Hashim Thaçi ish President i Republikës së Kosovës

Ismet M. Hasani – ekspert gjyqësor, Suedi
Çfarë e pret Kosovën pas dy Aktgjykimeve të Gjykatës në Hagë?
*
Shënim: ky shkrim është i ndjeshëm, por shumë i rëndësishëm për shqiptarët, veçmas për ata shqiptarë që jetojnë në Kosovë.
Megjithatë, këtij shkrimi nuk do ia fillojë me 81 vitet burg në tërësi, që ju shqiptuan më 16 shtator 2026 – në Gjykatën Speciale të Kosovës – dhomat veçanta në Hagë – katër krerëve të ÇK-ës, dhe atë:
Hashim Thaçit, 25 vite burg,
Jakup Krasniqit, 25 vite burg,
Kadri Veselit, 18 vite burg, dhe
Rexhep Selimit, 13 vite burg
Natyrisht me të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit në Hagë.
*
Këtij shkrimi do ia fillojë mbi pikënisjen e këtij gjykimi e dënimi qysh 16 vite më parë. Sepse ajo që ndodhi në këtë Gjykatë më 16 shtator 2026, nuk filloi me arrestimin e tyre në vitin 2020, dhe dënim të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, por do ia fillojë duke u kthyer 16 vite më përpara, pikërisht në vitin 2010-të.

Ndërtesa e Gjykatës Speciale e Kosovës me seli në Hagë ku u gjykuan/dënuan katër krerët e UÇK-së me 81 vite (në tërësi) burg 1,073 President Of Kosovo Hashim Thaci Photos & High Res Pictures…
Një nga pikat më të rëndësishme të kësaj historie të dhimbshme që e përjetuam, është kur në fund të vitit 2010 në skenën Ndërkobëtare shpërtheu Raporti famëkeq i Dik Martit. Pikërisht atëherë që askush në Kosovë – duke mos marrë seriozisht, duke menduar se ky raport do të hidhej shpejt poshtë me disa deklarata patriotike e politike.
Këtij Raporti i kishte paraprirë raporti i Kryeprokurorës se Tribunalit në Hagë Karlla del Ponte, të cilin poashtu nuk e moren seriozisht politikanët në Kosovë.
Këto dy raporte ishin bërë publike më 15 prill të vitit 2008, në momentin kur ato iu paraqitën Asamblesë se Këshillit të Evropës për mocion për Rezolutë, për trajtimin mizor mbi gjëja trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë e Shqipër.
Këto raporte ju paraqitën Komisonit të kësaj Asambleje më 9 maj të po atij viti (2008), kur Dik Marti emërohet referues më 25 qershor 2008. Dik Marti i zhvillon hetimet midis vitit 2008-2010 dhe raporti i tij del më 12 dhjetor 2010- Ky raport u bë publik më 14 dhjetor 2010-të.
Më datë 25 janar 2011 Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës debatoj rreth këtij raporti dhe aprovoj Rezolutën përkatëse, të cilën e kishte përgatitur Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës Karlla del Ponte.
Këto nuk janë fjalë që dalin pas Aktgjykimit mbi dënimin e Thaçit, Krasniqit, Veselit dhe Selimit (më 16 shtator 2026), por janë të publikuara edhe shumë më përpara në shtypin Kosovar dhe mediat Kosovare dhe atë jo më pak se tre herë, në cilat është theksuar se mos marrja seriozisht e raportit të Dik Martit, do të ketë pasoja të rënda për Kosovën.
Proçeset ndërkombëtare e kanë historinë, dinamikën dhe një logjikë institucionale të veten.
Të theksoj se ”mësimi nga dita e sotme, na mëson sesi të veprojmë të nesermën nga mëngjesi gjer në mbrëmje”
Kjo është ajo kohë kur Kosova nuk e kuptoj esencën e ngjarjeve, anipse ishte publike në media dhe në shtypin e Kosovës.
Që nga viti 2009 gjër në vitin 2012 flitej në Kosovë se Dik Marti është kundër shqiptarëve. Këtë e bënin ”politikanët” ndaj turmave të tyre që i kanë zgjedhur”!
Institucionet Ndërkombëtare filluan të pyesnin me kujdes nëse pretendimet e mendimet e Dik Martit mund të hetoheshin dhe të dilnin se ishin të vërteta?!
Derisa politikanët në Kosovë merreshin me Dik Martin si anti – shqitar dhe kundër shqiptarëve, institucionet Nderkombëtare merreshin me përmbajtjen e pretendimeve të Raporit të tij.
Derisa në Kosovë mendonin se problemi mund të zgjidhet, në fakt mund të mbyllet ”politikisht”, ai po shndërrohej në një problem juridik Ndërkombëtar.
