HËNORJA

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

(Shkakëtarja e antiromanit mistik:
me Tri Nuse në koçi, Shkup, 2021).

NGA KALOSH ÇELIKU

Gunën e zezë deri në fund të këmbëve me Republikën mbi kokë viteve …’70 -ta, në Prishtinë (Kosovë). Zingjirë argjëndi përqafe, dhe pesë unaza në dorë. Simbolet: e gjarpërit, dy plumba, vdekjes, dashurisë, Penën me dy tyta… Dhe, Hajmalinë e Baba Shehut të “Llagut”* Përtej Zalli, edhe sotekësajdite përqafe. Engjëllin Grua para me dy shami të kuqe për brezi. Dy të tjerat përkrahu përmbrapa Ditën e Nesërme… Që, më prinin nateditë në Luftë për Liri… 

Korzo, përpara “Bozhurit”, në Prishtinë
Herë pas here, dilja në të dy anët e rrugës:
Asaj Korzos, anës shqiptare. Dhe, serbe.
Pranë “Bozhurit”. Drurit Kaloshit, në pusi.

Vitet kanë ikur aq Larg. Ika, edhe Unë
Përshkak, të një pusie për Nuse Lirinë.
Sot, jam ende gjallë mes dy pusive:
Lirisë Prishtinës. Dhe, Robërisë Shkupit.
Nateditë, m’i shtinë Tri Nuse në koçi
Pragut. Tinëz, ende nën  “Rrapin” Historik:
Tri Nuse, m’i shtinë në Koçi
Brez pas brezi, pas porte më vënë pusi…

  1. “Përtej Zalli”, Katund shqiptar, në Kerçovë,

kur dy vëllezerit gjatë pushtimit të Perandorisë Osmane: njëri, u bë  mysliman e tjetri mbeti ortotoks në fshatin Rreshtan…         

VITI 2009

Dedikuar Z. K. ÇELIKU-t!

To stili97@yahoo.com

09/01/09 at 12:59 PM

I nderuar Z.  K. Çeliku duke lexuar letersine shqipe hasa ne ju dhe gjeta ne mendjen time prehje, mbase jo e pershtatshme me muzen e poezise sime!
Dikur jane botuar ca poezi te mija ne “stili 97” (LSHSHM) dhe ato poezi bashke me te tjerat u botuan ne nje liber. Ndersa sot qe marr hapin dhe t’ju shkruaj per poezite e mija te avulluara dhe qe s’me japin pike shprese per mekembje te metutjeshme. Kujt ti drejtohem, thash te ju, por nje liber ky popull e do nga une. Pamundesia per ta realizuar (botuar) momentalisht librin qe edhe titull i kam vene… (me recenzent …) me beri qe t’ju shkruaj dhe t’ju dorezoj ca poezi te mija, ndoshta per ti dhene shprese nje te reje i botoni perseri te “Stili 97″…
Me respekt te veçante Z. D.

P.S. I kam diku 80 poezi, po ua dorezoj vetem ca prej tyre. Ju pershendes!

  1. D.  <henorja@hotmail.com>

To datekceliku@yahoo.com

12/01/09 at 2:09 AM

Pershendetje uroj mire te jeni! Kam nje pergjigje: –
Organizmat e rinj jane me fleksibil (te pershtatshem), por nuk jane ne gjendje gjithmone te kontrollohen, gje qe ndryshon nga organizmat e vjeter, ku mundesia e kontrollit rritet, ndersa fleksibiliteti bie. Kjo ishte pergjigje, per jo pershtatjen ne manifestimin ne D…, qe me bere kritike!
Kam edhe nje poezi -jo te redaktuar, pres koment per poezine (sipas mundesise):

K. Ç.
I nderuari, njeri – poet
shame deri sa jam gjalle,
kur te vdes
ngreme ne kupe te qiellit
qe varri te me qesh
(kjo ne librin tjeter)

Respekt, Z. D.
P.S. Gjithsesi, qellimi i letres ishte per dite te mbare!

Kendim te kendshem!

Z. D. <henorja@hotmail.com>
To datekceliku@yahoo.com

09/09/09 at 4:00 PM

Fati i njeriut eshte i cuditshem! Por, mbi te gjitha shpresa na ngushellon ne jete… Durimi me ben me te forte. Optimizmi me mban gjalle. Ndjehem me fat qe i jeni pergjigjur letres sime. Ju falemnderoj, sidomos per ngritjen e imazhit tim.
Me pak fjale: “Vetia e shquar qe ndodhet te njerezit qe meritojne me te vertete te numerohen per te medhenj eshte mos harrimi i miresise qe u eshte bere nga ndokush”.
Ne gjestet humane, shperblehemi me shume!

Me respekt Z. D.

P.S. Këndim te kendshem te poezive te mia.

Hënorja, përmes E -mailit ma percjell edhe komplet librin me poezi…

Te jam mirenjohese!

  1. Z. <henorja@hotmail.com>

To datekceliku@yahoo.com

09/12/09 at 6:00 PM

Fati humbet, po ne njerezit se krijojme, vetem e mundesojme. Dhe del dikush qe ringjall shpresen dhe ja, fat!
Me duket vetja ne fushen e topit (mbase adhuruese e ketij sporti). Tifozet kur s’duan te humbin thone: – “Topi i rrumbullaket”. Kurse une arrij, gjuaj topin, pasim i shkelqyer dhe shenjester e mire. Dhe goli u realizua nga ana jote.
Une u shperbleva!
Pune e paster dhe e mbare qofte ajo qe eshte ndermarre…
Sa i perket pjesmarrjeve eshte nderim, por sec sjellin ditet deri atehere do e shohim…
Po jua dorezoj edhe juve me pak fjale biografine time.
Ne shenje respekti – Pershendetje.
Z. D.

Permes E -mailit përcillet edhe biografia e autores, që për arye të ndryshme nuk publikohet në këtë Libër…

Mire t’u gjej! (2)

From: Z. D.  <henorja@hotmail.com>
To: datekceliku@yahoo.com
Sent: Tue, November 10. 2009 1:17:37 AM
Subject: Mire t’u gjej!

Pershkak te nje fatkeqesie s’mund t’i bashkangjitesha manifestimit. Me ndjeni, keqardhje!
Besoj se keni kaluar bukur!
E bukura ishte se u duka, aq sa u shikuan figurat tona.
Qofshi mire, Z. D.

11/10/09 at 1:19 AM

Kalosh Celiku <datekceliku@yahoo.com>

To Z. D.

