiv ndaj Kosovës, e aktiv ndaj Serbisë, e ajo që po merrni është vetëm një prokurë ruse.Serbia e Vuçiqit është një përfaqësues i Rusisë të Putinit në rajon…
Skënder MULLIQI
Si duket BE–ja dashur apo pa dashur po bëhën sponsor të Serbisë, duke kërkuar që mos të hapët ura kryesore mbi lumen Iber. Dhe, jo vetëm kjo. Që shumë kohë BE-ja përmës ndërmjetësve në bisedime Kosovë-Serbi, por edhe Amerika më Eskobarin, e përkrahen Serbinë e terroristit, Aleksander Vuçiq, duke përdorë shkopin ndaj Kosovës së vogël ,dhe karrotën ndaj Serbisë fashiste. Ky qëndrim në përkrahje të Serbisë, nuk është pritur pas ndihmes që na dhanë bota përëndimore të qlirohemi nga Serbia e kryekriminleit të luftës, Sllobodan Millosheviq. Regjimi i Beogradit është një ndërmarrje kriminale, si mburojë e mbetur e klikës millosheviqiane.
Është pritur frenimi i Aleksander Vuçiqit për pushtimin e Kosovës por edhe të vendeve të rajonit aty ku ka serb, por po ndodhë për fat të keq e kundërta, duket nga interesat e reja të shteteve te BE-së por edhe Amerikës, apo nga frika nga Putin dhe Vuçiq të një lufte bërthamore. Nuk ka së si të kuptohet ndryshe gjithë ky ndryshim radikal në politikat e jashtme të BE-së. Kosova është shtet sovran dhe pavarur, dhe një urë në atë pjesë të vendit nuk mund të jetë ndonjë pengesë. Aq më tepër që urat lidhin dhe nuk ndajnë njerëzit. Serbët nuk kan çka ndihen për këtë punë të pa sigurtë në pjesën veriore të Mitrovicës. Butësia të shprehem ashtu e BE dhe Amerikës ndaj Serbisë të Vuqiqit, nuk është duke dhënë që shumë kohë rezultate.
Po thuhet së bota perëndimore po e ledhaton Serbinë më pretekstin të largon ate nga ndikimi i politikës të Moskës zyrtare. Sa më shumë që po ledhatohet Vuçiqi aq më shumë po i shton kërkesat për pushtimin e tokave të shqiptarëve dhe të tjerëve, më motivacion bizar e mesjetar të realizimit të idesë të “botës serbe”. Asociacioni është pretekst i kësaj ideje fashiste e cila dërgon Ballkanin në një luftë të re. Hapja e urës dhe shtrirja e sovranitetit edhe ne veri të munguar deri më tash, nuk është shqetësim për minoritetin serb, është shqetësim për regjimin terrorist të Vuqiqit, i cili nuk i ka hequr dorë nga pretendimet territoriale ndaj Kosovës.
Serbia po tenton të mbajë gjendjen e pa stabile , që më lehtë të arrijë qëllimet pushtuese ndaj veriut. Bota serbe është ide e spastrimit etnik dhe gjenocidit si variant i kohës të luftës. Kultura serbe është ajo e para 100 vitesh e më shumë. Klerikizmi i shoqërisë serbe tashmëe ka arritur kulmin e te keqës në rajon. Të nderuar ambasadorë të Quintit, ju keni mundur ta pranoni Kosovën në Këshillin e Evropës dhe në NATO.
Por, po qëndroni të heshtur dhe pasiv ndaj Kosovës, e aktiv ndaj Serbisë, e ajo që po merrni është vetëm një prokurë ruse.Serbia e Vuqiqit është një përfaqësues i Rusisë në rajon. Kjo është politikë cinike, jo parimore për të ardhmen e Ballkanit. Mos e shkatërroni një aleatë të sinqertë-Kosovën. Serbia nuk ka qenë dhe as që do të jetë partner i sinqertë, sepse thelbi i saj është antipërendimor. Kjo formë që keni zgjedhur bie ndesh më shtetin e së drejtës, kapitalizmin liberal dhe demokracinë…