Absurdi i Sislej Xhafes në Manifesta 14

0
Aral - konstelacion

Ilir Muharremi, kritik i artit

Një pompë e benzinës, një ombrellë, një karrikues paneli diellor, një telefon mobil, një punëtor i paguar, janë vepër arti e artistit Sislej Xhafa që u ekspozua si pjesë e Bienalit Manifesta 14. “Froste Pocked”, titullohet vepra që është një antimonumental, një objekt komercial, aspak artistik, mirëpo nga i cili është i varur produkti, lëvizja, forca, madje edhe mbijetesa, qëndron stoik brenda Memorialit të Luftës Nacional Çlirimtare në Prishtinë që është ngjitur me varrin e presidentit Ibrahim Rugova, veprimtarit Adem Demaçi dhe disa varre të dëshmorëve të Luftës së fundit në Kosovë.

Xhafa shumë kontraverz, shumë absurd në raport me përmbajtjen e memorialit real dhe veprës si kontakt ndaj ketij memoriali. Brendësia, pyetjet në të cilat gjejmë shumë përgjigje por sa janë adekuate sepse pompa e benzinës qëndron aty që ta mbush ndonjë makinë e cila do të ndaloj (në kuptimin simbolik dhe figuartiv). A i bën mire kjo pompë eshtrave dhe ketij betoni historik? Arti me forcën e tij gjen arsyen brenda vetes dhe fshihet drejt oazave të estetikës bashkëkohore pra konstruktit, konceptit, idesë, pyetjeve dhe përgjigjeve.

Një disbalancë dhe baraspeshë e brendshme nëse do analizohet në përmasa shkecore. Rezultati na del se arti i Xhafes është më shumë provokativ se sa estetik ose glamuroz. Të nxitë, ta lëvizë të menduarit, përceptimin, të bën të kalkosh hapësirën me objektin, të shtyn të lexosh për ngjarjen dhe qëllimin e Memorialit në fjalë, e pastaj kur tenton ta lidhesh nyje pompën e derivateve me hapësirën, del një disproporcion një plus dhe minus, një ngacmim filozofik dhe shkencor e historik, pra ky në fakt është arti, ideja ose ideja i paraprin mendimit të kthimit dhe lind krijimin bashkëkohor për të cilin kemi nevojë, harxhojmë parat tona, na shërben, na ngritë ekonominë, ndotë ambientin, por prapë nuk mundemi njëher pa të.

Në Kosovë, pas luftës hapësirat janë vërshuar me pompa të benzinës, kjo vepër mund të atakoj një problem të tillë, por shtrohet pyetja antimonumenti a ka për qëllim të zëvendësoj monumentin ose t’i konkurroj per 100 ditë? Kjo mbetet të përcaktohet nga vizioni i shikuesit. Aty afër ndjen erën e naftës dhe benzinës, të bën të meditosh se benzina të godet më shumë se historia, ose benzina të afron të merresh më shumë me historinë e lënë anash. Është një lëvizje që shndërrohet në revulucion. Një durimë që shpejt bëhet revoltë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.