Arben Çokaj
Partia të ngriti, partia të uli…
Partia të bëri, partia ta futi—
Fundi Ramës i vjen kur të arrestojë Musën, e jo mua, si po arreston Elisën, e arrestoi Erionin, të ciln për një mesazh për Vuqiqin, e degdisi në burgun e Fierit, dhe i thyen edhe këmbën.
Musa do të jetë personifikimi i mahokanit të fundit, që e mbështetë Ramën pa kushte, për arsye ikuzionesh e ideologjike… deri në fund. Elisa e Erioni ishin njerëz të këqinj që e tradhëtuan kamerdaren, Musa është njeri i mirë, besnik dhe i rri kamerdares gati deri në fund… është gati të japë edhe jetën për të.
Kur Rama të arrestojë mbështetësin e fundit të tij, ai do të shkojë për Lezhë! Rama zihet me të gjithë se është i sëmurë! Dhe kur një shtet nuk ka opozitë, fillon e krijohet opozita brenda pushtetit… Pra, Rama nuk i respekton mbështetësit e tij, ai po i përdor ata – ndërsa Musën e auto-përdor, se Musa jep nga jeta e vet për komerdaren, ai pasurohu e Musa proletar gjithë jetën…
Në momentin kur Rama të arrestojë edhe Musën, do të jetë fundi i tij… Çdo diktaturë si kjo e Ramës, mbështetet gjithmonë pa kushte nga Ibrot, Gjelot e Musat e saj… të cilat ajo edhe i konsumon në fund!