Kështu, Raporti i Dik Martit kaloi në Këshillin e Evropës (KE), pastaj ”erdhi” ajo task forca hetimore speciale, pastaj presioni për themelimin e Gjykatës Speciale të Kosovës – Dhomave të Specializuara, me seli në Hagë.
Dhe Kosova çfarë veprojë?!
E ndryshoj Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe aprovoi Ligjin për Dhomat e Gjykatës së Hagës.
Në vitin 2020 erdhën Aktakuzat dhe arrestimet dhe tani kemi Aktgjykimin e Shkallës së Parë të datës 16 shtator 2016 me dënim prej 81 viteve në terësi për katër ish krerët e UÇK-ës.
Vjen pyetja, se
”A është i rëndësishëm, respektivisht a është i drejtë ky Aktgjykim?”
Por viejnë pyetje tjera shumë më të rëndësihme se këto:
”Si arriti Kosova deri në këtë gjendje?;
”Ku gaboi politika Kosovare?”;
”Çfarë do të ishte bërë ndryshe, nëse ishte e mundur të bëhej?”
”Si u bë që njerëzit me të rëndësishëm politikë dhe udhëheqës, dhe bashkëbisedues me Washingtonin (SHBA), takim me sekretarë të ndryshëm, me gjeneralë, me autoritet të larta amerikane dhe Perëndimore, të përfundojnë në burg përmes një mekanizmi të cilin e formuan aleatet Përëndimor dhe politika e Kosovës?!”
E formuan dhe e mbështetën!
Këtu ndodhë një histori e paradokseve më të mëdha dhe të çuditshëm të pas Luftës në Kosovë!
Amerika e cila e mbështeti Kosovën në vitin 1999: e bombardoi Serbinë përshkak të Kosovës.
Po ajo Amerikë është që e mbështeti Gjykatën në Hagë, e cila i dënoi me 81 vite (tërsi) burga 4 ish kreret e UÇK-ës!
Kjo nuk do më thënë se ”AMERIKA I DËNOI NJERËZIT E KOSOVËS!?”
Sjellja e Aktgjykimit dhe përgjegjësia është çështje gjyqësore, jo politike e administratës amerikane.
Por do të thotë se një pjesë e madhe e elitës politike kosovare kishte gabuar nëse afërsia personale me Washintonin, mund të shërbente si mburojë në procesin të institualizuar ndërkombëtarisht.
Nuk duhet harruar se në politiken e fuqive të mëdha nuk ka miqësi personale deri në ato përmasa që automatikisht të prodhojnë edhe imunitet juridik.
Ata që mendojnë kështu kanë gabuar dhe kanë me gabuar edhe nesër. Sepse ekzistojnë edhe interesa ndermjet atyre marrëdhënieve. Ekzistojnë institucione, ekzistojnë detyrime të cilat krijojnë edhe obligime, sikur i moren në Hagë.
MENDOJË se këtu qëndron edhe tragjedia më e madhe në këtë proces. Dhe tragjedia më madhe historike për Kosovën.
Tani nuk kemi probleme personale vetëm me ”fatin” e Hashim Thaçit e të tjerëve. Përgjegjësia e tyre personale është individuale dhe dënimi i tyre ende është i Shkallës së Parë. Por në nderkohë do të lexohet edhe Lufta e Kosovës për dekadat që vijnë.
Serbia do të ketë interesin e saj dhe do të punojë pa ndalur që në këtë dënim të individëve ta shndërroi në një argument kundër UÇK-ës. Dhe ta vendoste si të paligjshme nderhyrjën e NATO-s në Kosovë, dhe pastaj do ta përdor si argument kundër legjimitetit nderkombëtar të Shtetit të Kosvës.
Kjo që pritet të ndodhë nga Serbia nuk rrjedh nga Aktgjykimi i Hagës, dhe m’u për këtë Kosova duhet ta këndershtoj tani e tutje me dokumente autentike, me prova-fakte dhe me diplomaci e jo vetëm me prononcime pseudopariotike, me emocione e me deklarata politike, të cilat jemi mësuar t’i dëgjojmë gadi për çdo ditë nga elita politike kosovare.
Qëndron dhe një fakt, mbase i rëndësishem: Gjykata nuk dënoi UÇK-në, as që ishte luftë kriminale, as që ishte e jashtëligjshme.
Të katër të dënuarit u shpallën të pafajshëm për 6 pikat e aktakuzës, për krime kundër njerëzimit. Kjo është shumë e rëndësishme. Sepse Trupi Gjykues nuk e provoj elementin e kërkuar të një sulmi të gjërë dhe sistematik kundër popullsisë civile, të cilin e kërkonte Prokuroria. Ky është një dallim shumë i madh juridik dhe historiografik, që Kosova nuk duhet të lejoi në asnjë moment që ”dikush ta fshijë” dhe nuk duhet ta lejoj askënd të veproi kundër realitetit, dhe në dëm të Kosovës.
[ V a z h d o n ]