11/10/09 at 10:08 AM

Zanat e malit shfaqen, papritmas: te japin gji. Fuqi per lufte. Dhe, ikin mes maleve. Ne, kemi kaluar shume bukur me poezine. Edhe ne Shkup. Edhe ne Kerchove. Me vjen keq qe nuk ke qene ne mesin tone, mes poeteve. Veres dhe poezise.

Edhe keq me vjen per fatkeqesine Tende!…

Pershendetje poetike:

Kalosh Cheliku

Gezuar! (2)

From: Z. D.  <henorja@hotmail.com>
To: datekceliku@yahoo.com
Sent: Sat, November 28, 2009 12:41:00 AM
Subject: Gezuar!

Ju uroj diten e flamurit.

28 Nentor-i

Sot na pulson gjak krenar
Zeri dhe shpirti na bucet
Urraaa
Te gjithe ne kembe
Kendojme per lirine
Cakrojme gotat
Vera u derdh, gjak e kuqe
Kenge, liri per Shqiperine.

Gezuar, Z. D.

Ditë të mbarë!

Z. D.

11/28/09 at 12:42 AM

Kalosh Celiku <datekceliku@yahoo.com>

To Z. D.  <henorja@hotmail.com>

11/28/09 at 8:48 AM

Falemnderit, Z. D.!

Edhe une ua uroj Festat e Nentorit per shume vjet!…

Dihet, me poezi dhe dashuri…

Kalosh Cheliku

From: Z. D.  <henorja@hotmail.com>
To: datekceliku@yahoo.com
Sent: Sat, December 5, 2009 2:22:17 PM
Subject: Tungjatjeta!

Kur Zotit i lutemi dhe harron gabimet tona, s’ka kundershtim njeriu ndaj njeriut!
Me pelqeu letra jote, nuk dua te jem romantik’e, sepse mes nesh ekziston akullnaje, qe as ngrohja globale si shkri…! Ne perpiqemi t’i japim vlere veprave tona, sidomos ana e juaj si lapidar kundrejt meje.
Duke ju uruar shendet dhe me respekt te vecante Z. D.

Tungjatjeta! (2)

To Z. D.

12/11/09 at 11:39 PM

Pershendetje!

Dhe, gjithe te mirat! E di se nuk je romantike. Vetem, nuk e kam te qarte, prej nga: “akullnaje mes nesh, qe as ngrohja globale si shkri”?!… Frike kam se, nuk me ke lexuar mire mes rreshtave.

Edhe nje here perqafime te perzemerta:

Kalosh Cheliku

From: Z. D.  <henorja@hotmail.com>
To: datekceliku@yahoo.com
Sent: Sat, December 12,2009 2:52:26 PM
Subject: Pershendetje!

Ndjese, qe s’kuptohemi. (Poetike -zberthimi, gjen celsin).
E di qe perseritja eshte nena e dijes, por ne kete rast kuptohemi shume mire (poetet kuptohen ndermjet veti, por te tjeret s’na kuptojne…)
Mbase faji im eshte qe perdora fjalen “romantike” dhe njekohesisht ” akullnajet si shkri, ngrohja globale”. Ju quajta si lapidar, e thjeshtezoj edukator. Edukatori dhe femija kane lartesi, male – qe s’arrihen, akullnaje qe s’shkrihen. Por, besoj ne vete dhe me ndihmen e miqve, te arrij. Me ndihmen e miqve, sepse fitimi i pozites varet nga te tjeret…

Ps. Gjithsesi ndjehem me faj, qe me keni keqkuptuar. Kur njeriu ka faj, mbuloni fajin e tij me nje nga virtytet e tij.
Paci shendet dhe lumturi!   Z. D.

Pershendetje! (7)

Kalosh Celiku <datekceliku@yahoo.com>

To Z. D.

12/15/09 at 11:10 PM

Pershendetje!

Dhe, gjithe te mirat! Me rendesi eshte qe e kuptoj poezine tende. E pasi e kuptoj poezine tende, me siguri te kuptoj edhe Ty. Vete ti je poezi. Dhe, nuk ke arsye ta fajsosh, perseri veten. Perpiqu ta duash veten! Shkaku se, duke dashur veten i do edhe te tjeret. Une e di se je plot dashuri. Poezia eshte ajo qe na ben te kuptohemi edhe pse ben Dimer.

Dielli e shkri akullin…

Pershendetje te perzemerta: Z. D.

Gezuar!

To Z. D. <henorja@hotmail.com>
datekceliku@yahoo.com

12/31/09 at 3:45 AM

Gezuar, vitin 2010! Ju uroj shendet, lumturi, dashuri, pasuri.., dhe suksese ne cdo sfere te jetes!
Me kenaqesi Z. D.

VITI 2010

Me mirkuptim!

  1. D. <henorja@hotmail.com>
    To datekceliku@yahoo.com

01/01/10 at 4:07 AM

“Gëzuar!
Larg këngës e valleve,
Rreth masës së zbrazët,
Ngrejmë gotat e mbushura
Plot halle e shpresë” – disahere!

Nese Pushkini eshte ne mode, nuk domethene se e ndjek moden, por ndjek ate qe me shkon!
Urimi juaj, nuk ka qene i obligushem per mua. Aq me shume kur thuhet “urime festat”. Feja eshte personale. Viti Ri, per gjithe boten, dikush e feston si varfenjak e dikush e feston si pasha me emer.., shembull me i mire eshte fotoja, si do qe ta festoje, e feston per vete e jo per boten. Sepse, disaher bota ta merr per keq!
Ju faleminderit, per mirkuptimin. Z. D.

Premtimi!(3)

To Z. D.

03/11/10 at 12:22 AM

From: Z. D. <henorja@hotmail.com>
To: datekceliku@yahoo.com
Sent: Sun, March 7, 2010 6:09:10 PM
Subject: Premtimi!

U uroj festen e 7 MARSI-t, uroj qe vullneti juaj per shkrime shqipe te mos shuhet kurre, andaj qofshi jete gjate…

P.S. Besoj se s’ka lajme per librin tim, ose jeni terhequr, ose e keni harruar, ose nuk keni mundesi me. Ose ua rikujtoj une… (kam mesuar te jem gjakftohte)???
Jua kam ziline, per librat tuaja qe jane shumuar aq shume. Ky eshte fati juaj, te japish shume…Kush ka meshire per ne qe s’mund te japim…?
Gjithsesi, perseri me ngushellon leximi i librave tuaj…
Ata qe shkruajne, s’pertojne kurre t’i rikthejne letrat (edhe atyre ne katin e pare apo te shtate te Dante Aligerit).

