Bardhyl Mahmuti
FILLOVA TË QAJË..
Pse qau redaktorja në gjuhën angleze e librit “Mashtrimi i madh”
Gjatë gjithë kohës që kam punuar rreth librit, kam pasur si preokupim nëse do të përcillet besnikërisht realiteti tragjik që ka përjetuar populli shqiptar i Kosovës nga politika e gjenocidit të shtetit serb.
Në kohë kur bëhej redaktimi në gjuhën angleze, profesoresha Jane Banks më shkruajti:
“I must tell you that this book is having a cumulative effect on me. Someone was asking about it last night, and as I was trying to tell the story and got to the part where many of these criminals are still free and serving in positions of power, I teared up. The minutae of editing tends to distract me from the content, but not completely or forever. The sadness of this story has affected me greatly, and I am more resolved than ever to do the best job I can.”
( Përkthimi: Më duhet të ju them se libri ka një efekt akumulues tek unë. Mbrëmë dikush më pyeti lidhur me librin dhe, duke tentuar t’ia tregoj rrëfimin, arrita në pjesën ku shumica e këtyre kriminelëve ende janë të lirë dhe shërbejnë nëpër pozita udhëheqëse. FILLOVA TË QAJ. Detajet gjatë redaktimit më bëjnë që të largohem nga përmbajtja, por jo tërësisht dhe përgjithmonë. Aspekti pikëllues i kësaj historie më ka prekur në masë të madhe, dhe mu për këtë arsye unë jam akoma më e vendosur që të bëj punën më të mirë që mundem).
Libri “Mashtrimi i madh”, që në gjuhën angleze mban titullin “Blood Libel: Anti-Americanism and Genocide in the Kosovo War”, u publikua. Falë miqve, të cilët, me iniciativa individuale, e përhapën librin në bibliotekat e universiteteve më prestigjioze në botë, sot studentët e interesuar për këtë çështje mund ta lexojnë të vërtetën rreth propagandës serbe dhe mashtrimet me opinionin publik ndërkombëtarë lidhur me luftën e Kosovës, UÇK-në dhe shqiptarët në përgjithësi.
Ndërsa, institucionet e shtetit të Kosovës, të cilëve u janë dhënë falas 1500 ekzemplarë në gjuhën angleze për shpërndarje në qarqet diplomatike, vazhdojnë t’i mbajnë librat në depot e tyre. Edhe në këtë rast, falë miqve të mi të diplomacisë së Kosovës si Ramadan Avdiu, Sabri Kiçmari, Arjan Kashtanjeva e disa të tjerë, dhe deputetëve Bilall Sherifi dhe Elmi Reçica, një kontingjent i caktuar u është shpërndarë diplomatëve të ndryshëm.
Kur sheh ofensivën diplomatike të Serbisë nga njëra anë, dhe, nga ana tjetër, fshehjen e librit që zhvesh gjenocidin e Serbisë dhe bojkotimin nga përfaqësues të institucioneve të Kosovës, vërtetë është për të qarë..
Libri në gjuhën angleze, në format PDF gjendet në faqen e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur”