Faktet për luftën e dytë botërore në Kosovë dhe Shqipëri

0
Ethnic Albania

Lidhur me “dilemat” për kohën e luftës së dytë botërore në Kosovë dhe Shqipëri janë disa fakte:

Italia në vitin 1939 e futi Shqipërinë në protektorat, sepse Jugosllavia dhe Greqia do të e okuponin Shqipërinë . Kosova u çlirua në këtë kohë (1941) dhe poashtu u fut në protektorat Italian si pjesë e Shqipërisë.

Ky protektorat ndodhi sepse Greqia, Mbretëria Jugosllave dhe Italia që nga viti 1920 deri me 1939 kishin bisedime të fshehta diplomatike për të zbatuar ndarjen e Shqipërisë ndërmjet tyre ashtu siq ishte vendimi i Europës në vitin 1920.

Vendimin europian të vitit 1920 për zhdukjen e Shqipërisë e pengoi SHBA me presidentin Woodrow Wilson, i cili me forcën dhe politikën e tij të vetëvendosjes së popujve, e funksionalizoi pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1920, të shpallur formalisht me 28 Nëntor 1912.

Italia duke e ditur rrezikun që Shqipëria të okupohet nga Greqia dhe Jugosllavia, dy shtete të cilat bashkpunonin me Gjermaninë nacional-socialiste, vendosi të e futë në protektorat Shqipërinë, i cili protektorat e shpëtoi Shqipërinë nga coptimet e pregatitura europiane.

Në periudhën e protektoratit Italian Kosova ka qenë vend i lirë në kuadër të Shqipërisë. Vetëm regjionet e Mitrovicës dhe Podujevës ishin ende nën okupim të Sërbisë.

Poashtu duhet pasë në konsideratë se në Kosove dhe në Shqipëri nuk kishte informata lidhur me tmerrin që ndodhte në Gjermaninë nacional-socialiste, dhe se holokoausti fshihej edhe prej Gjermanëve e lere më prej Kosovës, e cila përjetoi lirinë e pashijuar për 500 vite Otomanike, dhe gjenocidit europian në vitet 1912-1918, si dhe okupimit europian ne vitet 1918-1941.

Për këtë arësye popullata Shqiptare e veqanërisht Shqiptarët e Kosovës kishin mendim jashtzakonisht pozitiv për protektoratin Italian, edhe deri në një masë edhe për okupimin Gjerman, sepse u çliruan nga okupimi brutal i mbretërise Jugosllave. Shovenizmi Jugosllav kishte bërë dëme dhe dhunë më të madhe në periudhën 1918-1941, se sa okupimi nacional-socialist Gjerman i viteve 1943-1944.

Në kohën(1941) kur janë themeluar celulat partiake të Partisë Komuniste të Kosovës në disa qytete siq janë : Prizreni, Peja, Gjilani, Gjakova, Prishtina, në Kosovë kishte 85% Shqiptarë dhe 15% ishin kryesisht kolonistë nga Sërbia, Bosnja dhe Mali i Zi.

Celulat partiake komuniste i kishin nga 24, 25 ose 26 anëtarë në të cilat ishin një ose dy Shqiptarë komunistë, dhe 23, 24 ose 25 anëtarë komunistë kolonistë! Në total në Kosovë në këtë vit ishin 20 komunistë me prejardhje Shqiptare dhe 270 ishin komunistë serbë.
Dmth në celulat partiake komuniste, 97% ishin kolonistë Serbë, dhe vetëm 1 deri 3% ishin Shqiptarë të konvertuar në komunistë. Kjo është fakt i pamohueshëm.

Lufta që e bënte Partia Komuniste e Kosovës kundër: Shqiptarëve, Italianëve apo Gjermanëve, ishte luftë për idealet terroriste – komuniste e jo për liri kombëtare Shqiptare.

Komunistët e Kosovës dhe Shqipërisë ishin renditur me komunistët e Rusisë dhe Sërbisë.

Në Luftën e dytë boterore Britania, SHBA, Kanada, Australia, Zelanda e Re luftonin kundër Gjermanisë, Japonisë dhe Italisë. Prandaj e ashtuquajtura levizje LNC nuk iu bashkua fituesve kundër nacional-socializmit Gjerman por iu bashkuan komunizmit ekspanzionist Rus.