Dite te mbare!(2)

From: Z. D. <henorja@hotmail.com>
To: datekceliku@yahoo.com
Sent: Fri, March 26, 2010 12:39:02 AM
Subject: Dite te mbare!

Syri m’simbolizohet i bukur. Por, s’kam veshtrim sa te shqiponjes…
E bukura me terheq. Por, duke u perqendruar ne brendi, ne imazhin me erren syte. Une do te pranoja kritika ne foto-pikture, sepse dhuntia ime, nuk eshte aty. Gjithsesi eshte zgjedhja ime!
U jam mirnjohese, per vemendjen qe me kushtoni. Z. D.

03/26/10 at 12:39 AM

Kalosh Celiku <datekceliku@yahoo.com>

To Z. D.

03/27/10 at 10:46 PM

E bukura eshte e bukur

E di se nuk e ke veshtrimin e shqiponjes, po te Ulkojes gjithsesi. Dhe, nuk ke perse te te erren syte. Edhe ate, kur te terheq e bukura: poezia. Megjithate, ti je poete.

E bukura e krijon te bukuren…

Pershendetje te perzemerta:

Kalosh Cheliku

From: Z. D. <henorja@hotmail.com>
To: datekceliku@yahoo.com
Sent: Sun, March 28, 2010 3:42:03 AM
Subject: Mesues per shkrime!

Une mund te jem poete, por nuk kam marre ndonje vlersim per shkrime! Mbase miku im s’do m’i jep edhe kritikat, sepse luan rolin e burrit ndaj gruas, (shqiptar) qe gjithcka le pezull, qe ajo te mos rritet…
Mbetsh shendosh – per te lexuar.

Mesues per shkrime!(2)

Z.D. 

03/28/10 at 3:42 AM

Kalosh Celiku <datekceliku@yahoo.com>

To Z. D.

03/28/10 at 10:27 AM

DITA E BUKUR SHIHET QE NE MENGJES

E ku jemi te cmimet, nuk ka kjo rendesi. Edhe do te marresh ne te ardhmen. E rendesishmja, eshte qe poezia yte te kete gjak dhe shpirt. E sa shoh une, poezia yte i ka keto dy gjallesa qe jane shume te rendesishme per poezine. Doren ne zemer, shto ketu edhe dashurine! Ose, sic dine te thone shpesh poetet:

MUZEN (titullin e librit tend te pare). Edhe pse, MUZA eshte grua, te ti mund te jete burre… Fundi i fundit, termetet e fuqishem ne letersi i ka shkaktuar Dashuria…

Dhe ne fund, asgje nuk eshte ketu pezull: Ti do te rritesh nje dite… Tekefundit, edhe: “mbetsha shendosh -per te lexuar…” E jo per te dashuruar???!!!… E ku me te shkruaj edhe ndonje liber…

P.S.

E kam nder mend sot te te dergoj edhe dy-tri fotografi te mundshme per ballinen e librit tend. Pasi t’ua hedhish nje sy, me jep pergjigje. Edhe pse, mund te mbese edhe kjo balline, nese ty te pelqen shume…

Pershendetje te perzemrta:

Kalosh Cheliku

Tungjatjeta

  1. D. <henorja@hotmail.com>

To datekceliku@yahoo.com

03/29/10 at 5:28 PM

Luan rolin e armikut qe behet mik. Letra jote e fundit me shtyn ta rilexoj. E kendshme!
Njerit qe s’i mbet me jeta, per ta ngushelluar veten tha: – “S’kam frike nga vdekja, sepse kam dashuruar”…
Dhe keshilla ime, shkruaj pa u ndalur, por mos harro te lesh trashigimtar, ose… (qe ta kesh librin e botuar).

P.S.
Po i refuzoj fotot e tua, arsyen e ke aty. Dhe disa alternativa tjera, kjo eshte finale, me zgjedhjen e juaj.

Date: Wed, 31 Mar 2010 15:20:57 -0700
From: datekceliku@yahoo.com
Subject: Mire se te gjeta!
To: Z. D. henorja@hotmail.com

Mire se te gjeta!…

Vertete, nuk di te luaj role. E aq me pak, rolin e armikut. Perndryshe do te isha aktor, e jo poet. E permeteper, jo armiku yt letrar. Nuk e di ku e gjete kete fjale ne letren time elektronike. Megjithate, me vjen mire qe me shkruan mes rreshtave: “Letra jote e fundit me shtyn ta rilexoj. E kendshme!”

E per sa u perket refuzimit te fotove per ballinen dhe (…), nuk ka rendesi: edhe une pajtohem. E rendesishme, eshte te te plotesohet deshira. E mbi te gjitha te mos preket poezia yte e arrire artistike. Mbetet propozimi yt: Lulja e kuqe…

P.S.

Perpara se, ta dorezoj ne shtyp, po ta dergoj doreshkrimin. Hidhi edhe nje sy kritik! Shkaku, se: nga ana ime, eshte definitivisht perfundimi. Dhe, nese ke ndonje propozim, ose pajtohesh me kete redaktim letrar, pergjigju! Arsye: se je nje poezi me vete dhe e cuditshme…

Pershendetje te perzemerta:

Kalosh Cheliku

Paqe!

  1. D. <henorja@hotmail.com>

To datekceliku@yahoo.com

04/02/10 at 2:12 AM

“…Vertete, nuk di te luaj role. E aq me pak, rolin e armikut. Perndryshe do te isha aktor, e jo poet.” …”Ende jam Ujk ne rruge. Mal me mal nuk mund me ta genjej veten si poet”, fq.79 “EHU”
Mbi te gjitha nuk dua plage t’u ve, me fjalet e mia, disahere hudhni tutje..,ose riktheheni, per paqe! (njeriu i cili, duke u konsultuar, veretjet qe i behen i pranon pasi te jete menduar. Apo eshte marrezi te presesh sherimin e nje vuajtjeje nga ai/ajo qe e ka shkaktuar!?)

PS.”..je nje poezi me vete dhe e cuditshme…” E kam cekur dhe me pare, poezite tona nuk prehen njera me tjetren, gjithsesi kuptohen ca!
E veshtrova pergaditjen e librit. Perderisa jua besova, s’lodh koken me. Perpos disa imtesirave… (perdore kete te fundit)
S’mund t’i japesh flake nje pylli te madh po nuk te ndihmoi era”. Ju faleminderit. Mirupafshim! Z. D.

