11.2 C
Tirana
E enjte, 15 Tetor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj A janë kryer krime kundër katolikëve në Kosovë, shembulli i Kishës së...

A janë kryer krime kundër katolikëve në Kosovë, shembulli i Kishës së Stakjave?!

0
Kisha e Stakajve

Ismet M. Hasani Shkruan Ismet M. Hasani, Suedi

Drejtori i Global Crisis Group, Ilir Kulla, ka komentuar zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës, duke vlerësuar profilin e saj dhe mundësinë që ajo të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të vendit.

Presidentja e Kosovës Justina Shiroka-Pula është një figurë që mund të përfaqësojë të gjitha palët; është katolike me prejardhje familjare nga Shkodra.

“Zonja presidente është një figurë e mirë, një figurë teknike, do të thosha, i përfaqëson të gjitha palët.

Presidentja e Kosovës është edhe katolike, gjë që është shumë e rëndësishme për Kosovën, që të ecë rrugës drejt BE-së, që ka një presidente katolike. Aq më tepër, kur një pjesë e akuzave në Hagë ishte se janë kryer krime kundër katolikëve në Kosovë. Kjo është edhe më e rëndësishme në këtë moment”

(Ilir Kulla, Drejtor i ”Global Crisis Group”)

Në foto nga e majta: Rexhep Selimi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi; mbrapa tyre Hashim Thaçi me gisht në kokë (?!)

* * *

Justina Shiroka-Pula është me origjinë nga Shqipëria dhe vjen nga një familje shumë e madhe nga Shkodra, që ka nxjerrë artistë, poetë e biznesmenë.

Përtej profilit të Presidentes, rëndësi të veçantë ka edhe situata politike dhe ekonomike në Kosovë, si dhe nevoja që institucionet të funksionojnë në mënyrë të qëndrueshme.

Konfigurimi i situatës ekonomike dhe politike të Kosovës pas këtij momenti është shumë më i rëndësishëm, sepse institucionet duhet të jenë funksionale. Kësaj zonje do t’i duhet, paradoksalisht, të bëjë edhe detyrën e presidentes së shtetit, por edhe diplomacinë e kryetarit të shtetit në botë, në mënyrë që të rikuperohenedhe ato avantazhe që, padrejtësisht, gjatë këtij hendikepi dyvjeçar, Kosova i humbi në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Rexhep Selimi - Hashim Thaçi - Kadri Veseli - Jakup Krasniqi
Rexhep Selimi – Hashim Thaçi – Kadri Veseli – Jakup Krasniqi

Një nga prioritetet e presidentes së re të jetë angazhimi për sigurimin e njohjeve të reja për Kosovën, duke shfrytëzuar edhe mundësitë për forcimin e raporteve me shtetet që ende nuk e njohin pavarësinë e saj.

Prioritet i saj të jenë njohjet e reja të Kosovës dhe të vazhdojë pikërisht duke shfrytëzuar faktin se ajo është katolike.
Edhe në botën katolike, nëpërmjet Vatikanit, mund të ndryshojë raportet me disa vende që nuk e njohin Kosovën, e sidomos me vendet katolike, duke filluar nga Spanja etj.

Angazhimi diplomatik i Presidentes Justina Shiroka-Pula mund të jetë i rëndësishëm në përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet ndërkombëtare dhe për të zgjeruar numrin e shteteve që do e njohin Kosovën.

I urojmë shëndet të plotë dhe suksese në punë, edhe pse do ta ketë vështirë.

F U N D

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.