Rusia luftonte për të okupuar shtetet fqinje siq janë: Finlanda, Letonia, Gjermania, Rumania, Moldovia, Bullgaria, Polonia, Cekosllovakia, Hungaria, Estonia, Lituania, Mongolia, dhe tentonte të i futë nën ndikim-okupim edhe shtetet: Greqia, Mbretëria Jugosllave, Shqiperia, Kina dhe Japonia.

Rusia vetëm formalisht luftonte kundër Gjermanisë nacional-socialiste, e në të vërtetë luftonte për okupim dhe influencë komuniste, dhe ia arriti qëllimit gati 100%.

Vetëm Finlanda, Greqia, Austria, Gjermania Perëndimore dhe Japonia shpëtuan nga kthetrat grabitqare Ruse.

Po të ishin komunistët e Kosovës luftarë për Liri, do të themelonin Partinë Komuniste të Shqipërise së bashku me komunistët e Shqipërisë, sepse në kohën e themelimit të Partisë Komuniste të Kosovës, Kosova ishte Shqipëri, por Partia Komuniste e Shqipërisë dhe Partia Komuniste e Kosovës u themeluan nga komunistët Sërb, të cilët përmes këtyre partive komuniste, dëshironin të e ri-okupojnë Kosovën dhe eventualisht Shqipërinë.

Po të luftonin për LIRI, për shtet, apo kundër nacional-socializmit Gjerman ose fashizmit Italian, komunistët do t’i bashkangjiteshin atyre që luftuan kundër nacional-socializmit Gjerman e që ishin: Amerika, Britania e Madhe, Kanada, Australia dhe Zelanda e Re.
Shtetet tjera Europiane ishin vetëm vështruese se cka po ndodhë në këtë luftë ose bënin luftë civile mbrenda shteteve të veta.

Përfundim: Shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë, të konvertuar në komunistë, luftuan për ideale të terrorizmit komunist të bazuar në Rusinë dhe Sërbinë komuniste dhe ekspanzioniste, dhe asgjë nuk kishin të përbashkët me luftën për LIRI kombëtare apo pavarësi shtetërore Shqiptare.

Komunistët ishin Kuislingët dhe Kolaboracionistët realë në periudhën 1941-1945 duke bërë kolaboracionizëm me forcat të huaja terroriste-komuniste anti-Shqiptare.

Ngjarjet faktuale tragjike që pasuan në Shqipëri dhe Kosovë e vërtetojnë se komunistët ishin vetëm terroristë dhe asgjë tjetër.

Në Shqipëri në periudhën e okupimit komunist u vranë mbi 7000 Shqiptar, u internuan afërsisht 150 mije Shqiptar dhe jetuan në robëri të terrorit komunist të gjithë.

Ndërsa Kosova u okupua nga Jugosllavia, dhe herën e parë në histori u bë edhe pjesë e Sërbisë me 9 Korrik 1945.
Në periudhën 1945-1948 në Kosovë dhe Maqedoni u vranë 61 mijë Shqiptar apo rreth 8% të popullatës Shqiptare në atë kohë. Në periudhën 1953-1965 u përjashtuan 215 mijë Shqiptar nga Kosova dhe Maqedonia, të cilët u dërguan në Turqi.
Pastaj si vazhdimësi e komunizmit në vitet 1965 -1989 qindra mijëra Shqiptarë u detyruan të ikin nga Kosova dhe Maqedonia, për tu punësuar në vendet e europës perendimore dhe SHBA.

Dhe finalja e komunizmit ishte në vitet 1990-1999 kur u vrane 14 mije Shqiptar në Kosovë dhe u përjashtuan praktikisht të gjithë Shqiptart nga Kosova.

Ndihma madhështore e koalicionit te shteteve demokratike NATO e udhëhequr nga Amerika dhe Britania e mundësoi lirinë, dhe kthimin në tokat e tyre të gjithë Shqiptarve të Kosovës.

Besim Prishtina
Prishtine 2022

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.