JETA (2)

Kalosh Celiku 

08/04/10 at 8:48 PM

  1. D.<henorja@hotmail.com>

To datekceliku@yahoo.com

08/25/10 at 11:43 AM

Deshiroj te jeni mire.Dhe me plot risi ne krijmtari!
Meqe ndodhem larg vendit, do te humbem ne mbremjet poetike. Gjithsesi do te ishte kenaqesi te isha pjese e manifestimeve kulturore – poetike, sepse kam cfare jap…
Pershendetje nga Gjermania.

Ps. Ne rast rreziku di te notoj. Vetem, po desha vete te mbytem!

Përgjigje aritstike publike

e K.  Ç, në kët Libër:

Padyshim, në Netët Poetike të Verës: TAKIME NËN RRAP, përveç poezive atdhetare dhe erotike, Hënorja kishte edhe çka të japë në Natën e Madhe Poetike mbi Varrin e Babashehut me pashterkën e kuqe mbi kokë mes varreve, Tyrbe në Qytetit të Qyqeve…

     Varrin, mbi të cilin Babashehu do të lënurte lesh harapi gjithë natën e gjatë. Pashterkën e kuqe me gjithë këmishën e bardhë do t’ia hudhte mbi kokë. Edhe do t’ia përzente xhindet, që pasmesnate deri në agim e hudhnin dorë më dorë mbi çatia dhe majë lisave, rrëzë Çukës…

       Edhe, shkruaj Librin për Nesër…

Edhe përmes E -mailit në adrese te Z. D.:

Date: Wed, 4 Aug 2010 11:47:59 -0700
From: datekceliku@yahoo.com
Subject: JETA
To: henorja@hotmail.com

ASHTU E KA JETA

E vertete. Ata sy pervechse jete, shprehin edhe dashuri. Lumturia nuk jepet, ajo fitohet me lufte…

Megjithate, gezohem qe ke kaluar mire dhe je plot dashuri. Dhe, dhashte Zoti nuk e ke harxhaur gjithe dashurine mes atyre dallgeve. Me siguri ke lene pak dashuri edhe per Liqenin…

Vetem, kujdes mos “mbytesh” ne Detin e Dhermise!…

Pershendetje miqesore:                                       K. Cheliku

Dore`shtrenguar!

  1. D. <henorja@hotmail.com>

To datekceliku@yahoo.com

09/02/10 at 11:17 AM

KOPRAC = KURSEN
Jeta eshte e cmuar, andaj kujdesem per te. Jeta eshte jete,andaj e mbroj… Jeta nuk kursehet vec per dashuri – atdhe…
Fjalen e kursej- se helm leshoj.
Hapin e ndal – besnike jetoj.
Trupin se jap(e kursej) se i`a kam dhene besen dheut te ma tret, etj…
Mbi te gjitha ketu s`kursej :-Poezine e jap, qe te shetit –  botohet. Kush kursen?!

Ps. Ujk qe s`shqep… musliman -agjeron!

Date: Sat, 4 Sep 2010 06:15:03 -0700
From: datekceliku@yahoo.com
Subject: UJKESHA
To: Z. D..@hotmail.com

 Feja e shqiptarit asht shqiptaria.

Z.D.

To<hënorja@hotmail.com>
datekceliku@yahoo.com

09/07/10 at 4:20 PM

Shqetesimi i vazhdueshem i shkrimtarit eshte se nuk do te kete kohe te shkruaje ate cfare ka ne koken e vet.
Kur nje mision nuk eshte realizuar, s`mund t`i niset nje misioni tjeter…!
E fshehta e shkrimtarit, poetit (e imja) ashtu sic zbulesa e tij s`mund te jete vecse e pjesshme.  Ndaj ai eshte i detyruar te qendroje midis te dyjave dhe me gjakftohtesi, pa nerva, te degjoje c`kerkojne kureshtaret.
PS: Dhe vdekja: -Mos me zente varri o me bese te dhene.
Kam nje kerkese tek poezia “Agjerimi” le te futet kjo: Ai njeri, popull qe s`di te agjeroj, s`di as te luftoje, as te dashuroje…
Qofshi mire e mire mbetshi – Z. D.

Date: Thu, 9 Sep 2010 06:44:50 -0700
From: datekceliku@yahoo.com
Subject: BAJRAMI
To: henorja@hotmail.com

Per shume vjet Bajramin!…

K. CHELIKU

Falem. per urimin!

  1. D. <henorja@hotmail.com>

To datekceliku@yahoo.com

09/10/10 at 10:48 AM

Faleminderit që më uron diten e Bajramit, diten e kremtimit të asaj periudhe të bujshme një mujore të Ramazanit me adhurim, veprim konstruktiv, aktivitete produktive, pastrim të shpirtit dhe ngritje në piedestalet më të larta të botës morale dhe shpirtërore, `ja dola`.

Gjate ketij muaji une me te tjeret kemi qenë më të bashkruar se çdo herë, kemi qenë unik në veprimet, mendimet dhe ndjenjat tona.

U uroj dhe ju gjithe te mirat – me pelqen toleranca fetare tek shqiptaret.

Dhe dijeni se po te duam njeri tjetrin atehere kemi besuar (ne Zot)

                                                                                Me respekt Z. D.

From: Z. D. <henorja@hotmail.com>
To: datekceliku@yahoo.com
Sent: Fri, October 1, 2010 11:45:36 AM
Subject: I gjalle nen dhe-apo i vdekur permbi dhe!

Si duket `e vdekur` permbi dhe, nga qe “pesimizmi“ mbizoteron ne fajlet e mia, optimizmi shihet ne fytyren time..,vetem kur do te perballet me librin…
Sot me eshte botuar nje poezi ne revisten “DITURIA“ Suedi

Pikëllim u ndamë

Çdo ditë vdes nga pak,
sepse Zoti
ma bën më të ëmbël vdekjen!
Cdo ditë vdes nga pak,
sepse ofshamat e nënës Loke
për bijtë e saj shqiptar
(pikëllim, u ndanë)
vargojnë në cdo tokë amënore…
dhe ndjehet thellë në zemrën time
klithma e saj – me ndjek..,
dhe unë po vdes nga pak
sepse Zoti
ma bën më të ëmbël vdekjen!

Ps. Do te doja tet pershendetja me ca poezi te reja, por.., me jep nje fije shprese qe te kem besim.

Date: Tue, 19 Oct 2010 10:37:00 -0700
From: datekceliku@yahoo.com
Subject: Re: I gjalle nen dhe-apo i vdekur permbi dhe!
To: Z. D.henorja@hotmail.com

Pershendetje!

Nuk e di cka pret?! Pershendetem, me poezi! Edhe besimin e ke, edhe shpresen.

