Nga Engjëllushe Sheme Koltraka
Ky është Dragoi i Shqiptarisë
Lart mban Flamurin e Lirisë
Ruajtur në shpella të Dragobisë.
Në shpellë u ruajt për treqind vjet
Sot është dita e vërtetë
Copëtim më të mos ketë.
Do ta lartësoj sa të kemë jetë
Flamuri për Bashkim sot thërret
Që nga qielli të zbohen retë…
Edhe zjarri të rri ndezë,
T’i djeg kokën kobrës së zezë…
Vetëm qëndresa ka vlerë.
Nga je ti Dragua i rrallë?!
Që në kokë mban kapuç të bardhë
Dhjetëra policë të hoqën zvarrë.
Ti flamurin nuk e lëshove nga dora
Se ti zemër të jepka Vlora
Nuk u mposhte nga ca horra…
Nga ca horra si kusarë
Që sillen si barbarë
Shpirt katranë si të marrë!…
Në ballë të cunamit studentor
Nuk ka rëndësi nëse nuk ke shkollë
Por zemra shqip rreh në kraharor.
Xhamadani yt vija-vija
Më duket se je nga Plavë Gucia?!
Apo je nga Çamëria?!
Je nga Suli apo Filati?!
Je nga Shkodra apo Berati?!
Pesë mijë vjet buzë shpati…
Apo je ti nga Tetova?!
Je nga Shkupi a Kumanova?!
Apo je ti nga Kosova?!
Je nga Kotorri i Liburnisë?!
Apo nga Nishi i historisë?!
Apo Preveza e krenarisë?!
Je nga Ulqini apo nga Arta?!
Ngjan me shqiponjën me flatra…
Gjakosur në luftërat e gjata.
Dhe i përgjakur nuk u nënshtrova
Plagët e rënda unë durova
Me lot motrash i mjekova.
Jam kudo që ka shqiptarë
Nga Janina në Tivarë
Te Korabi kësulbardhë.
Shumë plagë më hapi Zvërneci
Në ato plagë djallëzia ngeci
Dhe në Rioll që i hapi dreqi.
Reziston populli i gjorë
Me flamurin që mban në dorë
Kulmon me vrullin studentor.
A e dini ju o mjeranë
Se studentët janë fëmijët tanë
Një ëndërr evropiane ata kanë…
Jetën mos ua vrisni me mjerim
I detyroni të largohen me nxitim
Rrugët e botës pa kthim.
I largoni nga vatrat stërgjyshore
U fshini kujtimet fëminore
I largoni nga dashuria prindërore.
Ndaj po ngrihet diaspora
Që e di çfarë është sprova…
Shumë e rëndë kur u largova!
Jetë të dytë unë ndërtova
Ëmbëlsinë nuk ia shijova
Ëmbëlsi kanë veç trojet tona.
Ndaj u kthyem si Skënderbeu
Po na thërret sot Atdheu
Kthehu bir tek unë, kthehu!
Po na thërret shqipja e Flamurit
Bëhuni bashkë me besë të burrit
Bëhuni bashkë si forca e gurit.
Bashkohuni rreth flamurit kuq e zi
Që e mban lart Dragoi me burrëri
Të bëhet një kjo Shqiptari!
Vargje poezie po shkruaj me zemër…
Shqiptaria, më i lartësuari emër…
Nëntori i Pavarësisë me germa të arta gdhendur.
Dërgoi për publikim, Denis Hata, gazetar











