
Xhelal Zejneli
Politika e jashtme dhe rajonale e Listës së studentëve në Serbi, krahasuar me politikën klero-fashiste të Aleksandar Vuçiqit, nuk ka kurrfarë dallimi.
* * *
Neutraliteti ushtarak dhe marrëdhëniet ndërkombëtare
Sipas programit politik të publikuar,
- Serbia do të ruajë asnjanësinë ushtarake;
- nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë;
- do të vazhdojë të zhvillojë marrëdhënie me Bashkimin Evropian, me SHBA-në dhe me Kinën.
Lidhur me Kosovën, në dokumentin e publikuar thuhet: “Në përputhje me Kushtetutën, Kosova është pjesë e Serbisë”,
Kur është fjala për Bosnjën dhe Hercegovinën, theksohet ruajtja e pozitës kushtetuese, e kompetencave dhe e pronës së Republikës Serbe (Republikës Srpska).
* * *
Reforma e diplomacisë. Paralajmërohet eliminimi i partikracisë dhe nepotizmit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, si dhe vendosja e kritereve të rrepta profesionale për emërimet në misionet diplomatike dhe konsullore.