Vetem te duhet guximi ta hedhish hapin…

K. CHELIKU

I gjalle nen dhe-apo i vdekur permbi dhe!(4)

  1. D. <henorja@hotmail.com>

To datekceliku@yahoo.com

10/22/10 at 2:09 AM

HESHTJA
Hshtja s’ka zhurme,
eshte vdekje.
Ajo me vret, me merr
kur ti hesht.
Shkroi –Z. D.

Pershendetje te vonshme…

Date: Sun, 14 Nov 2010 23:59:00 -0800
From: datekceliku@yahoo.com
Subject: Pershendetje
To: Z. D. henorja@hotmail.com

Pershendetje!

Dhe, gjithe te mirat!

Pese dite me radhe isha ne nje mainfestim kulturor ne Prishtine.
Gjate asaj kohe u takova edhe me Elida dhe Perikli Jorgonin.
Edhe me thane qe te te lajmeroj se: manifestimi i tyre nuk do te mbahet me 28 nentor te ketij viti, por ne mars te vitit te ardhshem.

K. CHELIKU

Reply Reply to All Forward More

  1. D. <henorja@hotmail.com>

To datekceliku@yahoo.com

11/16/10 at 11:14 AM

Pershendetje -gjithashtu!
Faleminderit per informaten, me gjithe se isha e informuar, ju e vuloset!
Mire u degjofshim ne takime poetike…
Ju uroj, cdo te mire… Z. D.

From: Z. D.  <henorja@hotmail.com>
To: datekceliku@yahoo.com
Sent: Wed, November 24, 2010 4:40:28 AM
Subject: Miremengjes!

Uroj te jeni mire e shendosh!
Ka kohe qe jam menduar t’ju shkruaj e t’ju falemnderoj per ciklin qe me botuat tek “Stili 97”, gje qe kur ra ne duart e te tjereve me dha vlere…
I nderuar duke Ju deshiruar t’ju gjeje mire kjo leter, po ju drejtohem per nje ceshtje qe nuk do t’me keqkuptoni! Ju kam lodhur shpesh per librin tim qe me premtuat se do t’me botohet. Por gjithsesi ju bete shume per mua, me publikimet ane – kend. Une nuk di se si eshte perfundimi ose me mire c’ndodh me botimin. Nese marr pergjigje negative, do t’me duhet te terhiqem, sepse po kembngul ne kete kohe qe te me botohet ky liber…
Edhe njehere, ju lutem mos me keqkuptoni…
Miqesisht Z. D.

Date: Thu, 25 Nov 2010 01:30:58 -0800
From: datekceliku@yahoo.com
Subject: Re: Miremengjes!
To: henorja@hotmail.com

Tungjatjeta, poete e pagjume!

Dhe, qe te gjen dielli mbi libra e poezi. Vertete, nuk jemi pare dhe degjuar gjate kohe.
Qe, nga MKN TAKIME NEN RRAP. Une pese dite me radhe kam qene ne nje manifestim  ballkanik te poezise, ne Prishtine. Posa u ktheva nga Prishtina, pas dy diteve kam marr pjese ne nje manifestim tjeter te poezise, ne Gjirokaster.

Momentalisht, gjendem ne Shkup. Dihet, nuk te kam harruar bashke me librin tend me poezi. Libri pritet te dale keto dite nga shtypi. Dhe, do te jete nje urim i bukur per

ty per Vitin e Ri.

Urime Diten e Flamurit – 28 Nentorin!

Pershendetje te perzemerta:

Kalosh CHELIKU

Miremengjes!(3)

Z.D. <henorja@hotmail.com>

To datekceliku@yahoo.com

11/27/10 at 4:04 AM

…Padyshim qe pres te del flaka aty ku shoh tym, per te kuptuar se ka zjarr… Padyshim qe pres te dal libri, aty ku me jepet shprese, per te kuptuar realizimin – triumfin…
Gezohem qe jeni mire (aktiv)
Une jam ne perpunim te librit te trete dhe se gjumin e hudh tutje kete kohen e fundit, por e di qe do t’me kundervihet duke me hudhur ai mire, nje dite…
Gezuar…
Mire u degjofshim
Z. D.

Spiun…

Z.D.<henorja@hotmail.com>

To datekceliku@yahoo.com

11/27/10 at 4:14 AM

  1. Harrova…
    Kete kohen e fundit kam hasur qe keni shume “kundershtare”. Por dijeni ai qe ka armiq, ka me shume vlere… Jam ne ‘mbrojtjen’ tuaj, edhe pse nuk prehem tek ju -ne shkrimet…
    Me ben t’ju mbroj sepse jeni unik ne te shkruar, dhe xhelozet te xhelozojne per cmendurine tende te te shkruarit… Gjithashtu tek bisedon edhe me poete. Do te deshmojme – mbrojtjen edhe me shume…
    Jetojme ne nje kohe neperkash…
    Z. D.

From: D. K. <henorja@hotmail.com>
To: datekceliku@yahoo.com
Sent: Sun, November 28, 2010 1:40:52 AM
Subject: Urime dita e Flamurit!

FALMURI I VALUAR

Valvitu flamur, kuq e zi
Në qiellin kaltëror, plot liri
Në trojet tona, Shqipëri

Valvitu flamur, kuq e zi
Në çdo shtëpi
Ku buron fjala shqip, Shqipëri

Valvitu flamur, kuq e zi
Në çdo anë ku ka shqiptari…
Valvitu, valvitu, flamur
Kuq e zi
Plot krenari…

Valvitu, flamur
Kuq e zi, në krahët e mia
Ç‘ndjenjë e flaktë
të jesh shqipëtar
dhe nënën ta kesh
Shqipëri…

Valvitu plot krenari
Flamuri ynë kuq e zi…

Shkroi: Z. D.

28 Nëntor 2010

Kalosh Celiku <datekceliku@yahoo.com>

To: henorja@hotmail.com

Nov 28, 2010 2:41 PM

Falemnderit, per poezine e bukur per flamurin.
Urime! Dhe, suksese!…

K. Cheliku

VITI 2011

Gjalle te jeni!(2)

To: datekceliku@yahoo.com
Sent: Wed, January 19, 2011, 12:40:47 AM
Subject: Gjalle te jeni!

