TAHIR MEHA I PREKAZIT

0
Tahir e Nebih Meha

Safet Sadiku

TAHIR MEHA I PREKAZIT

1.
Tahir e Nebih Meha
Mbrojtës të shtëpisë
Ndoqën rrugën
E Ahmet Delisë

2.
Ja kthyen pushkën
Tërë Serbisë
Dhanë kushtrimin
E lirisë…

3.
Babë e djalë jetonin
Në një shtëpi
Një familje
Me harmoni

4.
Tahir Meha
Një emër
Me plot histori
Tregoi qëndresë
Dhe burrëri
Luftoi brenda
Në kullën e tij
Me ushtri e polici
Të gjaksorës Serbi
Që tërë shqiptartë
Kërkonte me i përbi…

5.
Me i poshtruar
Në çdo mënyrë
Fytyrë më ftyrë
E shtëpi më shtëpi
Për ta përdhosur
Emrin shqiptari…

6.
Një ditë maji
Lufta filloi
Tërë Prekazin
Tymi i zi e mbuloi
Më 10 maj të 1982-tës
Në Prekazin e grykës
Në kullën kështjellë
Të gjakosur
Me rezistencë
Të armatosur
Po shkruhet
Sot historia
Tahir Meha
Quhet liria
Me familje
Luftën nuk
E dorzoi…

7.
Me ushtrinë
E Beogradit
Mbrojtjen e filloi
Sa herë shkrep
E sa herë flet
Pushka e tij
Sakt po godet
100 ushtarë
E 115 policë
Ai i rrëzoi…
Armikut serb
Trurin ia tërboi

8.
Edhe shumë
Tanka rrënoi
Kur një fjalë
Shqip i tinglloi
Një polic
“Shqipo” i kërkoi
Armët t’i dorzoi
Edhe paqe
Atij i kërkoi
I hutuar
I mbylli sytë
Me ulurimë…
Tahiri e luti
Të zprapset
Se është
Në anën
E gabuar
Ai polici “shqipo”
Qoftë i mallkuar
Kokfortë ka qëlluar
Por snajperka
Në tokë e ka rrëzuar…
Me uniformë
Të Serbisë
Jetë ka ndërruar

9.
Tërë ditën
Forca t’ushtrisë
Kullën e kanë
Rrethuar
Tahir Mehen
Me bllokuar
Babë Nebihu
Është përgjakur
Armatimi i është
Harxhuar…

10.
Qindëra-qindëra
Autoblinda
Helikopter kullën
E kanë rrethuar
Sulmet janë
Shumëfishuar
Njëzetëekatërorshi
Është afruar
Pesë rradhë
Rrethimi ka shkuar…

11.
Edhe shperthimin
E rrethimit
E kishte menduar

12.
Sa mirë plani
Ka funksionuar
Pasi errsira
Ka filluar
Katër rrethime
I ka kaluar
Rrethi i pestë
Një gropë are
Një hedek
Ka qëlluar

13.
Andej kur ka kaluar
Një zhurmë e vogël
Është dëgjuar

14.
Vendi është zbuluar
Breshëri armësh
Kanë zbarkuar.
Legjendari Tahir Meha
Jetë ka ndrruar
Tahir Meha i Prekazit
Ngriti moralin
Tërë shqiptarisë
Ndali turrin
E dhunës
Tërë Serbisë!

Më 10 maj 1983, Prekaz (Poezia është shkruar një vit pas ngjarjes së ndodhur).

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.