AMERIKANËT E MBAJNË RAMËN NË PUSHTET, JO SHQIPTARËT

0
Edi Rama - Balie

— Piktori nuk di ekonomi tregu, për të përfituar shqiptarët…

Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

Amerikanët marrin rreth 1 milion ton naftë nga puset shqiptare në vit. Kasa e shtetit asnjë lek. As taksa nuk paguajnë, ua fali taksat disa milionë ish-ministrja e financave Demaj. Rama thotë se nafta shqiptare D2 nuk duhet asgjë… Naftën e prodhojmë në vend, por 3 rafineri nafte që kishim, i shkatërruan, e ne paguajmë një çmim të lartë të naftës që importojmë…

Skavicën nē Dibër po e ndërton një kompani amerikane, Bechtel, për rreth 500 milion dollarë… A nuk mund ta ndërtojmë ne vetë? Bechtel e ndërton e ne do të rrimë e paguajmë gjithë jetën Bechtel për HEC-in që ndërton në trojet tona…

Në bregdetin shqiptar ndodhen dy anije gjeneratorë, që djegin naftē D2 (ja që nafta D2 u dashka diçka) dhe prodhojnë gjoja energji për Shqipërinë. Thonë se për t’i mbajtur ato, shteti shqiptar do të paguajë 700 milion dollarë për dy vjet. A e shikoni pra se ne për dy vjet mund ta ndërtojmë vetë HEC-in e Skavicës dhe më shumë se aq, se kushton rreth 500 milionë dollarë?! Pse nuk e bëjmë pra?!

Përkundër kësaj, qeveria shqiptare ka vendosur një çmim 4 herë më të lartë për energjinë elektrike, kur familjarët e kalojnë konsumin prej 800 kWh. Energjia te ne prodhohet me 24 lekë e ne do të paguajmë per të 420 lekë, plus TVSH.

Kështu janë punët e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Nëse në vendet e tjera liderët i shërbejnë vendeve të tyre e ato zhvillohen, te ne liderët servilë e inferiorë u shërbejnë interesave jo-shqiptare dhe populli varfërohet, e vendi shitet e tjetërsohet! Liderët shqiptarë të ndikuar nga islami e mentaliteti oriental, nuk i shërbejnë vendit të tyre… shiten lirë! Mendojnë vetëm për veten e tyre, derisa e humbin edhe atë!

Amerikanët e mbajnë Ramën në pushtet, se u duhet, jo shqiptarët… Në Kosovë, buxhetin e kanë dy herë më të ulët se Shqipëria, e qeveria ka dhënë dy herë më shumë ndihma për krizën se Shqipëria. Pastaj edhe çmimet më të lira janë disi atje. Si i thuhet kësaj?! Ramën do e lëshojë mbështetja popullore…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.