Pershendetje Z. Kalosh, uroj mire e shendosh t’ju gjej me kete leter.
Dje ne gazeten ‘Koha’ (http://www.koha.com.mk/Koha%20PDF.pdf) pashe se po na sjellni edhe kete vit dic te re nga krijmtaria juaj (e vecante) “Vite me bore”, mos valle te paska renduar viti!? E mira, se mos valle ka qene e bardhe! Te pergezoj!
Ne te njejten kohe pashe edhe emrin tim, si duket duhet ta hudhi pashpresen dhe te jem me optimiste. Jam acaruar ca, deri ne ‘vrasje’ (inatin e mbaj gjate)! Po, edhe titulli sec ishte futur aty “Ofiqari”? Tek duhet…
Ke kohe qe te mos te te vras, nga acarimi…
Uroj te mos me keqkuptosh!
Gjithsesi ndje respekt nga ana ime – Z. D.

Ps. Kjo adrese eshte momentale, pasi pata problem me adresen paraprake (henorja.dk@hotmail.com, kete e shfrytezoj)

 

Kalosh Celiku <datekceliku@yahoo.com>

To Z. D.

01/19/11 at 9:12 PM

Pershendetje, Z. D.!

Dhe, urime per librin me poezi! Me ne fund sic e sheh edhe vete, libri do ta shoh driten. Mos u merzit shume per ate qe e ke lexuar ne Koha! Titulli i librit eshte botuar edhe ne “Vecher”. Faji eshte tek perkthyesi i gazetes, qe eshte perpjekur ta perkthej edhe titullin e librit tend. Permekeq, nuk eshte ky gabimi i vetem i tij, po ka bere edhe plot gabime te tjera ne perkthim. Ne, nuk na hyn kjo ne pune, e rendesishmja  eshte te dale libri ashtu sic e kemi parapare ne te dy. Origjinalin (kopjen e pare), vech ti e ke me ne dore. Dhashte Zoti  punon ne librin e trete, thirre Muzen e Baba Tomorrit!

E per sa i perket vrasjes, e kam thene moti: mua nese me vret dikush, do te me vrase grua besnike. Prandaj, edhe nuk i trembem vrasjes tende, nese do te ndodhe nje dite…

Edhe njehere urime! Dhe, gjithe te mirat!…

Viktima yte:

Kalosh Cheliku

— On Thu, 2/24/11, Kalosh Celiku <datekceliku@yahoo.com> wrote:

From: Kalosh Celiku <datekceliku@yahoo.com>
Subject: Re: Pershendetje!…
To: “Z. D.” <henorja.dk@yahoo.com>
Date: Thursday, February 24, 2011, 11:30 PM

UNI NE POEZI!…

…, tashti per tashti eshte kulminacioni yt i poezise!
E njoh … Shkaku, se: nje kohe te gjate kam studjuar,
punuar dhe jetuar ne Prishtine dhe Drenas (Kosove).

Vetemse, nuk eshte e Natyres Tende poetike. Prandaj, mos lejo nga poezia Yte te bejne sallate… Gjaku dhe shpirti jane mbi te gjitha per nje poezi te neserme…

K. CHELIKU

— On Thu, 2/24/11, Kalosh Celiku <datekceliku@yahoo.com> wrote:

From: Kalosh Celiku <datekceliku@yahoo.com>
Subject: Pershendetje!…
To: henorja. dk@yahoo.com
Date: Thursday, February 24, 2011, 1:34 AM

Pershendetje, e nderuara Z. D.!

Dhe, gjithe te mirat ne mesin e poezive! Nuk ka rendesi ne lidhje me dhuraten.
Dhurate me e madhe per mua je Ti bashke me poezite… Nuk ngutemi. Koha eshte para nesh dhe e kemi ne dore.

E per sa u perket komenteve qe te perfshihen ne liber, eshte vone. Shkaku se:
libri eshte ne shtyp. Poashtu, edhe ne lidhje se cili do te jete libri i dyte i radhes?

Perqafime miqesore:

Kalosh Cheliku

From: Z. D. <hemorja.dk@yahoo.com>

Pershendetje!…(4)

To Kalosh Celiku

02/25/11 at 5:06 PM

Faleminderit per kete perkrahje dhe kendveshtrim…

Une ta thash dhe te them qe libri eshte libri im i arritur, andaj ta kam besuar Ty…

Pavaresisht se ka qene i kerkuar (te jem e sinqerte ne kohen e fundit) qe te jete pjese e nje ‘profesori’ tjeter e jo Ti.

Edhe pse Ti “humb” (jo edhe Ministria e Kultures) une preferoj qe ky liber kurdo qe te del te jesh pjese e tij… Emri yt vlen shume.

Mire u degjofshim Z. D.

From: Z. D. <henorja.dk@yahoo.com>
To: Kalosh Celiku <datekceliku@yahoo.com>
Sent: Fri, February 25, 2011, 2:29:46 AM
Subject: Re: Pershendetje!…

I nderuar, pac dite te mbare..!
Mire, qe na freskon… Aq me shume kur permende librin (pike’dobesia)!
Faleminderit qe me je pergjigjur, poashtu per kerkesen time…
Nga qe sot me erdhen poezite e redaktuara (libri i trete “) nga …, pata  ngurosje, sepse se shpejti do ta kem ne dore kete liber…
Nga qe disa poezi m’i ka “masakruar” dhei jam kundervene, do te t’a vonoj dergesen e kesaj permbeledhje, pasi te marr pergjigje perfundimtare, nga ai…
Dhe se tek libri … do te me shkruhet – Libra te botuara … dhe … Faleminderit per kete rritje qe ma mundesove e ma mundeson. Te jam mirenjohese.
Te deshiroj shendet, mbaresi dhe te mira…
Z. D.

From: Z. D. <henorja@yahoo.com>
To: datekceliku@yahoo.com
Sent: Fri, April 1, 2011, 11:23:44 PM
Subject: Jungjatjeta!

Mire t’ju gjej ne kete heshtje nate, qe shprese na japin vetem (pergjigjja jote) shusherimat e gjallesave…

Pac shendet Z. D.

Kalosh Celiku <datekceliku@yahoo.com>

To:Z. D. henorja@yahoo.com

Apr 3, 2011 12:02 AM

E LUMJA TI MOJ HENORE!

E lumja Ti, qe flen me poezine
Dhe, Nata te merr ne gji.
Dita te zgjon nen cati.
Diell e Hene ta kane lakmi…

P. S.

Urime per librin me poezi: …! Me ne fund
e pa driten. Dhe, mund ta kesh ne dore javen
e ardhshme. Vetem perpiqu dhe gjeje kohe qe
te takohemi nje dite.

Pershendetje te perzemerta:

K. CHELIKU

 

Kalosh Celiku <datekceliku@yahoo.com>

To:Z. D.henorja@yahoo.com

May 1, 2011 12:41 AM

Vertete, kalova disa caste te bukura me poezine Tende ne mes dy kapakeve te librit: …. Nuk e di se kush i kishte derguar ne E-mailin tim te dy librat. Librin e pare: …, dihet e kisha lexuar disa here me radhe gjate redaktimit letrar. Po, librine e dyte per here te pare si liber me poezi.

Dhe, eshte fat dhe kenaqsi ta perkundish veten mes atyre vargjeve. Dalldisish mes atyre faqeve me shpirt, gjak dhe bukuri poetje qe ben drite, magjeps si nje Hene e plote neper vargje deri vone pasmesnate. Percudi, dallohen poezite e dashurise ne kete liber. Shkaku se, eshte shpirti, gjaku qe qarkullon neper ato vargje. Poezite patriotike sic duket nuk te flejne ne zemer. Ndoshta edhe per ate shkak, nuk kane dale ne nivelin artistik te poezive te dashurise.

Dhe, sic duket ti je e lindur per dashuri… Zoti te ndihmofte!…

P.S.

Megjithate, libri yt me i arrire artistikisht dhe me i miri eshte: …
Tashti per tashti, neser me siguri e kalon edhe kete liber. Ashtu qofte!
Naten e mire! Dhe, flej mes poezive!…

Urime dhe suksese! K. CHELIKU

E -maili i arratisur

Heeej, Ti e çmendur!

Me mjafton, Ti si Henore! Pasmesnate, kur zgjohesh jerm dhe ecën nëpër dhomë. Hap pas hapi zbretë shkallëve. Sonambël e hapë derën e madhe të Shtëpisë, delë në Lëmë, hip mbi avli, dhe bredhe me dajre e këngë majë çative. Nuk me duhen te tjere lexuese.Frike kam se, edhe Ti je si Une. Nuk prish pune.

I dua Muzat e ketij soji me dy shtamba vere, në pusi nateditë pas dere!

Edhe nje lajm te mire: brenda kesaj jave do ta
kesh librin tend … ne duar. Eshte i vetmi
liber qe e kam dorezuar ne dy shtypshkronja.

                                                        Kalosh Cheliku

Përgjigje pasmesnate

Ç’kemi te perbashket, qe ma paske friken?! Dhe qe duhet te ta kem friken?! Kete mos e thuaj, nga qe i jam afruar tash’me Shkupit… Mire te te gjej kur te jem e lire – (dhe i lire) Ne telef. do te te tregoj se pse i jam afruar Shkupit!

Ah, libri – Nuk te besoj me, vetem kur ta kem ne duar!

Ne dy shtypshkronja, cfare domethene kjo?

  Promovimi i ketij libri do te me ngjall…

Pac dite te mbare, nga qe nuk e nisa tekstin me urata….

Perplot shendet

Z.D.

Dhe, fundi E- maileve

Përshëndetje me mall

Oct 9, 2018, 2:58 PM (18 hours ago)

 

Τe përshëndes dhe të përqafoj pafundësisht. Nuk te kam harruar asnjëherë. Me dërgo numrin e tel. qe te flasim në viber. Agoni si është? Të lutem mos me harro në netët e poezisë qe janë ne Maqedoni. Me kthe përgjigje dhe me thuaj kur janë. Në datën 19-21 tetor jam è ftuar në antologji në Itali.

D.-C. Z.

P.S.

Mesazhet origjinale, të përcjellura përmes E -mailit tim personal, nuk janë prekur nga gabimet teknike e as atyre gjuhësore nga ana e autorit të këtij Libri për Nesër. Shkaku, ruajtja e personalitetit të Hënores si personazh kryesor dhe Muzë poetike mes poezive… Përjashtim bënë, vetëm arratisja e saj pas Dexhallit me trumbeta nëpër “Bit-Pazar”, që përveç veprimeve të saja “artistike”, nuk i është shtuar Librit as edhe një presje…

         Nesër, nuk e di a do të kenë vulë në ballë…

Paratenca

     Edhe, siç shihet nga komunikimi përmes E -mailit dhe mesazheve me Hënoren, që poezia patriotike dhe Dashuria e kishin sjell në depresion të thellë shpirtëror, dëshprim buz varrit duke menduar ditenatë për vetëvrasje, e “vrau” Veten në këtë Libër për Nesër…

     Mëkot, u përpoqa Unë, t’i ndihmoj si poete foshnje e arratisur, viktimë e shoqërisë “demokratike” dhe Policisë Letrare, ajo veç më e kishte vrarë veten me një varg në këtë Libër.

     Punë tjetër është ajo Lufta ime me penë, se: Unë gjatë kësaj kohe me shi, breshër, borë dhe akull në Dimrin e Madh, nateditë digjesha flakë mes Tri zjarreve, nën Rrap tek Shkupi Histrotik Shqiptar, rrëzë Kalasë Dardane mes dudumëve me tespi kuqezi dhe trutë e këmbët në legen…

HËNORJA

Prolog

PYKË shelgu

        Jo, rastësisht e nisa këtë Libër për Nesër me vargjet e një poezie satirike të Spiro Çomorës. Autorit të komedisë „Karnevalet e Korçës“. Trungu i lisit, kur i thotë pykës plot “dashuri”: Inati nuk më vjen nga sëpata që është nga hekuri, po nga pyka që është pjesë e trungut tim nga druri i Lisit.

         Shqiptarët nëpër shekuj i kanë pasur pykat e tyre të një trungu nga gjaku, që armiqtë shekullor me qytë të sëpatës ia kanë rrasur sa më thellë në trup e shpirt, i kanë çarë copë-copë mes tokës e qiellit. Populli thotë: „pyka nxjerrë pykën“.

         Fatkeqësisht, popullit shqiptar, pak veta përpiqen t’ia nxjerrin pykën, por pyka i bën vend pykës tjetër për t’i hyrë sa më thellë në palcë. Edhe sot si dje, përçudi u lindi pas porte një PYKË shelgu. Vetëm se, kësaj radhe jo një pykë nga lisi ose hekuri, po një PYKË shelgu në emër të „bashkimit“ të shoqatave joqeveritare nën një çati si „Lëvizje politike – patriotike“. Dorën në zemër, shoqëria shqiptare gjithmonë ka hapsirë për të gjitha veprimet për ndryshime politike. E sidomos në kohën e sotme demokratike, kur secili ka të drejtë të thirret në shprehjen e lirisë të fjalës dhe mendimit politik “Ndryshe”. Ama, jo qorrazi bythekrye si miza në qumësht, ose të rreshtohen si delet e nënkryeme qafërjepura pas Dashit me një brirë të thyer t’u prijë lëndinave malore demokratike për në gojë të Ujkut.

        Themeluesit e kësaj „Lëvizje” (Pyka) dihen nga populli shqiptar me emër e mbiemër, kalorës të arratisur që deri më sot nuk zunë vend në asnjë Parti Politike Shqiptare. Ose, siç thotë Fishta i Madh te satira „Gomari i Babatasit“:

„Ani kush pra, me i pri kombit
Ju do pyka bijtë prej llomit
Që „Shqiptarë“ vedit thoni.
Jo pse ju Shqipninë doni.
Jo pse ju ndo’ send kuptoni
Shka asht Atdheu e shka është Lirija.
Shka asht Vllaznija e Parasija
Përpraimi e Qytetnia.
Por, veç pse ende der më sot
Një tyran s’po e gjeni dot.
Nën këmbë t’cilit ju me u shtrue.
Se un ma tash jam regjë me jue.
E jau njof shpirtin der m’palc:
Pleh i ndytë, me u bartun m’shkale
E me u qitë jashta Shqipnije.

      Dudumët, që i shëtitën të gjitha Partitë Politike dhe fondacionet „humanitare“ duke rrëmbyer me të dyja duart mjete materiale e poste partiake-politike: ministra, zv/ministra, Drejtorë, zv/drejtorë, kryetarë të shoqatave „joqeveritare“, anëtarë të komisioneve, këshilltarë e hoxhallarë të xhamive. Syrin, përsëri e kanë të urët, pak siç duket i kishin këto shpërblime për „flijime artistike“, burrat e botës, fesë dhe kombit meritojnë më tepër si „dëshmorë“ lufte. Hapi i tyre „shpëtimtar“: njerëz të sotshëm me tru të moçëm (F. P.), pse të mos themelojnë edhe një „Lëvizje Politike Qytetare Myslimane-shqiptare“?! Nesër, njëzëri sipas veprimit të disa shoqatave „joqeveritare“ ta shpallin veten edhe si Parti Politike Myslimane në mes të Shqipërisë Etnike. Shkupin ta mbushin me flamuj partiak fetar turko-arab gjatë fushatës parazgjedhore për pushtet.

„… Formimi i lëvizjes për bashkimin e shoqatave dhe tradhtia e disa shoqatave brenda lëvizjes“ i ndiqte prapa si Ismail Qemalin historia?! Duartrokitje, „patriotë“ bythëgrisur të kombit: ide e vjetër myslimane-komuniste me veprim të sotshëm tekenefes neokomunist: „Një tokë, një kokë“. Vallë, po si do të kemi veprime e mendime për ndryshime politike me këto „patriotë“ të vonuar në prehërin e „vëllezërve“të Njerkës?! E patëm dikur një Parti Komuniste, çka na duhet tashti një tjetër Neokomuniste?! Edhe, shqiptarët ia „panë“ mjaftë hajrin asaj pjelle mushke si popull demokratik në Ballkan, që nga koha e Fan Nolit, malli i mori ta provojnë edhe këtë melezen Neokomuniste. Turren me të katra, e fusin kokën në thesin me arna: Shoqata Islame e “joqeveritare shqiptare”. Kokë më kokë bashkë: Kunguj Stambolli, speca, patate, domate, qepë e banane. Thirrje u bëjnë „çafirëve“ t’u kërkojnë „hallallëk“ myslimanëve për „zullumin“. E ngrejnë zërin kundër „njerëzve negativ dhe të djegur te myslimanët, që i japin një notë negative lëvizjes“. Edhe, e vajtojnë „Lëvizjen“(Pykën e shelgut), për „tradhtinë“, që ia bënë „çafirët“ pas shpine duke ua përmendur „Ditën e Gjykimit“…

         Trurin e tyre të sëmurë me çallmë turku në kokë, nateditë nuk e merr gjumi me kokën në xhami e bythën te partitë politike dhe në polici. Tregtinë në emër të popullit shqiptar e kanë në shpirt e gjak.

        Moti përpiqen të na e ulin çmimin e pazarit politik, shesin sa më lirë te „vëllazërit“ e Njerkës, në “Bit-Pazar”. Herë pas here i sheh nëpër organizime kulturore e sofra partiake si dele të nënkryeme. Krah për krahu në „protesta qytetare“ me fjalime demagogjike përpara Qeverisë për lirinë e shtypit. Debate televizive me veteveten para kamerave televizive. Organizatorë të fshehtë të protestave politike me petk fetar në Shkup. Përditë manipulojnë rininë dhe popullin shqiptar, që nesër ta shesin shumë lirë, mos them pa pare te Partia Neokomuniste për një karrige, për një post partiak në Qeveri, për një emërim imami në xhami.

         Dudumët, që sot nuk i do edhe vetë Zoti. Trusakatë që nuk e dinë çka është pyka. Llojet e pykave: pykë druri dhe pykë hekuri. Kohën e fundit si „ideologë politik-fetar“ na e zbuluan edhe një lloj pyke: PYKË shelgu. Funksionin që luajnë ato në jetën e përditshme të malësorit. Në mes të ditës para syve të popullit shqiptar themelojnë „Lëvizje“ qytetare me pagëzim humuristiko-satirik „PYKA“. Haptas, vjedhin pa vend dhe arsye simbolin e një poezie satirike të Spiro Çomorës. Ose, titullin e një reviste humoristike-satirike. „Pyka“, që dilte herë pas here në Strugë. Pavetëdije, dalin në sipërfaqe si pyka teknefese shelgu myslimane-shqiptare.

         Nënçmojnë këtë popull duke menduar se ende hanë bar livadheve, mund ta kullosësh edhe në të ardhmen me thirrjen e „ezanit“ nga minaret e xhamive turko-arabe mes livadheve shqiptare.

      Trungut tij të Rrapit plot plagë, rrasësh me qytë të Sëpatës Neokomuniste të „vëllezërve edhe pykën e drurit të shelgut. Përçash  pikë e pesë popullin shqiptar edhe në këtë Njëqindvjetor të Pavarsisë së Shqipërisë. Edhe atë, me „Pykën“e vet të një trungu, gjaku e me qytën e Sëpatës Neokomuniste, që na i polli Xhadia natën këto kopila e na i la ditën pas porte.

         Falë Zotit, ose Natyrës janë pyka shelgu. Nuk janë pyka hekuri. Aqmëpak pyka lisi. Përndryshe, do të na merrnin më qafë si popull demokratik shqiptar në mes të Ballkanit, jo sot, po edhe përtej Ditës e Nesërme…

(Parathënie nga romani: HËNORJA (Shkup,2921.)

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit